LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LVV reagon pas përfundimit të zgjedhjeve/ Thirrje qytetarëve: Të mos festojmë në sheshe

14 Shkurt 2021, 20:25, Kosova & Bota CNA
LVV reagon pas përfundimit të zgjedhjeve/ Thirrje qytetarëve:

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

LVV-ja falenderon qytetarët për pjesëmarrjen në votim, por i kërkon atyre të mos grumbullohen në shesh, për shkak se jemi në situatë pandemike.

Kjo thirrje vjen pasi disa mbështetës të kësaj partie u mblodhën për të festuar fitoren edhe pse akoma nuk janë numëruar votat.

?Të mos festojmë në sheshe por në familjet tona. Falenderime për qytetarët që morën pjesë në zgjedhje. Me rëndësi të mos dalim në sheshe për shkak të pandemisë. Procesi i numërimit të votave është shumë i rëndësishëm,? deklaroi LVV-ja ne daljen e pare publike pas përfundimit te zgjedhjeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga