Connect with Us

“Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi, të rrezikshme”/ Mjeku del me thirjen e fortë: Është jashtë logjike

Shëndeti

“Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi, të rrezikshme”/ Mjeku del me thirjen e fortë: Është jashtë logjike

Publikuar

-

“Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi, të rrezikshme”/Mjeku del me thirjen e fortë: Është jashtë logjike

Mjeku reanimator në QSUT, Artur Hatija, ishte I ftuar pasditen e sotme në ‘Kjo Javë’ ku ka folur për situatën e pandemisë.

Mjeku i njohur u shpreh se në spital shkojnë raste të agravuara, që kanë probleme kryesisht respiratorë.

Në spital paraqiten raste të agravuar dhe me probleme të shumta, sidomos respiratore. Kjo lidhet me ndjekjen në shtëpi. Ne e dimë se jo të gjithë pacientët e infektuar me Covid shkojnë në spital. Madje rekomandohet më shumë qetësia, qëndrimi në shtëpi.”

Por deri kur duhet të qëndrosh në shtëpi?
Janë disa parametra. Janë shumë të rëndësishme analizat, ajo e gjakut, treguesit e infeksionit, etj. Shqetësues është edhe oksigjeni, po ra nën 90 tregon situatën në të cilën ndodhet pacienti.

A mund të përballohet për një pacient në shtëpi, që ka nevojë për më shumë se një burim oksigjeni?
Është një risk i madh, mund të rrëshqasësh në keqtrajtim. Absolutisht që është e rrezikshme. Saturim në shtëpi mund të lejosh në rreth 90%, por duke marrë parasysh edhe parametrat e tjera. Sa herë merr frymë në minutë, si merr, sa vështirësi ka. Nëse pacienti strapacohet, ai është në stres fizik, psikologjik.

Si mund të ndihet një pacient që sheh se cdo ditë humb jetën dikush në spital?
Të sëmurët më rëndë janë në dhoma të veçanta. Në intubim pacientët janë në dhoma të mbyllura, të veçanta. E kemi hasur këtë problem ne, në vdekje të papritura brenda spitalit. Vdekje nga një komplikacion i madh, i papritur që i ndodh pacientit. Në këtë rast mund të ndodhin këto situata, që pacientët janë në një dhomë, por ne marrim masa që sa më pak të ndikojë kjo në gjendjen shpirtërore të pacientëve të tjerë në dhomë. Sa merr lajmin apo përgjigjen pozitive të tamponit, që aty fillon stresi për njerëzit. Kalon një periudhë qetësie, ajo qetësia para furtunës javën e parë, por pastaj vjen dita e shtatë, e tetë, dhe aty covid-i…

LEXO EDHE:  Vetëvrasjet e pacientëve/ Vasili shfrenon gjuhën ndaj Ramës / Derdimen, o idiot pa moral…

A është e vërtetë se meshkujt përjetojnë simptoma më të rënda?
Po, meshkujt mbi 50 vjeç kanë një reagim më të ashpër. Kjo do të shpjegohet më vonë, mbase pasi të mbarojë pandemia, me studime.

Me çfarë kurash trajtohen të sëmurët?

Oksigjeno-terapia është baza për 90% të pacientëve të hospitalizuar. Pjesa tjetër është mjekimi me likide, antibiotikë, etj., që vlerësohen në bazë të situatës.

Në banesa po përdoren antibiotikë…
Po, përdoren disa antibiotikë. Absolutisht që ka risqe nga kjo terapi. Është jashtë logjike, por kjo pandemi është vetë e jashtëzakonshme. Në të gjithë botën terapitë merren në shtëpi, po rekomandohet trajtimi në shtëpi, por këtu ka humbur diçka me sensin e masës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Pirja e dy kafeve dhe dy çajrave në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe demencës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sipas një studimi, pirja e dy filxhanëve me kafe dhe çaj në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e pësimit të goditjes në tru dhe demencës.

Studiuesit kinezë ndoqën 500,000 britanikë për më shumë se një dekadë, duke monitoruar shëndetin e tyre.

Njerëzit që pinin dy kafe dhe dy çaj ishin më pak të rrezikuar për të pësuar goditje në tru, sipas rezultateteve. Shanset e tyre për të zhvilluar demencë ishin 28 për qind më të ulëta.

Shumë studime kanë sugjeruar më parë se kafeja dhe çaji mund të ulin rrezikun e demencës. mPor disa gazeta kanë paralajmëruar se mbikonsumimi i pijeve të njohura mund të rrisë rrezikun.

LEXO EDHE:  Vaksinimi i detyrueshëm/ Studentët zgjedhin AstraZeneca

LEXO EDHE:  Vetëvrasjet e pacientëve/ Vasili shfrenon gjuhën ndaj Ramës / Derdimen, o idiot pa moral…



Një studim nga Australia i publikuar në korrik zbuloi se pirja e më shumë se gjashtë filxhanëve kafe në ditë i bën njerëzit 53 për qind më shumë të prirur të vuajnë nga demenca.

Disa ekspertë kanë vënë në dukje polifenolet në pijet e nxehta që gjenden gjithashtu në boronica dhe kakao, të cilat studimet tregojnë se mund të ulin rrezikun e kushteve neurodegjenerative.

Më shumë se 850,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë demencë, duke përfshirë një në gjashtë të moshës mbi 80 vjeç, e cila është shkaktuar nga një grumbullim jonormal i proteinave në tru, duke ndaluar funksionimin e duhur të qelizave nervore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse hani kokoshka çdo ditë?

Publikuar

-

Nga

Nëse jeni një adhurues i rregullt i kokoshkave, ka shumë gjëra rreth këtij ushqimi që ndoshta nuk i dini, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj.

Lexoni më poshtë disa prej përfitimeve.

Mund të shpëtoni nga kapsllëku.

Nuk është vetëm një ushqim i lezetshëm për tu shoqëruar kur shihni filma, mund të jetë një ushqim i shëndetshëm, por vetëm nëse nuk i zhytni kokoshkat në kripë dhe gjalpë. Një tjetër gjë interesante është se është e pasur me fibra.

Mund të ndiheni më pak të stresuar.

Ngrënia e kokoshkave jo vetëm që ndikon në formën fizike të një personi, por gjithashtu mund të kontribuojë në gjendjen e tij mendore. Kokoshka është një ushqim i pasur me karbohidrate dhe ka një indeks të ulët glicemik. Kjo mund të çojë në mbajtjen e niveleve të serotoninës dhe mund të ndihmojë në nivelizimin e disponimit tuaj. Kokoshkat mund të konsiderohen një karbohidrate komplekse .

LEXO EDHE:  Vjosa Osmani infektohet me koronavirus

LEXO EDHE:  Vetëvrasjet e pacientëve/ Vasili shfrenon gjuhën ndaj Ramës / Derdimen, o idiot pa moral…



Mund të keni një shans më të lartë për të mbetur shtatzënë.

Tani një funksion i tretë është bërë i popullarizuar sepse kokoshkat gjithashtu funksionojnë në rritjen e mundësive tuaja për të mbetur shtatzënë.

Shkencëtarët sugjerojnë se ngrënia e kokoshkave mund të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së ngjizjes tek meshkujt duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut. Ajo ka të bëjë gjithçka me një lëndë ushqyese të quajtur Arginine .

PMS-ja juaj mund të përmirësohet.

Ndonjëherë mund të ndiheni sikur keni milingona në pantallona kur keni PMS. Ndonjëherë edhe gjërat më të vogla janë aq irrituese. Lajmi i mirë është se kokoshkat në fakt mund të jenë gjëja që do t’i zhdukë këto simptoma të bezdisshme. Kokoshkat rritin serotoninën, hormonin e ndjenjës së mire./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 400 raste të reja me Covid, rritet numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1740 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 405 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Infektohen me Covid-19 dy infermierë në Korçë

LEXO EDHE:  Vetëvrasjet e pacientëve/ Vasili shfrenon gjuhën ndaj Ramës / Derdimen, o idiot pa moral…

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (21 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 405
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1740

Testime totale 1,370,352
Raste pozitive 196,393
Raste të shëruara 185,317
Raste Aktive 8,036
Humbje jete 3,040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4195
Fier 725
Gjirokastër 530
Berat 475
Shkodër 463
Durrës 415
Elbasan 365
Vlorë 314
Korçë 248
Lezhë 169
Dibër 73
Kukës 64

LEXO TE PLOTE