LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tomini: Edhe ata që e kanë kaluar Covid-19, të ekspozuar ndaj varianteve të reja

13 Shkurt 2021, 08:45, Sociale CNA
Tomini: Edhe ata që e kanë kaluar Covid-19, të ekspozuar ndaj

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se edhe ata që e kanë kaluar Covid-29 janë të ekspozuar ndaj varianteve të reja.
Ajo apeloi për respektim rigoroz të masave parandaluese deri sa të arrijmë imunitetin e tufës.

?Nga database ka rezultuar që janë prekur për së dyti herë. Është e vështirë të bësh një ndarje. ISHP përkundrejt personave që kanë shfaqur shenja klinike rishtas, mostrat e dyshimta janë përfshirë brenda pakos së dërguar në laboratorët e referencës. Edhe ata që kane kaluar Covid duhet të kenë kujdes njësoj si ata që nuk janë prekur. Mutacioni i virusit të bën të jesh i ekspozuar sërish, që duhet të respektojnë rigorozisht masat deri sa të arrijmë imunitetin e tufës që jemi larg?, u shpreh Tomini për A2.

E pyetur për fushatën elektorale dhe zbatimin e masave anticovid, Tomini thkesoi se politka duhet të japë e para shembullin e saj, por edhe secili prej nesh duhet të respektojë ligjin.

?Edhe politika duhet të japë një model të dyfishtë, dhe secili nga ne jep modelin individual dhe secili prej nesh jep shembullin e tij. Kushdo të respektojë ligjin dhe ligji të jetë njësoj për të gjithë?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga