Connect with Us

Pse Ilir Meta ka frikë të japë dorëheqjen si president?

Politikë

Pse Ilir Meta ka frikë të japë dorëheqjen si president?

Publikuar

-

Pse Ilir Meta ka frikë të japë dorëheqjen si president?

Ilir Meta, presidenti i zgjedhur nga Rilindja, ka filluar fushatën elektorale si të ishte kryetari i ndonjë partie në garë, megjithëse formalisht në krye të LSI ka lënë bashkëshorten.

Meta ka deklaruar se në 25 prill ka referendum dhe ai po bën gjithçka për këtë qëllim. Në fakt në 25 prill ka zgjedhje parlamentare ku garon partia e Metës dhe opozita e përçarë, kundër Edi Ramës.

Meta ka filluar del në fushatë e takon fshehur njerëz, shpërndan dekorata dhe gjithçka në funksion të zgjedhjeve të pritshme, por këto i bën të gjitha si president dhe jo si kryetar partie.

Ky “luftëtar” që pretendon se ka popullin nga pas nuk ka kurajo të lejë postin e presidentit dhe të dalë në terren përballë Ramës apo të udhëheqë vërtet opozitën, e cila me Bashën dhe Kryemadhin duket që si kanë punët hiç mirë.

Iliri përpiqet që mesazhin dhe punët e tij t’i bëjë nga karigia e presidentit, dhe nuk shqitet dot nga ajo.

E në rast se është kaq burrë e me kaq moral politik, pse Ilir Meta nuk e jep dorëheqjen dhe të udhëheqë një opozitë të bashkuar? Dy janë përgjigjet, ose e di që nuk fiton, ose nuk rri dot pa karrige.

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ Ta shohësh Trampin si diversant

Duke e lëne karrigen e të dalë në terren, Meta do ngrinte më shumë shpresat e njerëzve të LSI që po e braktisin partinë e tij dhe po shkojnë të gjithë sa tek Rama aq dhe tek PD.

Por Iliri më shumë sesa hallin e 25 prillit ka hallin e kolltukut si president, pasi nuk mund të qendrojë dot pa pushtet. Koha që i ka ngelur nuk është e gjatë por Iliri do të jetë në krye të shtetit me shpresën se mund të rizgjidhet, qëllim në vetvete i tij për të cilin po bën edhe lojën politike.

Pra Meta, do një mandate tjetër president dhe jo fitoren e opozitës, ndryshe do ishte larguar nga karrigia të cilën nuk e lëshon dot edhe për shkak të shumë maktheve që ka nga bëmat e gjëmat e tij.

Prandaj sot nuk kemi një president që do referendum popullor, por një politikan të korruptuar në krye të shtetit që do sa më shumë pushtet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi i DASH për Berishën/ Hajdari: Nuk dua ta komentoj, raporti me Amerikën nuk duhet cënuar

Publikuar

-

Nga

Berisha i padëshiruar në SHBA/ Hajdari: Nuk dua ta komentoj, raporti me Amerikën nuk duhet cënuar

Rudina Hajdari nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari tha se ajo ‘si Rudinë’ nuk është në gjendje të komentojë një vendim të tillë dhe se raporti me Amerikën nuk duhet cënuar.

S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt.

Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi Biden-Putin/ Ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

Publikuar

-

Nga

Takimi Biden-Putin, ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi e konsideron mjaft pozitiv dhe produktiv takimin e mbajtur mes Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste për Euroneës Albania, ish-diplomati tha se “sfera e diskutimit ishte shumë e gjerë që nga marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e marrëdhënieve tregtare mes tyre, sulmet kibernatike deri tek problemet e arktikut”.

Z. Vukaj nënvizoi se kjo ishte e domosdoshme pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe shkak sipas tij ishte bërë cilësimi i Putinit si vrasës nga Biden, që çoi në tërheqjen e ambasadorëve.

Shaqir Vukaj tha se e shikon si një taktikë të SHBA këtë hap pasi takimi vjen me iniciativë të Biden, duke bërë kështu njëlloj tërheqjeje.

Dhe e gjitha kjo tha ish-ambasadori shqiptar në Rusi vjen në një kohë kur SHBA ka përqendruar të gjithë forcat në përballjen me Kinën.

“Duhet ulur tensioni mes dy vendeve pasi SHBA sot kanë objektiv Kinën, ku kjo u tregua dhe gjatë takimit të NATO-s. Të bashkojnë dhe Rusinë t’i bëjnë bashkë nuk është e leverdishme për Amerikën. Rusinë në një farë mënyrë po e shmang përmes përmirësimit të marrëdhënieve në ato fusha që u ra dakord”, tha ish-ambasadori.

LEXO EDHE:  “Blerje votash me para cash dhe kërcënime”/ PD: Ja si u manipuluan zgjedhjet në Njësinë 8 në Tiranë

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ Ta shohësh Trampin si diversant

Por, z. Vukaj veçoi një fakt duke thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit.

Ish-diplomati shprehu habi për këtë fakt duke marrë parasysh se Rusia e konsideron Ballkanin si një zgjatim të saj dhe nga ana tjetër Biden po tregon një vëmendje të veçantë për rajonin tonë ndryshe nga Trump dhe Obama.

“Nuk u zu në gojë problemi i Ballkanit, personalisht prisja që të kishte një pikë. Biden po i kushton rëndësi shumë më të madhe Ballkanit se sa Trump dhe Obama”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD është tkurrur”/ Kadilli: Ne e kemi buratokratizuar partinë

Publikuar

-

Nga

“PD është tkurrur”/ Kadilli: Ne e kemi buratokratizuar PD

Ish kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli u shpreh se PD është kthyer në buratokratizuar dhe nuk lejon qytetarët të shprehin vullnetin e tyre politik si duhet, pa kufizime.

Në një intervistë për Report Tv, Kadilli deklaroi se opozita është rrudhur me 30% të anëtarëve për shkak të mënyrës si po trajtohet partia, ndërsa shtoi se kjo shifër solli edhe humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Patozi: Keqardhje për PD. Shqipëria është e projektuar keq në Parlament

LEXO EDHE:  Meta mesazh strukturave pas debatit me Ramen: Vota per Veliajn dhe LSI

Më tepër se vota mua më shqetëson diccka tjetër. Ne e kemi buratokratizuar PD. Ne kishim 106 mijë anëtarë e më pas kishim 75 mijë anëtarë. Si mund të kishim fitore kur kemi humbur anëtarë? Kjo ka ardhur për shkak të burotokracisë.

Vullneti politik i dikujt që është individ është një mundësi për të shprehur vullnetin politik. PD ëshë tkurrur me 30%”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE