Connect with Us

Kryesia e LDK dorëhiqet në bllok

Kosova & Rajoni

Kryesia e LDK dorëhiqet në bllok

Publikuar

-

Kryesia e LDK dorëhiqet në bllok

Ekspress shkruan se tashmë vendimi është marrë pasi kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqjen, mesditën e sotme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nënkryetari Lutfi Haziri pasi u pyet nëse do të jetë ai personi që do ta zëvendësojë Mustafën deklaroi:

Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje!

Tashmë dorëheqjet janë dorëzuar, por çfarë pritet të ndodhë me partinë?

Sipas Ekspress, Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda pak ditësh.

Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dorëheqjen e kryetarit, në nenin 27 thotë se kryetari i këtij subjekti mund të japë dorëheqje pa i skaduar mandati.

LEXO EDHE:  SHBA nis lëvizjet/ Palmer urdhër të prerë për bisedimet Kosovë-Serbi

Neni 27 në statutin e LDK-së thotë se “Në rast se kryetari i LDK-së shkarkohet apo jep dorëheqje, atëherë saktësohet se brenda 60 ditësh duhet të thirret Kuvendi i LDK-së.”

Neni 25 në statutin e LDK-së e saktëson se kryetari i këtij subjekti votohet në Kuvend të LDK-së me votim të fshehtë. Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 përqind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetarin. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga 19 prilli, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00.

Institucionet arsimore, si publike, ashtu edhe ato private të të gjitha niveleve të arsimit, do të zhvillojnë mësimin me prezencë online.

Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, masa e njëjtë do të vazhdojë të zbatohet, që nënkupton se secili person që shkon në këtë shtet nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për atë që është konsideruar mbyllje e pjesshme nga data 7 deri më 18 të këtij muaji.

Masat kishin për qëllim luftimin e pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga muaji mars.

LEXO EDHE:  SHBA nis lëvizjet/ Palmer urdhër të prerë për bisedimet Kosovë-Serbi

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë të dielën se një ekip negociues është duke punuar për sigurimin e vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) në Shtetet e Bashkuara./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në botë, futbollistët testohen për COVID-19 para çdo ndeshjeje, por kjo nuk ndodh në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët kosovarë kanë bërë testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në rastet kur është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit e ka bërë vitin e kaluar klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani, kur ka marrë pjesë në garat parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Por, për garat vendore, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka obliguar klubet që të bëjnë teste para çdo ndeshje.

Drejtori i klubit të futbollit ‘Drita’, Valon Zymberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur mungesë të testeve për COVID-19.

“Te ne ka qenë gjithmonë problem numri i testimeve ose sigurimi i testimeve, qoftë edhe nga ana e shtetit dhe për këtë arsye ne i kemi bërë vetëm në fillim të sezonit testet, ndërsa tani i kemi bërë privatisht dhe nuk kemi pasur ndonjë obligim. Si këshillë nga Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë që në rast se ka ndonjë alarm apo diçka të tillë, të izolohen apo të marrim vendime vetë klubet, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur të infektuar”, thotë Zymberi.

Sipas tij, testimi i shpeshtë do të ndikonte keq në gjendjen emocionale dhe psikike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  Arritja e marrëveshjes Kosovë- Serbi/ Vjen reagimi nga Yuri Kim: Hap i madh për paqen dhe prosperitetin në Ballkan

LEXO EDHE:  Spaho: Dekriminalizimi brenda afateve, ndryshe kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve vendore

“Ndoshta për shëndetin do të ishte mirë, por sigurisht në anën psikologjike ose në anën emocionale të lojtarëve, nëse do të bëhej një testim në çdo ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, mendoj se do të ishte një gjendje e rënduar psikologjike. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte një barrë shumë e madhe në rast të testimeve. Por, sigurisht, për shëndetin e të gjithë neve në komunitetin e futbollit, ndoshta do të ishte më mirë”, thotë Zymberi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka rekomanduar të bëhen teste për COVID-19, në mënyrë që pandemia të mbahet nën kontroll.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se të gjitha klubet kanë mundur t’i testojnë futbollistët e tyre dhe stafin në IKSHPK.

“IKSHPK-ja u është përgjigjur gjithmonë pozitivisht federatave të sporteve në Kosovë për të testuar sportistët që kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në nivele ndërkombëtare, por edhe në garat nacionale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit te sportistët”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid/ Kosova regjistron 11 viktima dhe 364 infektime

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të dielën në Kosovë 11 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 364 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,501 mostrave.

Kjo nënkupton që 10.3 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 18 prill janë shëruar 529 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,433.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Polici i jep fund jetës, vetëvritet në mes të rrugës

LEXO EDHE:  SHBA nis lëvizjet/ Palmer urdhër të prerë për bisedimet Kosovë-Serbi

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit./ REL

LEXO TE PLOTE