LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çfarë do ndodh me PD kur të vdes Berisha”/ Spahiu komenton zgjedhjet në Kosovë, ironizon Bashën

15 Shkurt 2021, 09:09, Aktualitet CNA
“Çfarë do ndodh me PD kur të vdes Berisha”/ Spahiu

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë, ku hoqi dhe një paralele me politikën në Shqipëri, ku ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha.

Pas dorëzimit të stafetës nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, Basha nuk i ka sjellë asnjë fitore PD.

Ndërkohë që në Kosovë zgjedhjet i fitoi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Spahiu tha se pas vdekjes së Ibrahim Rugovës partia e tij u katandis si mos më keq, duke shtuar se imagjino se çfarë do të ndodhë me PD kur Berisha të mos jetë më në këtë jetë.

Ndërsa sa i takon rezultatit, ish kreu i AK tha se në Kosovë humbësi e njohu rezultatin dhe uroi fituesin, ndërsa sipas tij në Shqipëri do të vazhdojë akoma avazi, ku humbësi nuk do e njohë fitoren e kundërshtarit dhe as nuk do ta urojë.

?Fatkeqsisht pas vdekjes Ibrahim Rugovës, partia e tij nga 80% u katandis dje 13%. Imagjinoni çdo ndodh me Partinë Demokratike pasi të mos jetoj Sali Berisha.
Gjithsesi dje në Kosovë humbësit e njohën rezultatin dhe i uruan fituesit VV. Në Shqipëri do vazhdoj avazi?, shkruan Spahiu./CNA.al

Lajmet e fundit nga