Connect with Us

Përvetësoi 30 milion lekë duke falisifikuar/ Arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore në Elbasan

Kronika

Përvetësoi 30 milion lekë duke falisifikuar/ Arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore në Elbasan

Publikuar

-

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ekonomistin e qendrës shëndetësore nr 3 në këtë qytet, shtetasin Edlir Sejdini me detyrë economist.

Sejdini akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, dhe duke përvetësuar kështu një vlerë prej 3 milionë lekësh të reja pranë qendrës shëndetësore nr.3.

Këto shuma Sejdini i përvetësonte prej gati 2 vitesh, ndërsa arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore nga sektori i krimit ekonominë në policinë e Elbasanit.

Ndaj 35-vjeçari rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën përmes falsifikimit të listë prezencës së punonjësve të kësaj qendre shëndetësore

LEXO EDHE:  Dy vrasjet e bujshme në Elbasan/ Zbulohet porositësi, policia jep detaje

Policia vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij pasi dyshohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vendi nuk gjen qetësi/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pas atentatit të ndodhur në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani duket se vendi nuk po gjen qetësi.

Të shtëna më armë janë dëgjuar sërisht ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poro të Novoselës.

Mësohet se me armë është qëlluar në drejtim të një lokali ne pronësi të shtetasit me iniciale GJ.N. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Elbasan/ Të plagosurit nisen drejt Tiranës për mjekim të specializuar

Publikuar

-

Nga

Tre personat që mbetën të plagosur në atentatin në Elbasan, janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Të plagosurit Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç në gjendje të rëndë,  dhëndr i Pjerin Xhuvanit, janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Plagosja e tyre u bë nga truproja i Gazmend Bardhit Arbër Papleka.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/Jo vetëm Arbër Papleka, demokratët ‘nën mbrojtjen’ e ish efektivëve të RENEA

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish drejtues i LSI, ndërsa u plagosën dhe kater të tjerë.

Paraprakisht mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Megjithatë, në makinë nuk janë gjetur para, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje pasi është njoftuat që ka njerëz që po blejnë vota.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se Arbër Papleka, ish efektiv i RENEAS ka dalë nga një furgon i PD dhe ka qëlluar në drejtim të vendit ku ka qenë Xhuvani me 16 plumba.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 8 kallëpe tritol/ Në pranga 31-vjeçari

LEXO EDHE:  The questions that the Elbasan incinerator cannot “burn”

Mësohet se Xhuvani nuk ka qenë aty kur është raportuar për blerje votash, por ka ardhur më pas pasi është njoftuar për situatën.

Kjo nuk është hera e parë që demokratët shoqërohen nga ish punonjës të RENEA por dhe të Agron Kulicajt, ish shoqërues i Berishës dhe ish nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Fotot e mëposhtme tregojnë se si ata shoqërojnë në fushtë edhe Lulzim Bashën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE