Connect with Us

Covid merr me radhë socialistët/ Infektohet një tjetër ministre

Aktualitet

Covid merr me radhë socialistët/ Infektohet një tjetër ministre

Publikuar

-

Akuza për plagjiaturë/ Flet ministerja së ardhshme të arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan…

Infektohet me Covid ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ministrja ka bërë me dije se është karantinuar duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve.

“Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Kushi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me COVID-19 në botë drejt rekordeve të reja

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

LEXO EDHE:  Kryemadhi uron Krishtlindjen/ Heshtje e detyruar nga pandemia! Mos kini frikë

LEXO EDHE:  12 javë pandemi/ Manastirliu bën bilancin: I kemi një borxh mjekëve

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plane për fundjavën?/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme nuk pritet të ketë surpriza sa i përket motit.

Pritet një ndërhyrje e kthjellimeve dhe vranësirave. Gjatë orëve të mesditës sipas Meteoalb pritet të ketë një shtim të vranësirave ndërkohë që herë pas here do të ketë reshje shiu, madje në disa zona pritet shtrëngata.

Temperaturat do të jenë të ulëta. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE