Connect with Us

Vetëvendosja drejt fitores/ Nazarko: Ja tre sfidat që do të ketë partia fituese në qeveri

Aktualitet

Vetëvendosja drejt fitores/ Nazarko: Ja tre sfidat që do të ketë partia fituese në qeveri

Publikuar

-

Vetëvendosja drejt fitores/ Nazarko: Ja tre sfidat që do të ketë partia fituese në qeveri

Analisti Mentor Nazarko ka folur për zgjedhjet në Kosovë dhe avantazhin e thellë të Vetëvendosjes që po e çon drejt fitores.

Nazarko thotë se Vetëvendosje në rast se fiton zgjedhjet dhe do të krijojë qeveria ka 3 sfida të rëndësishme.

Gjatë një interviste për “News24” ai tha se formimi i qeverisë, Presidenti dhe dialogu me Serbinë janë 3 sfidat e rëndësishme dhe për Nazarkon ndërkombëtarët do të sigurohen që Vetëvendosja jep garanci që i realizon këto.

Për Nazarkon, vetëm në këtë rast ndërkombëtarët mund të favorizojnë kombinacionin Kurti-Osmani në qeveri teksa

“Sado që duket që ky rezultat prodhon stabilitet, nuk është e sgiurt. Në një bisedë të mëparshme krahasoja sfidat e qeverisë, për të futur fijen në tre gjilpëra. Nuk është vetëm qeevria, por edhe Presidenti dhe dialogu me Serbinë. Me një përpjekje inteligjente LVV ka thënë që dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qytetarëve. Dialogu është prioritet i SHBA dhe BE. Pavarësisht metodës që do ndjekin, duan ta mbyllin këtë vit.

Unë imagjinoj që dialogu duhet të përballet nga një shumicë e qëndrueshme. Çdo marrëveshje i duhet 2/3 e parlamentit. Janë 3 detyrime të fuqishme që e presin çdo parti fituese.

Për këtë ndërkombëtarët mendoj do bëjnë shestimet e nevojshme, për të dhënë dritën jeshile, nëse vetëvendosje është në gjendje të fusë fijen e perit në 3 gjilpërat njëherësh.

LEXO EDHE:  Harxhi mesazh demokratëve/ “Ta kthejmë PD-në në shinat ideologjike të djathta”

A është gati të mbyllë dialogun këtë vit. A është gati për kompromis me Presidentin. Vetëm nëse Vetëvendosja jep garanci, atëhere bashkësia ndërkombëtare mund të favorizojë këtë kombinacion. Kurti- Osmani, kjo e fundit si Presidente, për një mandat 4-vjeçar. Edhe mobilizimi i partive të tjera, për të penguar LVV në misionin e saj. Apo zgjedhjet e reja që janë të mundimshme dhe një papjekuri e një shteti të ri.

Bashkësia ndërkombëtare është e lodhur me Kosovën. Fatkeqësisht që nuk perceptohet në Kosovë. Është krijuar iluzioni se administrata Biden do të sjellë mirë për Kosovën. Nuk e lexoj kështu. Po ashtu përmbyllja e dialogut me Serbinë është i lidhur me vizat. Nëse në administratën Trump ishin amerikanët që ndërmjetësonin. Mund të kemi një skenar tjetër, që administrata Biden rifut europianët në skenë. Kurti e ka luajtur këtë lojë, kur hoqi Grenell dhe futi Borrell dhe Lajçak. Mund të kemi një skenar që europianët të jenë violinë e parë në negociata, dhe amerikanët mbështesin.

Kosova është mësuar më lëvizjen e lirë. Sot Kosova ka regjimin më të egër nga bota, është e izoluar nga ndërkombëtarët. Në kushtet e izolimit krijohet një frustrim i tmerrshëm. Në rast se Kurti del kundër perëndimit, ka pasur arsye të fortë”, tha Nazarko./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Grisja e fletëve të votimit nga Opozita/ Lindita Nikolla e prekur: Po votohej një zonjë

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” Nga Luan Rama, ku mes të tjerash është pyetur dhe si u ndje kur opozita grisi fletët e votimit kur ajo u votua si kryetare.

Nikolla tha se është ndjerë ligshtë dhe se ishte një skenë jo etike edhe pop o votohej një zonjë.



 “Jam ndjerë shumë ligshtë kur pashë kolege deputete që grisnin fletët e votimit, që janë votuar nga populli për t’i përfaqësuar dhe që duhet ta tejkalojnë këto skena në raport me votën. Së dyti kjo ishte një skenë jo etike duke e grisur dhe duke e hedhur, edhe pse po votohej një zonjë.  

E deshi edhe fati që e para që e bëri këtë veprim ishte një zonjë, por besoj se edhe koleget e mia kanë qenë të trysnuara dhe në presion për të kaluar në një akt të tillë. Unë uroj që akte të tilla të jenë të pakta sepse duhet etikë dhe komunikim. Vota kundër mund të shprehej qartë në kuti.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gafa për Kosovën dhe Porti i Durrësit/ Ristani ‘i nxjerr bojën’ Grida Dumës: Si është katandisur PD!

Publikuar

-

Nga

‘Gara blic po i afrohet fundit”/ Ristani ‘shkund’ Bashën, i kujton statutin e partisë

Nënkryetarja e PD,  Grida Duma ka shokuar sot në një intervistë televizive ndërsa ka folur për Kosovën.

Duma u shpreh se Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.

Kjo gafë e nënkryetares së Bashës është komentuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

I ftuar në Syri tv, ai tha se është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.



“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t’i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës”, u shpreh Ristani./CNA.al

LEXO EDHE:  Video-Njësia Speciale zbarkon në Mitrovicë/ Katër të arrestuar për vrasjen e Ivanoviçit

LEXO EDHE:  Përditësimi i fundit/ KQZ tregon si paraqitet rezultati në rang vendi

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE