LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet e dendura të dëborës/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare

13 Shkurt 2021, 18:31, Politikë CNA
Reshjet e dendura të dëborës/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve

Nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

Lajmi u konfirmua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas saj, përkeqësimi i kushteve atmosferike, dhe reshjet e dëborës me intensitet të lartë, vështirësijnë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë pasi këto të fundit krijojnë probleme dhe pengojnë punën e borëpastrueseve.

Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën enjë moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.
Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës. Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete. Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare”, tha Balluku./CNA.al

Lajmet e fundit nga