Connect with Us

“Do ndalim abuzimet dhe koncesionet”/ Këlliçi tregon problemin serioz në Shqipëri

Politikë

“Do ndalim abuzimet dhe koncesionet”/ Këlliçi tregon problemin serioz në Shqipëri

Publikuar

-

“Do ndalim abuzimet dhe koncesionet”/ Këlliçi tregon problemin serioz në Shqipëri

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Kombinatit, nga ku ka deklaruar se emigracioni masiv i të rinjve është kthyer në një problem serioz dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në plakjen e popullsisë.

Përmes një postimi ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi, çshprehet se PD do t’iu ofrojë më shumë motivim të rinjve, duke shtuar se në planin e tyre përfshihet ulja e taksave dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Zona pranë ish zjarrfikëses në Kombinat jeton ditët e saj më të zymta. Problem kryesor është zhvendosja e banorëve nga tërmeti dhe emigracioni masiv i të rinjve.

Për herë të parë në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje. Popullsia po plaket dhe ne duhet të veprojmë urgjentisht. Nuk ka më kohë për të humbur.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta themeluesi i PD

Të rinjtë kërkojnë motiv për të qëndruar në Shqipëri. Programi ynë ka familjen dhe të rinjtë në fokus. Ne do të ulim taksat për t’i dhënë mundësi ekonomisë dhe bizneseve të rimëkëmben. Vendi ka mjaftueshëm burime natyrore dhe njerëzore për të qenë i barabartë me vendet e rajonit. Kjo është e mundur. Do të ndalim abuzimet multimilionëshe me konçensione dhe PPP. Aty gjenden paratë e vjedhura. Ato para janë tuajat! Shqipëria është e juaja!

Bashkohemi që Shqipëria të fitojë”, shkruan Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Foto-“Rikthehet” Fazlic pas fitores së Bashës/U prefsh në paqe PD

LEXO EDHE:  Nga Bledi KASMI/Dështimi i negociatave për të blerë kauzën e votës



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Koha që Basha të sjellë fitoren e PD

LEXO EDHE:  Kolona e pestë e Soros në PD

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  Gjykata rrëzon përsëri Bashkinë e Tiranës/ Gjobitja e PD për protestat, e paligjshme

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta themeluesi i PD



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE