Connect with Us

BE po përballet me krizat më serioze në historinë e saj

Blog

BE po përballet me krizat më serioze në historinë e saj

Publikuar

-

Nga Luke McGee “CNN”

Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë viti 2021 ka zbuluar tashmë limitet thelbësore të Bashkimit Evropian. Ndërsa BE-jaka përjetuar kriza edhe më herët, javët e fundit kanë ngritur çështje që nxjerrin në pah hendekun e madh midis ambicies së madhe të Brukselit dhe aftësisë së tij për t’i realizuar ato.

Gjërat kanë qenë aq keq, sa që për dy prej zyrtarëve më të lartë të bllokut është bërë thirrje që të japin dorëheqjen, ndërsa ka pikëpyetje serioze mbi krahun ekzekutiv të BE-së, Komisionit Evropian. Problemi më emergjent është skandali me vaksinat e Covid-19. Në fillim të pandemisë, Brukseli kuptoi se një garë e fortë për vaksinat, mund t’i nxiste vendet e pasura anëtare që të blinin sasi të mëdha, ndërsa vendet më të varfra do të mbeteshin të varura nga bujaria e tyre.

Ndaj ai ndërhyri dhe nënshkroi marrëveshje direkte me prodhuesit me një çmim më të mirë, sesa mund të negocionin vendet e veçanta. Shumica e vendeve anëtare, ishin të kënaqura me këtë situatë – deri kur Britania e Madhe nisi fushatën e saj të vaksinimin me një shpejtësi më të madhe se unioni. Komisioni vendosi që ta adresonte këtë situatë, duke shpallur një politikë që kërcënon krijimin e një kufiri në ishullin e Irlandës, dhe rrezikuar kthimin e dhunës sektare atje. Shtetet anëtare – mbi të gjitha Irlanda si një vend anëtar – u zemëruan kur nuk u konsultuan mbi këtë vendim.

“Pati një zhgënjim të madh me çështjen e shpërndarjes së vaksinave. Por kur Komisioni ngriti mundësinë e evokimit të nenit 16, gjithçka u përshkallëzua. Ata e pranuan gabimin dhe u rikthyen mbrapsht, por kjo e dëmtoi autoritetin e Komisionit Evropian”-thotë Nill Riçmond, përfaqësues i qeverisë irlandeze.
Ne fillim të javës së kaluar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, tentoi të shpjegohej para Parlamentit Evropian mbi këtë situatë, teksa iu kërkua disa herë që të jepte dorëheqjen. Ajo pranoi para eurodeputetëve, se BE-ja kishte bërë gabime në mënyrën e blerjes së vaksinave, duke thënë se unioni ishte “vonuar me miratimin”, dhe ishin “shumë optimistë për prodhimin masiv”.

Gjithashtu, ajo shprehu keqardhjen e madhe për ngritjen e shqetësimeve mbi stabilitetin në Irlandën e Veriut. Edhe shefi i saj i punëve të jashtme, Josep Borrell, u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pas vizitës së tij katastrofike në Moskë, në të cilën BE u poshtërua në një konferencë të përbashkët shtypi mes Borrell dhe homologut të tij rus, Sergej Lavrov.

Borrell ishte nën presion pasi iu kërkua që të anulonte vizitën në Moskë,për shkak të arrestimit dhe dënimit më burg të liderit rus të opozitës Aleksei Navalni. Borrell ishte qartazi i përgatitur për kurthin që i ngriti Lavrov, që e cilësoi BE-në si një “partner jo të besueshëm”, ndërsa përfaqësuesi i lartë i Brukselit nuk tha asgjë si kundërpërgjigje. Kritika të mëdha ndaj Brukselit, vijnë edhe për shkak të pretendimin të Komisionit Evropian se po e mbron demokracinë brenda bllokut. Të martën, një gjykatë në Budapest, mbështeti një vendim nga Këshilli i Medias për të mbyllur stacionin e fundit të pavarur radiofonik në vend. Anëtarët e Këshillit të Mediave, janë zgjedhur nga Asambleja Kombëtare Hungareze, në të cilën ka shumicën partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban.
Komisioneri i BE-së për të Drejtat e Njeriut, reagoi i tmerruar mbi sulmin e fundit të Orbanit ndaj demokracisë, edhe pse siç e kanë theksuar shumë analistë, vetëm postimet në Twitter nuk i nxisin autokratët që të ndryshojnë qasje.

Një Komision i dobët, do të thotë padyshim një BE e dobët. Por pse kjo ndodh me Komisionin Evropian, që në letër është institucioni më i fuqishëm i Evropës?Roli i saktë i Komisionit është një burim i vazhdueshëm polemikash. Komisionerët paraqiten nga Këshilli i 27 vendeve anëtare dhe aprovohen më pas nga Parlamenti i BE-së.

LEXO EDHE:  Psikologji / Pse i mbështesim udhëheqësit autoritarë?

Në teori, Komisioni është një organ burokratik që supozohet të japë llogari para Parlamentit Evropian. Por ai ka tashmë kompetenca të shtuara, është bërë më politik.“Arroganca e pushtetit po e paralizon. Ky Komision sillet si një qeveri, dhe punon me qeveritë e vendeve anëtare, ndërsa Parlamenti Evrpian nuk arrin t’i kërkojë dot llogari asnjërit prej tyre”- thotë Sofi Veld, një eurodeputete holandeze.

“Fakti që Borrell dhe Von der Lejen nuk morën asnjë përgjegjësi për këto gabime, e minon të gjithë BE-në”- shton ajo. Termi “arrogancë” del shpesh kur flet me burime brenda Brukselit. “Në rastin e vaksinave, ata lejuan që retorika e tyre të dilte jashtë kontrollit. Tani gjithçka që shkon keq mund t’i vishet Brukselit, edhe pse me shpërndarjet merren vendet anëtare”-shpjegoi një ish-zyrtar i Komisionit Evropian.

Një zëdhënës i Komisionit e pranoi se vendet anëtare janë të zemëruara me shpejtësinë e shpërhapjes së vaksinave në Izrael dhe Britaninë e Madhe. Por ata theksuan, se kjo është më tepër një kompetencë e vendeve individuale. Gjithsesi, kur gjërat shkojnë keq fajësimi i Brukselit është një “lojë”popullore mes qeverive evropiane. Fakti që Komisioni mori një rol kaq aktiv në programin e vaksinave të BE-së, dhe që është historikisht skandaloz me mënyrën e komunikimit, e bën Von der Lejen dhe vartësit e saj të prekshëm nga kritikat. Në shumë fusha, Komisioni nuk ka një autoritet real dhe mund të veprojë vetëm në rangun organizativ.

Një kritikë tjetër që bëhet ndaj Komisionit të drejtuar nga Von der Lejen, është se qëndron shumë pranë kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron, dy udhëheqësit më me ndikim të BE-së.“Von der Lejen shërbeu në kabinetin e Merkel dhe u propozua nga Makron, ndaj nuk ishte e shqetësuar për të bërë fushatë për këtë post”-tha Kati Piri, socialdemokrate holandeze në Parlamentin Evropian.

“Ajo u miratua me vetëm 9 vota diferencën, duke u mbështetur tek eurodeputetët e Orban. E si mund të jetë ajo e pavarur kur bëhet fjalë për Francën, Gjermaninë apo Hungarinë?”– pyet Piri. Në fakt, mënyra se si funksionon Këshilli i BE-së, i huton shpesh të huajt. Në shumicën e çështjeve, diktojnë vendet e pasura. “Kur Greqia kishte nevojë për ndihmë financiare, ishte Gjermania ajo që këmbënguli për masat e ashpra shtrënguese. Në politikën e jashtme, kur nënshkruhen marrëveshje me Kinën,janë përparësitë ekonomike të Gjermanisë dhe Francës ato që dalin mbi shqetësimet për të drejtat e njeriut”- thotë

Daniel Kelemen, drejtues i qendrës Zhan Mone mbi Politika e Bashkimit Evropian në Universitetin Rutgers. Shumë eurofilë janë të dëshpëruar për ndërmarrjen e reformave që do ta bëjnë Evropën më të përshtatshme për arritjen e synimeve të saj. Parë nga jashtë, BE shpesh shihet si një projekt pozitiv, i ndërtuar mbi një ide të unitetit pas shekujsh konfliktesh të përgjakshme. Megjithatë, ata që kanë hedhur një vështrim më nga afër, besojnë se në gjendjen aktuale, BE-ja është si një shportë, ku lufta e brendshme për pushtet, nuk e lejon që ajo të jetë një fuqi reale globale në shekullin XXI.

Dhe ndërsa kontinenti përpiqet që të adresojë krizat pan-evropiane në momentin më sfidues në historinë e bllokut, është e vështirë t’i shpëtosh ndjesisë se BE nuk ka askënd në krye të punëve./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://edition.cnn.com/2021/02/14/europe/europe-crises-intl-analysis/index.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Komunistët kinezë vazhdojnë të marrin ndihma nga Amerika

Publikuar

-

Nga

Komunistët kinezë vazhdojnë të marrin ndihma nga Amerika

Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”

Edhe pse Partia Komuniste Kineze (PKK) ka të ngjarë të jetë përgjegjëse për pandeminë e koronavirusit, përmes mbulimit të origjinës së Covid-19, diktatura totalitare komuniste e ka shndërruar këtë krizë globale në një përfitim të madh për vete.

Në fillim të pandemisë, Kina komuniste – si prodhuesja kryesore e pajisjeve mjekësore në botë – grumbulloi dhe më vonë u shiti produkte mjekësore vendeve më të dëmtuara nga koronavirusi. “Diplomacia e vaksinave”e Kinës, është vijimi i Rrugës së saj të Mëndafshit të Shëndetit.

Ajo po eksporton jashtë vendit qindra miliona doza të vaksinave të saj, ndërsa akuzon vendet perëndimore për “nacionalizmin e vaksinave”. Ndërkohë, ndërsa vendet po merreshin me reagimin ndaj pandemisë, trupat kineze dhe indiane u përleshën përgjatë kufirit të diskutueshëm në rajonin e Himalajeve.

Gjithashtu Pekini i përshkallëzoi tensionet, dhe bëri pretendime të paligjshme në Detin i Kinës Jugore, forcoi më tej kontrollin e tij totalitar mbi Hong Kongun, dhe provokoi ushtarakisht Tajvanin. Shfrytëzimi i një krize ndërkombëtare,për ndjekjen e një strategjie globale nuk është një qasje e re për diktaturën komuniste kineze.

Pas krizës financiare të vitit 2008, PKK e shfrytëzoi recesionin globale për përfitimet e veta.Në mënyrë të ngjashme, në prag të pandemisë së Covid-19 ndërsa Shtetet e Bashkuara po shpërndanin me shpejtësi huatë e emergjencës, si pjesë e Programit të Mbrojtjes Paycheck (PPP) për t’i ndihmuar bizneset amerikane në vështirësi, diktatura kineze gjeti një mundësi që të shtinte ne dorë një pjesë të parave dhe i mori ato.

Sipas një raporti të “Horizon Advisory”, deri në 419 milionë dollarë fonde PPP iu dhanë kompanive që zotërohen apo në të cilat kanë investuar biznesmenë nga Kina komuniste. Për shkak të sistemit totalitar të Kinës, në këtë vend nuk ka mundësi që një biznes të jetë plotësisht i pavarur dhe i lirë nga mbikëqyrja dhe kontrolli i Partisë Komuniste Kineze.

Nga një mostër e përfituesve të PPP, raporti identifikoi më shumë se 125 marrës të kredive emergjente nga Administrata e Biznesit të Vogël dhe Departamenti i Thesarit,të zotëruara nga entitetet e lidhura me diktaturën kineze. Të paktën 32 subjekte të kontrolluara nga qeveria kineze, morën më shumë se 1 milionë dollarë kredi secila.

Raporti deklaroi se:“Këto subjekte shtrihen nga ndërmarrjet shtetërore kineze; tek kompanitë që kanë lidhje me programet e ushtarake dhe ushtarako-civile të Kinës; kompani që qeveria amerikane i ka identifikuar si kërcënime të sigurisë kombëtare; kompanitë bashkëpunëtore në gjenocidin që po kryen Kina kundër pakicës ujgure në Xinjiang; dhe media të zotëruara nga PKK apo që operojnë nën urdhrin e tyre”.

LEXO EDHE:  Pse është e vështirë të shohim gjithmonë sjellje të qytetëruara në politikë

LEXO EDHE:  Gazetari ironizon Presidentin/ Sot ndollemi në Llërmi, nuk ka shpërndarje dekoratash

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, ka publikuar një listë të kompanive të lidhura me ushtrinë kineze. Të paktën 8 subjekte të lidhura me ushtrinë kineze morën hua nga Programi i Mbrojtjes Paycheck.

Për më tepër, sipas raportit Horizon, “marrësit e identifikuar, të lidhur me kompanitë kineze përfshijnë industri kritike dhe strategjike, si hapësirën ajrore dhe mbrojtjen; ​​farmaceutikën dhe teknologjinë mjekësore; prodhimin e automobilave të reja; telekomunikacionin; teknologjinë financiare; argëtimin dhe median”.

Shumë nga këto industri janë jetike për planin industrial të komunistëve kinezë “Made in China 2025”, që synon ta bëjë Kinën prodhuesen kryesore të teknologjisë së lartë në botë. Është vërtet një tragjedi që huatë që synonin të ndihmonin në ruajtjen e bizneseve amerikane, ndihmuan në fund të fundit qëllimin e Kinës komuniste për ta zëvendësuar Amerikën si vendin më të fuqishëm të botës.

Por me thënë të drejtën, këto qindra miliona dollarë nuk u vodhën. Paratë u dorëzuan me vullnet të plotë për shkak të mungesës së mbrojtjeve të duhura. Administrata e Biznesit të Vogël, duhet të punojë me studiues dhe ekspertë të jashtëm, për të hartuar një listë të kompanive të njohura të lidhura me Kinën, për të siguruar që këto kredi të shlyhen plotësisht.

Së dyti, Administrata e Biznesit të Vogël dhe Departamenti i Thesarit, duhet të vendosin më shumë masa mbrojtëse, për të siguruar që kreditë të mos u jepen në të ardhmen subjekteve të lidhura me kundërshtarët e Amerikës. Bizneset amerikane nuk duhet të vijnë në plan të dytë.

Është përgjegjësi e qeverisë amerikane që të garantojë sigurinë e amerikanëve në kohëra krizash, dhe të mos lejojë që të përfitojnë kundërshtarët tanë oportunistë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të veprojë tani, për të zhvilluar sistemet që do t’i garantojnë taksapaguesit amerikanë se nuk janë duke subvencionuar një diktaturë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Edhe sa kohë i ka mbetur njerëzimit për të ekzistuar?

Publikuar

-

Nga

Edhe sa kohë i ka mbetur njerëzimit për të ekzistuar?

Nga Avi Loeb “Scientific American”

Këshilla ime për shkencëtarët e rinj që kërkojnë një synim në hulumtimet e tyre, është të përfshihen në shqyrtimin e çështjeve që kanë rëndësi për shoqërinë, si moderimi i ndryshimit të klimës, riorganizimi i zhvillimit të vaksinave, plotësimi i nevojave tona për energji ose ushqim, krijimi i një baze të qëndrueshme në hapësirë apo i relikeve teknologjike të qytetërimeve të huaja.

Sfida më jetike shoqërore është zgjatja e jetëgjatësisë së njerëzimit. Në një leksion të kohëve të fundit që pata në Universitetin e Harvardit,m`u shtrua pyetja se edhe për sa kohë parashikoj se do të mbijetojë civilizimi ynë teknologjik. Përgjigja ime u bazua në faktin se ne zakonisht e gjejmë veten rreth pjesës së mesme të jetës sonë.

Mundësia për të mbijetuar ditën e parë pas lindjes është dhjetëra mijëra herë më e vogël sesa të qenit i rritur. Është po aq e vështirë të jetosh 1 shekull pas fillimit të epokës sonë teknologjike, nëse kjo fazë do të zgjasë miliona vjet në të ardhmen.

Aktualisht jemi duke dëshmuar epokën e pjekur të jetës sonë teknologjike, dhe ka të ngjarë

të mbijetojmë disa shekuj, por jo shumë më gjatë. Pasi e deklarova publikisht këtë verdikt statistikor, kuptova se çfarë parashikimi të tmerrshëm përfshin ai. Por a është i pashmangshëm fati ynë statistikor?

Ka një mundësi për ta shmangur këtë skenar. Ai përfshin mundësinë që ne të kemi vullnetin e lirë, dhe mund të reagojmë ndaj kushteve të përkeqësuara duke promovuar një të ardhme edhe më të gjatë se disa shekuj. Politika e mençur publike, mund të reduktojë rrezikun nga katastrofat teknologjike që lidhen me ndryshimin e klimës, pandemitë e vetë-shkaktuara ose luftërat.

Mbetet e paqartë nëse politikë-bërësit tanë do të reagojnë vërtetë ndaj sfidave që na presin, dhe të na shpëtojnë nga verdikti statistikor i mësipërm. Njerëzit nuk janë shumë të aftë në përballimin e rreziqeve që nuk kanë hasur kurrë më parë, siç ilustrohet nga politika e ndryshimit të klimës.

Dhe kjo na kthen tek pikëpamja fataliste. Modeli Standard i fizikës supozon se ne të gjithë jemi të përbërë nga grimca elementare, pa përbërës shtesë. Si sisteme të tilla të përbëra, ne nuk zotërojmë një nivel themelor, pasi të gjitha grimcat dhe bashkëveprimet e tyre ndjekin ligjet e fizikës.

Duke pasur parasysh atë perspektivë, ajo që ne e interpretojmë si “vullnet i lirë”, përmbledh thjesht pasiguritë që lidhen me një grup kompleks rrethanash, të cilat ndikojnë tek veprimet njerëzore. Këto pasiguri janë thelbësore në shkallën e një individi, por janë evazive kur kemi të bëjmë me një numër të madh njerëzish.

Njerëzit dhe ndërveprimet e tyre komplekse,e shmangin ndjenjën e parashikueshmërisë në nivelin personal. Por ndoshta fati i qytetërimit tonë si një i tërë,diktohet nga e kaluara jonë në një kuptim të pashmangshëm statistikor.

Parashikimi se edhe sa kohë na ka mbetur në të ardhmen tonë teknologjike, mund të vijojë më pas nga informacioni statistikor në lidhje me fatin e qytetërimeve si ai që na ka paraprirë, dhe ka jetuar nën kufizime të ngjashme fizike.

Shumica e yjeve u formuan miliarda vjet para Diellit, dhe mund të kenë nxitur zhvillimin e civilizimeve teknologjike në planetët e tyre të banueshëm, që tani janë zhdukur. Nëse do të kishim të dhëna historike mbi jetëgjatësinë e një numri të madh prej tyre, mund të kishim llogaritur gjasat që ka civilizimi ynë për të mbijetuar për periudha të ndryshme kohore.

Kjo qasje do të ishte e ngjashme me kalibrimin e mundësisë së prishjes së një atomi radioaktiv, bazuar në sjelljen e dokumentuar të shumë atomeve të tjerë të të njëjtit lloj. Në parim, ne mund të mbledhim të dhëna të lidhura duke u përfshirë në arkeologjinë hapësinore, dhe duke kërkuar në qiell relike të civilizimeve të vdekura.

LEXO EDHE:  “Brenda 4 viteve Shqipëria do jetë pjesë e BE”/ Mediu tregon rrugën se si do realizohet

LEXO EDHE:  Moti për javën e ardhshme/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Kjo do të supozonte, se fati i civilizimit tonë diktohet nga kufizimet fizike. Por, pasi të përballet me shpërndarjen e probabilitetit të mbijetesës, shpirti njerëzor mund të zgjedhë që t’i sfidojë të gjitha shanset. Për shembull, shansi ynë për mbijetesë mund të përmirësohet nëse disa njerëz vendosin të largohen nga Toka.

Aktualisht, të gjitha vezët tona janë në një shportë. Eksplorimi i hapësirës, ofron avantazhin e ruajtjes së civilizimit tonë nga një katastrofë e mundshme. Megjithëse Toka shërben si një shtëpi komode për momentin, ne do të detyrohemi të zhvendosemi nga këtu, pasi Dielli do të avullojë të gjithë ujin e lëngshëm në sipërfaqen e planetit tonë brenda 1 miliardë vjetësh. Krijimi i bashkësive të shumta të njerëzve në botët e tjera, do t’i ngjante momentit të shumëfishimit të Biblës nga shtypshkronja Gutenberg rreth vitit 1455, e cila parandaloi humbjen e përmbajtjes së çmuar nga një katastrofë e mundshme.

Sigurisht, edhe një udhëtim në distancë të shkurtër nga Toka në Mars, bart rreziqe të mëdha shëndetësore nga rrezet kozmike, grimcat diellore energjike, rrezatimi Ultravjollcë, mungesa e një atmosfere me oksigjen dhe graviteti i ulët.

Kapërcimi i sfidave të vendosjes në Mars, do të përmirësojë gjithashtu aftësinë tonë për të njohur planetë të formuar rreth yjeve të tjerë, dhe kjo bazuar në përvojën tonë. Përkundër këtij vizioni, të qenit i vetëdijshëm për sfidat që ka Toka, mund ta pengojë njerëzimin nga përqafimi i një perspektive të guximshme për udhëtimet në hapësirë.

Dikush mund të argumentojë që ne kemi mjaft probleme në shtëpi dhe të pyesë:“E pse të harxhojmë kohë dhe para të vlefshme në sipërmarrje hapësinore, që nuk merren me adresimin e nevojave tona më urgjente pikërisht këtu në planetin Tokë?”

Përpara se t’i dorëzohemi kësaj premise, ne duhet të pranojmë se ndjekja në mënyrë rigoroze e synimeve të rëndomta, nuk do të na sigurojë një aftësi më të gjerë, që është e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimin e rrethanave në planin afatgjatë.

Një përqendrim i ngushtë vetëm tek problemet e përkohshme, do t’i ngjante fiksimeve historike që në fund rezultuan të ishin të parëndësishme, të tipit “Si mund t’i zhvendosim vëllimet në rritje të jashtëqitjeve të kalit nga rrugët e qytetit?” përpara se të shpiket makina, ose “Si ndërtohet një rrjet i madh fizik i linjave telefonike fikse?”, para se sa të shpikej celulari.

Është e vërtetë që ne duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë të menjëhershme tek problemet lokale. Por ne kemi gjithashtu nevojë për një frymëzim që e ngre perspektivën tonë në një shkallë më madhështore dhe që hap horizonte të reja.

Ngushtimi i fushëpamjes tonë na shtyn vetëm në konflikte, pasi ai amplifikon dallimet dhe burimet e kufizuara. Në vend të kësaj, një perspektivë më e gjerë, nxit bashkëpunimin në përgjigje të sfidave globale. Dhe nuk ka përshtatje më të mirë për një perspektivë të tillë sesa shkenca, “loja me shumën e pafundme” që mund ta zgjasë jetën e njerëzimit.

Siç u shpreh dikur Oskar Uajld:“Të gjithë jemi ulur mbi çati, por vetëm disa prej nesh po shohin yjet”.Ne shpresojmë që më shumë prej nesh të shohin lart. Frymëzimi i përftuar nga kjo pikëpamje, mund të na çojë përtej parashikimit statistikor që nxit alternativën fataliste.

Shënim:Avi Loeb është ish-drejtues i departamentit të astronomisë në Universitetin e Harvardit, aktualisht drejtor i Institutit për Teorinë dhe Llogaritjen në Qendrën Smithsonian për Astrofizikën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ndryshimi i kufijve/ Plani i BE për t’i dhënë fund ngërçit në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i kufijve/ Plani i BE për t’i dhënë fund ngërçit në Ballkanin Perëndimor

Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”

Një kabllogramë diplomatike jozyrtare dërguar në Bruksel nga kryeministri slloven Janez Jansa, shkaktoi një tërmet politik në Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin që Jansa i dërgoi pak javë më parë presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, thuhet se problemi kryesorë me të cilin përballet sot Ballkani Perëndimor janë “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve”.

Këto çështje mbeten të pazgjidhura edhe pas shumë vitesh nga vendosja e paqes pas konfliktit që u zhvillua në rajon, madje edhe pasi Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shënuan progres në procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Dokumenti ofron disa zgjidhje dhe sugjerime se si të adresohen këto çështje. Së pari, ai përmend bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin Serbia do ta mbështeste nëse pjesë

të mëdha të rajonit të Bosnjës të mbizotëruara nga Republika e Srpska do t’i bashkoheshin

Serbisë.

Gjithashtu ai nënvizon se çështja kombëtare e kroatëve do të zgjidhej, nëse zonat më shumicë kroate në Bosnjë i bashkohen Kroacisë ose atyre “u jepet një status i veçantë”, duke përdorur si model Tirolin e Jugut në Itali.

Në këtë mënyrë boshnjakët do të fitonin një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur, dhe do të marrin përgjegjësinë e plotë për të. Ndërkohë do të mbahej një referendum, në mënyrë që njerëzit të zgjidhnin midis BE-së dhe një të ardhmeje jo në BE (Turqisë).

Tani për tani, një shumicë e gjerë boshnjakësh e mbështet perspektivën e anëtarësimit në BE. Por nëse vazhdon kaosi dhe ndikimi gjithnjë e më i fortë i Turqisë dhe Islamit radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë drastike gjatë dekadës së ardhshme, theksohet në dokument.

Sipas Jansës, disa hapa në funksion të arritjes së këtyre qëllimeve janë tashmë në proces, dhe ato përfshijnë shqyrtimin e mundësisë për ta zbatuar këtë plan me vendimmarrësit ndërkombëtarë dhe rajonalë. Komisioni Evropian mohoi të ketë dijeni mbi këtë dokument, duke theksuar se pozicioni i Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor dhe kufijtë në rajon është i qartë, dhe se “nuk ka asgjë për të ndryshuar në lidhje me këtë”.

Gjithsesi, është bërë e qartë se Bashkimi Evropian e ka mohuar me jo shumë forcë dhe indinjatë ekzistencën e këtij dokumenti, ndërsa reagimet e tjera ndaj tij janë gjithashtu shumë të buta. Dikur, çdo përmendje e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, refuzohej prerë pa mëdyshje.

Madje kërcënohej me sanksione çdo aktor politik që e përmendte këtë tezë. Për cilindo që e kupton piramidën e pushtetit në Bashkimin Evropian, është e qartë se Sllovenia nuk do ta ngrinte kurrë këtë çështje me mendjen e saj. Pas Sllovenisë fshihen qendrat shumë më të forta të pushtetit.

BE ka kohë që ka deklaruar në mënyrë konfidenciale se Bosnje Hercegovina është një shtet i dështuar, dhe se duhet bërë diçka për këtë problem. Por meqë në Ballkanin Perëndimor ka çështje të tjera të pazgjidhura, përveç Bosnjes, synimi është që ky problem të zgjidhet në një paketë me probleme të tjera.

LEXO EDHE:  Psikologji / Pse i mbështesim udhëheqësit autoritarë?

LEXO EDHE:  Psikologji / Pse i mbështesim udhëheqësit autoritarë?

Dhe dokumenti i Jansës është vetëm një test për opinionin publik. Propozimi i ri për ndarjen e Ballkanit Perëndimor, duhet të na tregojë fakte të caktuara. Sipas kësaj ndarje, fituesit më të mëdhenj do të ishin shqiptarët, pasi ata do të arrinin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkohë,në planin afatgjatë territoret shqiptare në Maqedoni do t’i bashkoheshin këtij shteti.

Nuk ka dyshim se po të ndodhte ky bashkim, faktori shqiptar do të bëhej më i fortë se sot. Pas shqiptarëve, fituesit më të mëdhenj do të ishin kroatët, pasi ata do të merrnin ose njësinë e tretë në Bosnje Hercegovinë ose të drejtën për të aneksuar zonat kroate nga Bosnja. Në të dy skenarët, kroatët janë të fituar.

Pozicioni serb është pozicioni më interesant dhe i rëndësishëm. Duke komentuar dokumentin jo zyrtar mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se ai nuk e ka parë atë, por vetëm ka dëgjuar për disa spekulime mbi të.

“Ju thoni që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, për të marrë në këmbim Republikën e Srpska. Kjo nuk do të ndodhë. Asgjë prej tyre nuk është e vërtetë, nuk është as e mirë dhe as kemi nevojë për të. Kjo është gjithçka që mund të them në lidhje me të. Unë refuzoj të flas për diçka që nuk ekziston”-tha Vuçiç.

Sipas tij projekti serbëve nuk u ofrohet e gjithë Republika Srpska, por pjesa më e madhe e saj, gjë që ka shumë të ngjarë të nënkuptojë pjesën lindore të saj, zonën nga Hercegovina në Qarkun Brçko. Kjo do të thotë se kryeqyteti aktual i Republika Srpska do të mbetej pjesë e Bosnjes.

E theksoj se pas këtij dokumenti qëndrojnë qendrat e pushtetit në Bashkimin Evropian, që dëshirojnë të rregullojnë situatën në Ballkan, pasi Ballkani Perëndimor ndodhet prej kohësh në stanjacion. Gjithashtu, një faktor tjetër i rëndësishëm është se përveç BE-së edhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë gjithnjë e më të pranishme në Ballkan, ashtu si edhe Turqia.

Sidoqoftë, ndikimi rus dhe kinez po bëhet më i fortë. Si Rusia, ashtu edhe Kina po luajnë një rol aktiv në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Serbi. Serbia është forcuar ekonomikisht dhe ushtarakisht vitet e fundit dhe ky proces vazhdon.

Ndaj nuk është në interesin e Serbisë që të ndryshojë tani kufirin, sidomos pasi Serbia do të duhej të hiqte dorë zyrtarisht nga Kosova, dhe të merrte vetëm një pjesë më të madhe të Republikës së Srpska. Pra, për të statuskuoja do të ishte opsioni më i mirë./ CNA.al

The New Reality of the Western Balkans

LEXO TE PLOTE