LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma "nuk zë mend"/ Shkel ligjin në televizion kombëtar

15 Shkurt 2021, 19:51, Politikë CNA
Grida Duma "nuk zë mend"/ Shkel ligjin në televizion

Grida Duma është një nga ish-deputetet dhe anëtaret e Partisë Demokratike, që është parë më shumë në publik duke shkelur ligjin për parandalimin e përhapjes së Coviv-19.

Disa herë CNA.al ka raportuar se Grida Duma shfaqet në publik pa maskë dhe duket se refuzon ta mbajë atë edhe kur ka grumbullime.

Mirëpo sot ish-deputetja ka shkelur ligjin hapur në një televizion kombëtar.

Demokratja ka qenë e ftuar në emisionin ?Jashtë loje? në Top News, ku ka folur për jetën private dhe për atë politike.

Duma e ka zhvilluar intervistën brenda një makine, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë pa maskë edhe pse me moderatoren nuk kishin më shumë se 50 centimetra largësi, dhe ndonëse ligji parashikon se pa maskë në një makinë mund të qëndrojnë vetëm persona të së njejtës familje.

Ndërkohë, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ish-deputetja u shfaq pa maskë krah Lulzim Bashës dhe kolegëve opozitarë, teksa kryetari i PD-së po prezantonte kandidatët e tij për deputetë./ CNA.al

Nuk mund ta fshehë bukurinë poshtë një maske/ Grida Duma ?i del nga duart? Bashës

Lajmet e fundit nga