Connect with Us

Rrëfehet babai i gjyqtares së arrestuar/ Prokurori e mashtroi dhe e la shtatzënë, vajza nuk e njeh të atin

Kronika

Rrëfehet babai i gjyqtares së arrestuar/ Prokurori e mashtroi dhe e la shtatzënë, vajza nuk e njeh të atin

Publikuar

-

Babai i gjyqtares së arrestuar për korrupsion Enkeleida Hoxha ka rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur”,  jetën e së bijës,  teksa rrit dy fëmijë pa baba, njërin prej të cilëve, djalin autik.

Bejlul Hoxha rrëfeu lidhjen e dështuar të së bijës, me një prokuror, nga e cila erdhi në jetë vajza që sot është 13 vjeç dhe nuk e njeh të atin.

“Si gjithë femrat që ndahet nga një martesë, do shikojë jetën dhe do kërkojë një lidhje. Një prokuror nga Hasi i Kukësit, e shikon e fikson dhe i thotë që jam në ndarje e sipër. Ngeli shtatzënë, sot vajza është 13 vjeç dhe nuk e njoh babain e Antias, do më thoni turp të kesh. Ia ka njohur atësinë, por pagesë ushqimore asnjë qindarkë. Vajza më ka thënë që natyra e tyre si është, mos na përplas. Ç’kusur kanë ato vajza që të besojnë ty dhe tallesh me to dhe i lënë fëmijët rrugëve. Vajza me pëlqimin e së ëmës i ka shkruar një sms të atit dhe i ka thënë lexo letrën dhe më thuaj që je babai im.

Ajo ka qenë e lodhur kohët e fundit tmerrësisht se gjykatat e veriut kanë ngelur me nga 2 gjyqtarë dhe shkonte në Dibër, Kukës etj. E përjetova tmerrësisht keq arrestimin. Nuk u futa në seancë. Një ditë më parë se të arrestohej ishte në Dibër, e ka parë të lodhur shumë kohët e fundit. Shuma që u gjet në shtëpi prej 10 mijë dollarëve u organizua nga SPAK. Këto para ne i kemi mbledhur nga qiratë e dyqaneve plus pensioni plus rroga e vet Enkelejdës. 5 mijë dollar i kam për tja dhënë firmës së ndërtimit. Arrestimi vajzës time është i organizuar sepse vajza ime nuk i ka kryer veprimet vet. Vajza ime është më e dalluara e gjykatën, si u vendos ajo nën kryetare e gjykatës nëse nuk do ishte e përgatitur. Kërkoj të verifikohet që Enkelejda ime jeton vetëm me djersën e ballit dhe do vazhdoj të jetojë me këtë djersë”, tha Bejlul Hoxha.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Kryemadhi: Politika ka marrë në qafë shumë prokurorë

Ai i bëri thirrje më pas kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës të mendojnë për fëmijët e vajzës.

“Thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, ku do shkojnë dy jetimët”, tha i moshuari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjete në Lezhë, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjet në Leshë, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Lezhë.

Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.

Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, ku njeri në ndodhet në gjendje më të rëndë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.  Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme  materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Publikuar

-

Nga

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.

Dy persona janë përleshur me grushta pasditen e sotme në Tiranë por situata ka agravuar dhe njëri nga personat ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.

Situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Në pamjet filmike duket efektivi i policisë që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

LEXO EDHE:  Lind fëmija i parë pas transplantit të mitrës nga një grua e vdekur

LEXO EDHE:  Rrëfim/ Djali im është vetëm 11 vjeç dhe është gay

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  GJKKO refuzon kërkesën për lirim/ Mbetet në qeli gjyqtarja e Krujës

LEXO EDHE:  Cardi B i tregon vajzave të vërtetën e hidhur: Ja çfarë ndodh me vaginën tuaj pas lindjes

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE