LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ “Bën shumë nxehtë”, hidhen në “kosh” 3 milionë USD për sheshin kryesor në Berat

15 Shkurt 2021, 20:38, Denoncim CNA
Fiks Fare/ “Bën shumë nxehtë”, hidhen në

Rilindja Urbane në Berat ka zgjatur vetëm 6 vite. Sheshi kryesor ?Teodor Muzaka? po ribëhet nga e para, pasi projekti i parë ishte ?shumë i nxehtë?. Emisioni investigativ ?Fiks Fare? faktoi nëpërmjet dëshmive dhe dokumenteve se miliona USD janë hedhur ?në kosh?, pasi gurët e vënë në vitet 2014-2016 në Berat çlironin një nxehtësi për banorët, kalimtarët apo edhe turistët

Sipas dokumenteve, projekti filloi në vitin 2014, një investim prej 3 milionë USD. Filluan punimet për pedonalen në bulevardin ?Republika? dhe sheshit ?Teodor Muzaka? në Berat. Sipas faqes së kryeministrisë në atë kohë, ?po realizohet projekti për rikonceptimin tërësor të hapësirës publike?. Në vitin 2016, sheshi dhe pedonalja përfundoi dhe u bënë funksionale. Madje, kryeministri Edi Rama, në disa dalje publike, tha se projekti nuk është vetëm i bukur, por krijon edhe vende pune, sjell para në Berat. Por, 5 vite më pas, pjesa kryesore e këtij projekti do të ribëhet! Sërish, me një financim prej rreth 3 milionë dollarëve, do të bëhet parkimi nëntokësor dhe sheshi.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se ?e pata thënë pse të mos e bëjmë një parkim?. Por, u justifikua se në 2014 projekti ishte bërë.

Dokumenti i Bashkisë: Degradoi, është i nxehtë

Por, përse ky investim 3 milionë USD nuk pati jetëgjatësi?! Në dokumentet e tenderit të ri, është edhe ky dokument ?RAPORTI I PERGJITHSHEM TEKNIK?. Sipas këtij dokumenti, ?qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti do të jetë rehabilitimi i sheshit ?Teodor Muzaka? si dhe zgjidhja e parkimit. Projektuesit e Bashkisë së Beratit kanë analizuar në këtë dokument edhe gjendjen ekzistuese. Sipas tyre, gjatë studimit të gjendjes ekzistuese u evidentuan problematikat kryesore që kanë nevojë të trajtohen në këtë projekt, ku më kryesorja ishte degradimi në pjesë të ndryshme përgjatë viteve. ?Degardimet janë për shkak të cilësisë së dobët të punimeve të mëparshme, ku evidentohen prishja e shtresave të tij. Sheshi gjatë ditës nuk është i frekuentuar, për shkak të nxehtësisë që ai emëton në mjedis, mungesës së gjelbërimit dhe mobilimit urban? thotë Bashkia e Beratit. Dhe, arsye sekondare është mungesa e vendeve të parkimit përreth. Pra, vetëm 5 vite më pas, do të duhen miliona euro të tjera për ta bërë funksional!

Punime të dobëta apo nevoja për parkim për privatët?

Krahas sheshit ekzistues, po rehabilitohen edhe pjesë të tjera afër bizneseve private apo edhe të lulishtes. Projektet e para të Rilindjes Urbane në Berat u realizuan në vitet 2014 ? 2016. Megjithëse kishte disa oponenca sporadike se këto sheshe nuk do të ishin funksionale, sërish u realizuan. Por, vite më pas, vetë institucionet vendore e pranuan se sheshet ishin ?të nxehta?. Një nga firmat fituese të projektit të parë, G.P.G Kompani, mohon që të ketë bërë punime të dobëta. ?Nuk prek pjesën tonë. Ne e kemi pasur nga Turizmi në drejtim të Komisariatit? tha administratori i G.P.G Kompani, ndërsa pohoi se sheshin ?Teodor Muzaka? e kishte bërë një kompani tjetër.
Por, pavarësisht se në këto tendera u shpenzuan plot 3 milionë USD, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tjetër garë disa muaj më parë, ku akordoi 396.954.625 lekë të rinj. Fitues u shpall kompania ?Agi Kons? me një vlerë prej 270.205.893. Në tender kanë marrë pjesë 19 firma ose bashkime operatorësh, ku 15 prej tyre u s?kualifikuan. Oferta më e ulët në këtë tender ka qenë 225 964 943 lekë, ofertë e cila u s?kualifikua.

Sipas dokumenteve të tenderit, të cilat kanë edhe fotografi dhe skica, projekti i ri prek pjesën më të madhe të sheshit kryesor. Por, ai është zgjeruar edhe në pjesë të tjera. Madje, edhe afër dy hoteleve që po ndërtohen nga privatët.

Nënkryetari i Bashkisë: I nxehtë? Lapsus?

Fiks Fare bisedoi edhe me z.Luçiano Bojaxhiu, nënkryetar i Bashkisë së Beratit. Ai tha se projekti i parë nuk u mirëmbajt, pasi në atë shesh janë bërë evente të ndryshme. Me kalimin e viteve, pllakat e gurit janë degraduar, ndërsa ai këmbënguli se arsyeja e bërjes së një sheshi të ri ishte nevoja për parkim. Pyetjes se, në dokumente shkruhet se projekti i 2014-ës ishte shumë i nxehtë, Bojaxhiu tha se ishte lapsus, ndërsa evidentoi se aktualisht projekti do të zgjerohet. Ai tha se është e vërtetë se projekti i dytë prek të parin, por tha se ?e prek vetëm 25 %?.
Gazetarët biseduan edhe me inxhinierin Sazan Guri, me origjinë nga Berati, një ndër kritikët e projektit të parë. Ai tha se projekti i parë i vitit 2014 nuk është zbatuar siç duhet. ?Ndryshuan llojin e gurëve. I morën nga Mali i Tomorit, por gurët emëtonin nxehtësi deri në 10 gradë më tepër përgjatë 6 muajve me diell. U zbatua shumë keq. Shkelja e dytë është kohëzgjatja. Si ka mundësi që një projekt të zgjasë vetëm 6 vite?! Në Romë projektet janë nga 1000 apo 2000 vjeçarë. Dhe ta prishësh dhe ta ribësh nga e para? thotë Guri.

Lajmet e fundit nga