LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me dallimet partiake/ Për të legalizuar shtëpinë duhet të deklarohesh PS-ist deri te brezi i shtatë

13 Shkurt 2021, 19:26, Politikë CNA
Skandali me dallimet partiake/ Për të legalizuar shtëpinë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës “Misto Mame” dhe ata që banojnë në zonën e njohur si KMY.

Sipas tij, edhe në këtë zonë po bëhen padrejtësi në procesin e legalizimeve të banesave, që bëhen me dallime partiake.

Për të legalizuar shtëpinë këtu duhet të deklarohesh PS-ist deri te brezi i shtatë, deklaron ai.

‘Sërish në Yzberisht me banorët e zonës “Misto Mame” dhe ata që banojnë në zonën e njohur si KMY.

Edhe këtu telashe të mëdha e padrejtësi në procesin e legalizimeve të banesave, që bëhen me dallime partiake. Infrastrukturë e mjerueshme. Për të legalizuar shtëpinë këtu duhet të deklarohesh PS-ist deri te brezi i shtatë. Edhe po s’pate dëmtime nga tërmeti, mjafton të jesh PS dhe mund të përfitosh nga rindërtimi. Banorët flasin me emra të përveçëm e me fakte për militantë të pushtetit që kanë përfituar padrejtësisht nga fondi i vjedhur i rindërtimit. Rroftë sebepi i tërmetit për të bërë para në kurriz të fatkeqëve që presin.

Një mësues theksonte se arsimtarët monitorohen nga struktura të PS, në rast se do guxonin të merrnin pjesë në takime me banorë të revoltuar kundër qeverisë. Një diktaturë që punon nën rrogoz. Kjo frymë përçarëse në “tanët e të botës” do të marrë fund më 25 prill!

Boll me përçarje! Shqipëria ka mbetur në vend-numëro me Edi Ramën.’/CNA.al

Lajmet e fundit nga