Connect with Us

“Dy muajt që vijnë do të jenë më të rëndë”/ Koraqi: Ja pse po rritet numri i të infektuarve

Sociale

“Dy muajt që vijnë do të jenë më të rëndë”/ Koraqi: Ja pse po rritet numri i të infektuarve

Publikuar

-

Karantinim total?/ Mjeku tregon masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e Covid

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ka folur lidhur me situatën e Covid në vend/

Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Koraqi u shpreh se shtimi i rasteve me koronavirus mund të ketë ardhur dhe për shkak të pranisë së mutacioneve në vend, edhe pse kjo gjë ende nuk është konfirmuar.

“Në radhë të parë është rrjedhojë e festave të fundvitit, por janë larguar shumë festat kështu që pasoja e këtyre ka ardhur duke u amortizuar. Nga ana tjetër janë dhe në një farë mase mosrespektimi i masave për parandalimin por nga ana tjetër do të thoja, është akoma e pavërtetuar, por nuk e përjashtoj mundësinë e pranisë së mutacioneve të Sars cov 2 të cilat kanë një përhapje më të madhe se sa origjinali.”, u shpreh ai.

Ai tha se moti i ftohtë e rëndon pandeminë dhe për shkak të virozave të tjera. Koraqi shtoi se mutacioni i përhapur në Britani nuk tregon shenja të humbjes së shijes apo nuhatjes, ndërsa theksoi se dy muajt që vijnë do të jenë më të rëndë.

LEXO EDHE:  “Ka koronavirus por ka dhe koronandërtues”/ Artan Hoxha publikon fotot dhe ironizon

Sipas tij, rënie të rasteve do të shihen nga fundi i Marsit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni zgjedhur bregdetin për të kaluar ditën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, edhe dita e sotme parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës.

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

LEXO EDHE:  “Jini të kujdesshëm çdo ditë”/ Manastirliu tregon tre shenjat kryesore të koronavirusit

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

LEXO EDHE:  126 të shëruar në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 19 raste të reja

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 25 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  126 të shëruar në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 19 raste të reja

LEXO EDHE:  126 të shëruar në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 19 raste të reja

Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë

 

LEXO TE PLOTE