Premier Liga
VIDEO/ Liverpuli humb “trenin” titull, skuadra e Jurgen Klopit bie në transfertë nga Leisteri

Liverpuli ka humbur “trenin” për titullin kampion. “The Reds” janë mposhtur me përmbysje në “King Power Stadium” nga skuadra e Leisterit me rezultatin 3-1.
Shifrat u hapën në minutën e 67′ ku Mohamed Salah realizoi golin e parë të takimit, baraspesha u rikthye në minutën e 79′ me autor Medison. Leister përmbys rezultatin në minutën e 81′ me Xhimi Vardin dhe goli i vulosjes së këtij takimi ishte në minutën e 81′ me autor Berns.
Me këtë sukses “dhelprat” ngjiten në vendin e dytë, ndërsa Liverpuli në vendin e katërt, -10 pikë nga Mançester Siti e vendit të parë.