LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ Pezullohen lundrimet Durrës-Bari

5 Shkurt 2020, 17:04, Kronika CNA
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet Durrës-Bari

Autoriteti Portual i Durrësit ka pezulluar përkohësisht lundrimet drejt Portit italian të Barit.

Mësohet se shkak për këtë është bërë motii i keq, i cili vë në rrezik udhëtarët.

Raportohet se konkretisht janë pezulluar lundrimet e tragetit ?Bari?, i linjës Durrës-Bari dhe i tragetit ?AF Marina?, i linjës Durrës-Bari.

Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, dy tragetet ishin parashikuar të niseshin nga qyteti bregdetar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

?Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë?, thuhet në njoftimin ku Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, për vonesat e krijuara./ CNA.al

Lajmet e fundit nga