LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu publikon foton domethënëse/ Infermieri i vjen në ndihmë të moshuarës në Lekbibaj

14 Shkurt 2021, 19:48, Aktualitet CNA
Manastirliu publikon foton domethënëse/ Infermieri i vjen në

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, stafi mjekësor ndodhet në shërim të qytetarëve.

Infermieri Admir Qehaja ka ndihmuar sot nënë Lenën nga fshati Lekbibaj i Tropojës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foto të infermierit me nënë Lenën dhe tregon se në të gjitha zonat ku ka pasur vështirësi nga bora, ekipet shëndetësore i kanë shërbyer qytetarëve në banesë.

?Infermier Admir Qehaja i ka ardhur në ndihmë sot nënë Lenës, të moshuarës afro të 90-ave, e cila jeton e vetme në fshatin Tetaj, në Lekbibaj të Tropojës.

Nga Lezha, në Bulqizë, Pukë, Tropojë, Korçë e në të gjithë zonat ku ka patur vështirësi si pasojë e motit, ekipet tona mjekësore kanë shërbyer 24/7, edhe në banesë, për t?ju përgjigjur nevojave të qytetarëve?, shkruan Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga