Connect with Us

Kosova në zgjedhje/ Mbi 1 milion e 794 mijë qytetarë vendosin sot për qeverinë e re

Kosova & Rajoni

Kosova në zgjedhje/ Mbi 1 milion e 794 mijë qytetarë vendosin sot për qeverinë e re

Publikuar

-

Kosova në zgjedhje/ Mbi 1 milion e 794 mijë qytetarë vendosin sot për qeverinë e re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

“KQZ njofton se sipas planifikimeve në orët hershme, dhe në kohë është shpërndarë materiali i ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.

LEXO EDHE:  As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re të Kosovës

Elezi tha se janë rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar procesin zgjedhor.

KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata në Kosovë/ Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë dhe nga një rast në Kaçanik dhe Mitrovicë.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,678 mostrave. Shifra prej 113 i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Përqindja e rasteve pozitive është më e lartë se një ditë më parë, kur ishte 3%.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 316 pacientë u shëruan nga koronavirusi. Shifrat e sotme e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 106,651, të viktimave në 2,217 dhe të të shëruarve në 98,539. Raste aktive aktualisht janë 5,895.

LEXO EDHE:  Erla Mëhilli kritikon Bashën/ “Është minus 60 mijë vota nga 2013”

LEXO EDHE:  Vaksinat anti Covid/ Mjeku: Qeveria duhet të fliste me më shumë prodhues

Në Kosovë, të mërkurën, nisi edhe faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit, që përfshin personat 65-79 vjeç. Po sot, Kosova siguroi mbi 38,000 doza të vaksinave nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shpërndarja e vaksinave AstraZeneca, sipas UNICEF-it, do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës.

Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranon nga program COVAX, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Të mërkurën ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar te salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.

Niman Bardhi, koordinator për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se rradhët e qytetarëve janë krijuar pasi nuk është përcjellë mesazhi në mënyrë të duhur që kjo grupmoshë do të vaksinohet në komunat përkatëse nga data 15 maj.

LEXO EDHE:  Zyrtari gjerman “shuplakë” qeverisë/ Stop blerjes së votës

LEXO EDHE:  Vaksinat anti Covid/ Mjeku: Qeveria duhet të fliste me më shumë prodhues

“Është e pamundur që këtë grupmoshë ta kthejmë mbrapa dhe kjo është arsyeja që është mbipopulluar salla 1 Tetori. Në vend që të presin datën 15 dhe të vaksinohet në komunat e tyre, të gjithë kanë ardhur në sallën 1 Tetori”, tha Bardhi.

Sipas planit shtetëror, vaksinimi në Kosovë është ndarë në tri faza.

Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Në fazën e parë, që ka nisur në fund të marsit, janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima dhe 49 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan, ndërsa një në Prishtinë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,494 mostrave.

Shifra prej 49 i bie që 3 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 346 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,538, i viktimave në 2,213 dhe i të shëruarve në 98,223.

LEXO EDHE:  Mbledhja e ID të stafit spitalor në Peshkopi/ Alibeaj: Skemë kriminale, aty ku ndodhi “tërmeti” i vjedhjes së votave

LEXO EDHE:  Mbledhja e ID të stafit spitalor në Peshkopi/ Alibeaj: Skemë kriminale, aty ku ndodhi “tërmeti” i vjedhjes së votave

Raste aktive aktualisht janë 6,102.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë dhe javën e kaluar, Kosova ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax. REL

LEXO TE PLOTE