Showbizz
Rita Ora gëzon shqiptarët/ Shfaqet me veshje tradicionale në klipin e ri

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar klipin e saj më të ri, “Big”. Klipi i saj tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve duke i bërë të ndihen edhe më krenar për këngëtaren e cila po ndan gjithnjë e më shumë detaje nga vendi i saj me botën.
Në klip, Rita shfaqet e veshur me veshje tradicionale shqiptare të krijuara nga stilisti i njohur Vladrin Sahiti.
Në një intervistë për “Prive”, Rita ka treguar më shumë për këngën “Big “ dhe arsyen pse performoi me veshje tradicionale shqiptare në klip.
“Fillimisht kur më erdhi ideja për të bërë mini-albumin doja të kisha një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të përfaqësuar prjeardhjen time, gjë që gjithmonë e kam bërë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua dizajnet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai mori aq bukur gjithë esencën e kostumeve tradicionale, gjë që ishte perfekte për mua. Jam shumë falenderuese për ndihmën dhe që e bëri vizionin tonë të jetësohet”, është shprehur Rita.
Ndërkohë Rita u shpreh se në vitin 2021 do të jetë shumë aktive me projekte të reja në muzikë dhe kinematografi. Ajo ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.
“Hej Kosovë, urime Pavarësia! Të dua shumë, shumë! Shpresoj që të vijë shumë shpejt për të bërë një koncert me dashuri për ju. Më mungoni, shumë dashuri për të gjithë”, tha ndër të tjera Rita./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bjondina me format bombastike/ Fotot më të nxehta të Charlotte Dyson
Charlotte Dyson është një nga modelet më bombastike të rrjetit. Bjondina bukuroshe pëlqen më së shumti të pozojë para pasqyrës në dhomën e saj të...

Trupi i saj nuk ka koment/ Fotot më tërheqëse të modeles që jeton në Dubai
Allena është një nga modelet më të bukura të Instagramit. Ajo aktualisht po jeton në Dubai ku dhuron poza shumë seksi me bikini. Ajo pëlqen...