LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambulanca del nga rruga/ Humb jetën e sëmura me Covid që po transportohej drejt Tiranës

14 Shkurt 2021, 07:30, Kronika CNA
Ambulanca del nga rruga/ Humb jetën e sëmura me Covid që po

Një e moshuar me COVID ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ambulanca me të cilën udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Ambulanca ishte nisur nga Saranda  drejt Tiranës duke transportuar të moshuarën Arziko Shehu, e cila ishte infektuar me COVID dhe do të shtrohej në një nga spitalet COVID në kryeqytet.

Drejtuesi i ambulancës I. D., 51 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën 71-vjeçarja.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga