LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balluku i përgjigjet Andi Bushatit/ E turpshme, njerëz të famshëm bëjnë thirrje për urrejtje

14 Shkurt 2021, 15:44, Aktualitet CNA
Balluku i përgjigjet Andi Bushatit/ E turpshme, njerëz të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur analistit Andi Bushati, i cili tha se jemi një shtet sh*rdhatë, reagim i cili u shoqërua me mllefin e tij për shkak se ministrja u shfaqe e hipur ne borëpastruese.

Balluku nga ana tjetër u shpreh se ajo do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë nëse është nevoja, ndërkohë ajo shtoi se është e turpshme sesi njerëz që kanë zë si Andi Bushati i bëjnë thirrje qytetarëve për urrejtje.

?As nuk më rëndon të qëndroj te borëpastruesja, as më rëndon të qëndroj në akset ku ka probleme. Edhe ata burra që kanë qenë me mua në aksin Lezhë. Por nuk është koha për të bërë politikë. Kam qenë bashkë me qytetarët deri në të gdhirë. Jemi futur bashkë edhe në kafe për të diskutuar si ta zgjidhim.

Aksi ka qenë i zënë për shkak të stuhisë. Borëpastrueset kanë qenë aty nga momenti i parë. Problematika nuk ka qenë të borëpastruesja. Por te automjetet e prishura. Ka qenë prishja e tyre që ka bllokuar rrugën.

Është e turpshme sesi njerëz që kanë zë, si përshembull Andi Bushati të bëjnë thirrje për urrejtje. Nuk e di nëse Bushati do të arrijë ta bëjë më mirë këtë punë sesa ato burra që punuan mbrëmë. Megjithatë i falenderoj qytetarët për mirëkuptimin e tyre. Ju lutem mos i përdorni mjetet nëse nuk është e nevojshme. Nga nesër presim që të ulen më shumë. Mund të shkojë deri në -24 gradë në Veri.? deklaroi Balluku.

Debati filloi mbrëmjen e djeshme, për shkak të bllokimit të shumë mjeteve në Lezhë si pasojë e një stuhie të madhe që pushtoi vendin, reshjeve të dëborës dhe aksidenteve në rrugë. Bushati deklaroi se ka për orë të tëra i bllokuar dhe askush nuk ka shkuar për ndihmë, madje asnjë borëpastruese./CNA.al

Lajmet e fundit nga