LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numërohen 90% të votive në Kosovë/ Kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK dhe LDK

15 Shkurt 2021, 07:45, Kosova & Bota CNA
Numërohen 90% të votive në Kosovë/ Kryeson

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet e 90 për qind të votave të numëruara ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka siguruar 48.17% për qind apo mbi 337 mijë vota.

Partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës deri me tani ka 17.33 për qind, apo 122.588 mijë vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.40 për qind apo 94.802 mijë vota.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.61 për qind apo 53.814 mijë vota ? ndërkaq, Nisma nuk e ka kaluar pragun zgjedhor me 2.74 për qind. Në këto zgjedhje morën pjesë 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga