LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama inspekton punimet në Sukth/ Për pak ditë përfundon ndërtimi i 43 banesave

15 Shkurt 2021, 15:46, Aktualitet CNA
Rama inspekton punimet në Sukth/ Për pak ditë përfundon

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet që po kryhen në zonën e Kullës në Sukth ku po ndërtohen banesat e reja për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai thotë se për pak ditë përfundon ndërtimi i 43 banesave individuale për familjet.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se për 7 ditë, banorët e kësaj zone do të hyjnë në banesat e tyre të reja.

?Tashmë janë vendosur dritaret, ka dhe disa ndërtime të fundit dhe për 7 ditë familjet janë në shtëpi? ? tha Ahmetaj.

Gjatë inspektimit, ka pasur dhe batuta mes kryeministrit dhe banorëve.

Rama: Duhet të rregulloni dhe oborrin tani.

Banori: Avash, avash.

Rama: Shpejt e shpejt, jo avash avash. Bëni oborrin se me gjithë këto shtëpi të bukura ju duhet./CNA.al

Lajmet e fundit nga