Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.
Hoxha bëri të ditur se ngjarja ka filluar për shkak të shfaqjen në qytetin e Elbasanit të tre furgonave të dyshimtë me persona që nuk flisnin në dialektin e Elbasanit.
Këto persona kanë ndaluar një militant të PS-së me një makinë tip “Benz ML” pasi kanë dyshuar se ai mund të ketë lista me emra të votuesve, ndërsa theksoi se në të njëjtën kohë është njoftuar edhe policia edhe patronazhistët e PS-së.
“‘Benzi ML’ është mjeti i një militanti të PS-së. Ai është ekspozuar qartësisht që ishte militant i PS-së dhe është ndaluar nga këta persona që lëviznin me furgona. Këta i kanë kërkuar këtij militantit të PS-së, se kanë dyshuar që ky mund të kishte elemenëtë si karta identiteti, lista, etj. Kanë ndaluar dhe kanë bllokuar personin në fjalë. Në këtoi momente janë njoftuar njëkohësisht edhe patronazhistët e PS dhe ndërkohë është njoftuar Policia e Shtetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta para se të mbërrinin patrozhonistët. Aty kanë qenë të dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, dy patrulla të njësisë ‘Shqiponja’”, u shpreh ai në Abc News.
Sipas tij, Pjerin Xhuvani nuk ka qenë në makinën e ndaluar nga personat e dyshimtë, pork a shkuar në vendin e ngjarjes pasi ëhstë sinalizuar për ndalimin e militantit të PS-së.
LEXO EDHE: Balili në burg/ I vëllai fiton tenderin që të ruajë Prokurorinë
Gazetari deklaroi se viktima e kishte shtëpinë 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.
“Në momentin që policia ka ardhur aty dhe ka gjetur këtë situatë, ata dalin nga makina dhe afrohen në vendin e ngjarjes. Mjeku psikiatër Pjerin, i cili njihet me emrin “Pipi”, nuk ka qenë në atë makinë. Ka ardhur aty se shtëpia e tij është rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes. Ka ardhur për të ndihmuar personin që ishte ndaluar nga makina.
Janë dy armë deri tani që kanë bërë qitje në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur vdekjen mjeku psikiatër, ish-themelues i LSI-së së Elbasanit dhe mbas përplasjes duhet sqaruar kush e nisi. Situata u tensionua se kishin ardhur tre fugona në qytet dhe grupi tjetër u vu në lëvizje për të parë se kush janë këta person. Aty kanë qëlluar minimalisht dy armë”, theksoi Hoxha./ CNA.al