LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati për zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron PS, PD dhe LSI

15 Shkurt 2021, 11:32, Politikë CNA
Gati për zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron PS, PD dhe LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 partitë e fundit për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se KQZ sapo ka regjistruar PArtinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Partitë kishin bërë më herët kërkesë për t?u regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë afati i regjistrimit për partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit, ishte deri në 14 shkurt.

Partitë e para që u regjistruannë KQZ pak ditë më par ishin, PDIU e Shpëtim Idrizit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Ora e Shqipërisë e deputetit Zef Shtjefni, Aleanca Demokratike Shqiptare e Eduart Abazit, Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhanit, Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar e deputetit Kostaq Papa dhe Partia e Reformave Demokratike e Krenar Rrycit./CNA.al

Lajmet e fundit nga