LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roshi transferohet në Hungari, drejtori i klubit zyrtarizon huazimin e “raketës” kuqezi: E donte trajneri, nuk ka kontratë pa vizita mjekësore

15 Shkurt 2021, 19:40, Sport CNA
Roshi transferohet në Hungari, drejtori i klubit zyrtarizon huazimin e

Odise Roshi është huazuar te skuadra e Diosgyor në Hungari. Anësori i kombëtares shqiptare i ka dhënë fund aventurës në Rusi për të provuar një karrierë të re te skuadra në fjalë.

Lajmin e zyrtarizon vetë klubi hungarez që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon se ka qenë dëshira e trajnerit Zoran Zekiç për ta pasur në skuadër.

?Me kërkesë të trajnerit Zoran Zekiç, në fund të periudhës së transferimit ku donim të forconim pjesën e sulmit, kemi arritur marrëveshjen për të huazuar Odise Roshin. Ai është një futbollist i shpejtë, me cilësi të mëdha, që mund të luajë në disa pozicione, por kryesisht në anën e djathtë të fushës.

Edhe pse në fund të vitit të shkuar humbi disa ndeshje për shkak dëmtimi, Roshi gëzon formë të mirë dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin për ekipin tonë. Për të qenë të sigurtë, kontrata me futbollistin do të hyjë në fuqi vetëm pasi ai të kryejë testet mjekësore. Me Roshin mbyllet dhe merkato e këtij sesioni futbollistik?, ka deklaruar Miklos Benczes.

Pritet të shihet se si do të jetë aventura e re për ?raketën? e kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit Edi Reja.

Lajmet e fundit nga