LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besnik Mustafaj “i jep mend” Kosovës/ Pse nuk kërkon dorëheqjen e Bashës

16 Shkurt 2021, 19:46, Politikë CNA
Besnik Mustafaj “i jep mend” Kosovës/ Pse nuk kërkon

Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për deputetë në PD, Besnik Mustafaj, ka dalë sot në media dhe ka dhënë një opinion për zgjedhjet në Kosovë.

Mustafaj ka deklaruar se Isa Mustafa duhet ta kishte dhënë më parë dorëheqjen dhe se ky akt i tij ishte i vonuar, pasi pretendon se e ka futur LDK-në në krizë.

?LDK është në krizën më të thellë, kërkon reformim shumë të madh strukturor dhe mentalitetin e lidershipit. Dorëheqja e Mustafës është shumë e vonuar, duhet të ishte që në 2019, një njeri pa asnjë koshiencë politike dhe dashuri për LDK. Po të mos ishte ai faktor uzurpator nuk do të ishte përjashtuar Osmani dhe figura të tjera me peshë?, u shpreh ai në Abc News.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e tij, ne po i drejtojmë disa pyetje të thjeshta ish-ministrit të Jashtëm në kohën e Berishës, i cili në këto zgjedhje është angazhuar për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Dukë bërë një paralelizëm midis dy forcave opozitare, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, vëmë re një pikë të përbashkët, që të dy partitë janë dëmtuar nga kryetarët.

Por ndryshimi është se Isa Mustafa dha dorëheqjen sapo pa humbjen e thellë nga rezultatet e para të zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha i PD-së vazhdon të qëndrojë në krye të partisë dhe të kërkojë të bëhet kryeministër, ndonëse e ka delendisur PD-në si mos më keq.

Mustafaj flet për Kosovën, po për dorëheqjen e Bashës kur do flasë?

Apo Basha i ka dhënë disa kafshata nga tepsia e tij që të mbyllë gojën dhe tashmë Mustafaj po hesht?

Mos ndoshta Basha duhet ta kishte dhënë dorëheqjen para katër vitesh, kur PD humbi me rezultat të thellë zgjedhjet parlamentare?

Përse ish-ministri hesht dhe nuk kërkon largimin e Bashës që ka shkatërruar PD-në, ashtu siç foli për dorëheqjen e Isa Mustafës?

Duke qenë se Mustafaj foli publikisht për Isa Mustafën, tashmë e ka detyrim moral që të dalë të flasë edhe për Bashën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga