Connect with Us

Denoncimi në “Stop”/ Djali nxjerr nga shtëpia nënën dhe motrën e sëmurë

Denoncim

Denoncimi në “Stop”/ Djali nxjerr nga shtëpia nënën dhe motrën e sëmurë

Publikuar

-

Denoncimi në "Stop"/ Djali nxjerr nga shtëpia nënën dhe motrën e sëmurë

Emisioni “Stop” ka publikuar sot denoncimin e Dave dhe Prene Nikolli. Gazetarët e “Stop” kanë shkuar në Shënkoll të Lezhës, pasi Dave e Prene Nikolli janë nxjerr me forcë nga  banesa e tyre.

Dave Nikolli tregon se është nxjerr me forcë nga djali dhe është dhunuar bashkë me vajzën. Edhe pse ka një urdhër mbrojtje dhe një vendim gjykate për të hyrë në banesë, prej vitit 2019 vendimi nuk është ekzekutuar.

Tashmë Dave dhe Prene Nikolli janë pa strehë dhe banesa ku ato kanë jetuar më parë vijon të jetë e mbyllur, por Zyra Përmbarimore e Lezhës nuk bën asnjë veprim.

Pas denoncimit gazetarja e “Stop” është interesuar pranë zyrës përmbarimore Lezhë, por drejtuesja e këtij institucioni nuk pranon grupin e xhirimit në zyrë. Drejtuesja e zyrës Përmbarimore Lezhë, Liza Cuni nxjerr pretendimin, që nuk ka ardhur pala kreditore, e moshuara dhe e bija e sëmurë.

Përmbaruesja Liza Çuni: Ne kemi shkuar 2 herë, për ta ekzekutuar dhe herën e dytë, të fundit, nuk ka qenë prezente pala.

Gazetarja: Cila palë?

Përmbaruesja Liza Çuni: Asnjëra, as kreditorja as debitorja.

Gazetarja: Edhe kjo është bërë pengesë.

Përmbaruesja Liza Çuni: Është lënë për një datë tjetër dhe kemi lënë një datë tjetër dhe do shkojmë ta ekzekutojmë, po nuk është lënë për faj të asnjë tjetër, por për fajin e palës.

Gazetarja: Cilës palë?

Përmbaruesja Liza Çuni: Davës.

Gazetarja: Po, që pala debitore nuk është në banesë, e dini edhe këtë fakt?

Përmbaruesja Liza Çuni: Po edhe kam komunikuar me palën debitore.

Gazetarja: A do i ktheni në banesë në momentin, që palët të jenë aty?

Përmbaruesja Liza Çuni: Do veprojmë në bazë të ligjit.

Gazetarja: Po cila është moj zonjë, se edhe këto letrat në bazë të ligjit i keni bërë, por kanë kaluar më shumë se 6 muaj dhe nuk janë futur në banesë.

Përmbaruesja Liza Çuni: Do veprojmë në bazë të ligjit, të lutëm tani, se lashë dhe ushqimin.

Gazetarja: Nuk është, se bëtë ndonjë sakrificë të madhe.

Përmbaruesja Liza Çuni: Më shumë moralisht të dhashë një përgjigje.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Prishet sistemi i recetave elektronike, pacientët i blejnë barnat nga xhepi

Gazetarja: Në radhë të parë, ne të dyja nuk do bënim një bisedë nga dritarja, sepse ju keni detyrimin të hapni derën.


Përmbaruesja Liza Çuni: Nuk e kam e detyrimin, se jam në brendësi të Gjykatës. Shko asnjëra!

Gazetarja: Po jo moj zonjë, si je brenda Gjykatës, ke hyrje te veçantë…

Përmbaruesja Liza Çuni: Jo s’e kam këtu, shko atje!

Gazetarja: Unë jam e veçantë

Përmbaruesja Liza Çuni: Po ti s’je e veçantë.

Gazetarja: Po sigurisht, që jam, ti njeh ligjin, unë njoh pushtetin e 4 të medias. Më thuaj si do ta ekzekutosh vendimin në vazhdim?

Përmbaruesja Liza Çuni: Të thashë kam lënë datën dhe do ta ekzekutoj!

Gazetarja: Më thuaj datën, kur e ke lënë, që ta di dhe unë!

Pas Zyrës Përmbarimore, gazetarja e “Stop” ka shkuar dhe pranë shërbimit social, por ky institucion deklaron se kanë bërë vetëm vlerësimin e anas psikologjike të personave që do të kthehen në banesë, pasi nuk kanë fuqi tjetër.

Më tej për problemin e Dave dhe Prene Nikoll, “Stop” u interesua në polici, për të kërkuar informacion, nëse komisariati ka qenë prezent dhe nëse po, pse nuk është bërë ekzekutimi i vendimit të urdhrit të mbrojtjes.

Gazetarja: Pyetja ime është shumë e thjeshtë a ka asistuar Policia e Lezhës në një urdhër ekzekutimi apo jo?

Zëdhënësja e Policisë Lezhë: Në cilin urdhër ekzekutimi?

Gazetarja: Të kam lënë shkresën.

Zëdhënësja e Policisë Lezhë: Edhe unë do ta marr, ta lexoj dhe do ia jap personave, që e dinë më mirë këtë punë sesa unë. Brenda 10 ditëve është afati maksimal, mund t’ua kthejmë dhe nesër dhe pasnesër. Do mundohemi tu kthejmë përgjigje, sa më shpejt të jetë e mundur!

Më pas gazetarja e “Stop” u konsultua me përmbaruesin privat Emiljano Gjoza nga zyra përmbarimore private AEF dhe ai shpjegoi, se nuk ka asnjë pengesë, që ky ekzekutim të bëhet. Gjoza shpjegon, se nuk është problem, nëse nuk janë prezent palët në proces./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Publikuar

-

Nga

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 vjeçe tregon se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi ish bashkëshorti i cili e dhunonte sistematiksht atë dhe vajzat nuk pranon të paguajë pensionin ushqimor. Për të dyja vajzat gjykata ka vendosur që ai duhet të paguajë çdo muaj 250 mijë lekë të vjetra. Por në dy vjet e gjysmë ai nuk ka paguar asnjë gjë.

I kanë vendosur edhe sekuestro bankare, por në bankë nuk rezulton të ketë asnjë të ardhur. Nëna bëri kallëzim për mospagesën dhe gjykata i vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra, por as kjo nuk e detyroi babain të paguajë detyrimin karshi vajzave të tij.

Nëna tregon se i rrihte të treja, me grushta dhe i përplaste kokën pas murit ndaj u detyrua të largohej edhe pse shtëpinë ku jetonin e ka ndëtuar me 15 mijë euro që i ka sjellë kur janë martuar. E gjendur para situatës kur ish bashkëshorti nuk deklaron të ardhurat, edhe pse është pronar i një lokali dhe shtëpie që i ka vendosur në emër të të atit ajo u detyrua të ankohet në Fiks Fare.

Ajo tregon se vet punon me rrogë minimale dhe është munduar të ushqejë vajzat e vetme, por në këto kushte e ka të pamundur.

Nëna e vajzave e ka regjistruar ish bashkëshortin në një bisedë ku ai pranon çdo gjë. I tregon se punon, por që nuk ka ndërmend t’i japë asnjë lekë asaj. Gjithashtu ai i thotë se është e vërtet që të kam rrahur, por e kam bërë gabimisht. Gjatë bisedës ai këmbngul që s’ka për t’i dhënë asnjë lekë deri sa vajzat të mbushin 18 vjeç.

Gjithashtu ai e pranon që kur u martuan bashkeshortja i dha edhe 15 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së tyre, por që sot nuk po e gëzon dot as ajo e as vajzat. Kjo pasi ai edhe shtëpinë edhe lokalin i ka vendosur në emër të babait të tij.

LEXO EDHE:  I rrëmbeu pronën me vlerë 160 mijë euro/ Gruaja denoncon shefin e rendit

LEXO EDHE:  Kjo është shtëpia e mrekullueshme e Elton John

Bashkëpunotorja e Fiksit shkon të takojë ish bashkëshortin pranë lokalit të tij ku punon në të zezë.

Lokalin e gjen në fillim mbyllur, por banorët që janë aty e konfirmojnë që lokalin e punon vet pronari dhe për momentin nuk ndodhet. Pasi e telefonojnë ai vjen dhe pranon që e punon lokalin për dasma, vaki dhe kafe. Tregon se me situatën tani, fitimi nuk është i madh, por shtyhet. “E gjete mbyllur pasi kisha disa punë personale në qytet” pohon ai.

Lokali ndodhet në rrugë nacionale dhe shërben edhe kafe edhe guzhinë. Ai pranon që punon vetë madje ka edhe guzhiner.

Të gjitha këto biseda, vërtetojnë faktin që babai i vajzave, ish bashkëshorti dhunues nuk do që të paguajë pensionin ushqimor dhe mbi të gjitha po fsheh edhe të ardhurat edhe pasuritë që vajzat edhe ish bashkëshortja të mos përfitojnë asnjë gjë. Sipas tij kjo ishte rruga që ajo vet zgjodhi ndaj në një farë mënyrë po e penalizon, duke harruar që ato që po vuajnë janë dy vajzat e tij të mitura./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në Fiks Fare/ Ish i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur, gjykata i lë në të njëjtën shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Skandali në Fiks Fare/ Ish i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur, gjykata i lë në të njëjtën shtëpi!

Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Edhe pse duhet të ishte një shembull i një kryefamiljari të mirë, të paktën fëmijët e tij, edhe me këta të fundit ushtron dhunë psikologjike madje shkon edhe me tej. Ai dhunon nënën në sy të tyre si dhe kryen veprime të turpshme po në prani të tre fëmijëve të mitur. Veprime të cilat janë të rënda për psikologjinë e një adulti kur përballet me to, ndërsa për fëmijët janë shokuese.

Nëna e kësaj familje të dhunuar ankohet në emisionin Fiks Fare duke rrëfyer se ajo vetë dhunohet nga bashkëshorti që prej vitit 2010 .Halli i kësaj zonje bëhet edhe më i rëndë kur nëna e tre fëmijëve ,ku 2 prej të cilëve vuajnë nga sëmundja e talasemisë rrëfen për emisionin Fiks Fare se ish bashkëshorti i saj jo vetëm dhunon atë, por kryen akte dhe veprime të turpshme në prezencë të fëmijëve.

Në një video të cilën kjo zonjë e ka vënë në dispozicion dhe të emisionit Fiks Fare duket ish bashkëshorti i saj që bën veprime të turpshme me një lodër seksi në prezencë të fëmijëve, pa lënë mënjanë fjalorin e ndyrë dhe dhunën kundrejt ish bashkëshortes.

LEXO EDHE:  Kjo është shtëpia e mrekullueshme e Elton John

LEXO EDHE:  Victoria Beckham është nëna më me fat në botë/ Zbuloni arsyet

Të gjitha këto bëhen në sy të vajzës së mitur.Gjithashtu zonja na rrëfen se ish bashkëshorti u ka treguar fëmijëve foto të tij nudo apo foto duke kryer aktin seksual me një femër tjetër dhe të birit i thotë se duhet të bëhesh si babai.

Në fakt ky problem nuk mbaron me kaq për këtë zonjë, por bëhet akoma dhe më i rëndë kur gjykata në urdhrin e fundit të mbrojtjes jep vendimin e shkurtuar se të dhunuarit duhet të qëndrojnë në të njëjtën banesë me dhunuesin.

Fiksi disponon urdhrat e mbrojtjes dhënë nga gjykata ku në tre prej tyre përcaktohet se dhunuesi duhet të qëndroj larg banesës ndërkohë në të fundit me një vendim të shkurtuar gjykata nuk përcakton largësi të dhunuesit duke e lënë në të njëjtën banesë me të dhunuarën.

Po kjo gjykatë para disa kohësh ka vendosur që bashkëshorti dhe babai dhunues të dënohet më 6 muaj burg pikërisht për kryetrjen e vepra të turpshme./TCH

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali me tenderat për pastrimin e Tiranës/ Zbardhen dokumentet false nga Rumania

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka publikuar pak ditë më parë skandalin me tenderat për pastrimin e Tiranës.

Në dy shkrime të ndryshme, kemi treguar se si kompania Korsel, ka paraqitur dokumente false si dhe një dosje të plotë nga Bashkia e Tiranës.

CNA.al prej gati 10 ditësh ka bërë një investigim të tillë dhe ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare dhe përgjigje zyrtare nga kjo drejtori në Rumani.

Sipas verifikimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Targave dhe Regjistrimit të Automjeteve në Rumani, rezulton që këto shasi mjetesh të paraqitura në dokumente nuk ekzistojë.

Pra e thënë ndryshe, targat e paraqitura nuk iu përkasin atyre numër shasie dhe peshave të paraqitura sërish në dokumentacionin e tenderit.

Sipas të dhënave rezulton se mjeti me targë TL04KZY është me targa false dhe numri i shashisë nuk ekziston. Në përgjigjen që është kthyer nga autoritetet rumune në datën 23.02.2021 rezulton se automjeti me targë TL04KZY dhe me numër shasie  VF630N166JD001587 në sistemin e siguracioneve  të automjeteve në shtetin Rumun, nuk ekziston.

Për mjetin me Targë TL29JTG, Nr i shasisë është i ndryshën nga ai që ka paraqitur Korsel shpk ZCFCD35A405164626 Tip Nr. IS35CI2AA EPTP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 3500 kg dhe peshë e mjetit bosh 2750 kg. Polica e sigurimit të mjetit me Targë TL29JTG dhe Nr. Shasie ZCFCD70A405164626 nuk ekziston. Sipas autoriteteve rumune, ky automjet nuk ka paguar as siguracionet.

Mjeti TL31JTG dhe nr i Shasisë ZCFC470B105218439, TIP IS70CI2AA EPCP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 7200 kg dhe peshë e mjetit bosh 3670 kg. Por nga verifikimet e kryera nga ana jonë në faqët zyrtare të internetit të shtetit rumun për regjistrimin e mjeteve, ku janë database të mjeteve që janë të regjistruar në rumani rezulton se: Mjetit me Targë TL31JTG dhe Nr. Shasie ZCFC470B105218439 nuk ekziston.

 

Po ashtu, edhe mjeti me targë TL32JTG, Nr i shasisë është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel ZCFC435B805218437, TIP IS35CI2AA EPCP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 3500 kg dhe peshë e mjetit bosh 2800 kg. Polica e sigurimit të mjetit me TL32JTG dhe nr i Shasisë ZCFC470B805218437nuk ekziston.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Bëni diçka, kemi fëmij të vegjël, po na mbulon uji

LEXO EDHE:  Vajza blen 8 milionë lekë vdekjen e nënës/ SPAK vihet menjëherë në lëvizje

Drejtoria e Përgjithshme është një institucion që i ka të dhënat publike dhe aty mund të aplikosh dhe i verifikon lehtësisht këto targa dhe këto numra shasie se ccfarë siguracione kanë, çfarë shërbime kryejnë dhe janë apo jo të rregullta.

Gjithashtu pas verifikimit të këtyre 4 mjeteve dhe faktit se këto targa nuk korespondojne me ato shasi që duket të jenë false, së bashku me peshat specifike të mjeteve, edhe siguracionet e tyre rrjedhimisht janë dokumenta qëllimisht të falsifikuara për të përmbushur kriteret e tenderit.

Në këto kushte, jemi përballë një super skandali, ku subjekti garues Korsel, në pronësi të një kandidati të mundshëm të socialistëve në Korçë, ka hyrë në garë dhe është kualifikuar me dokumente false, tashmë të verifikuara pranë autoriteteve rumune të rregjistrimit të mjeteve.

Prokuroria dhe SPAK janë përballë një skandali, falsifikim dokumentesh për pjesëmarrje në tender. Gjithashtu Agjensia e Prokurimit Publik kanë përballë faktet sesi subjektet abuzojnë me tendera miliona euro nga taksat e shqiptarëve./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

LEXO TE PLOTE