Connect with Us

Nga Miron Çako/ Tjetërsimi i Shën Valentinit dhe mesazhi i tij sot

Kultura

Nga Miron Çako/ Tjetërsimi i Shën Valentinit dhe mesazhi i tij sot

Publikuar

-

Nga Miron Çako/ Tjetërsimi i Shën Valentinit dhe mesazhi i tij sot

14 Shkurti, dita e kujtimit të Shën Valentinit festohet nga njerëzit nëpër botë si dita e të dashuruarve,por mund të themi pa e ekzagjeruar se nderimi i këtij shenjtori martir është tjetërsuar dhe nuk ka asnjë lidhje me festimet e njerëzve.  

Si qëndron e vërteta?

Në sinaksarët kishtarë ka shumë shenjtorë me emrin Shën Valentin, por për shenjtorin në fjalë mendohet se ishte një prift në Romën e viteve 269- 270 ps Krishtit, kohë kur Kisha Apostolike ishte duke pësuar persekutime të mëdha.

Në atë kohë përndjekje, detyra e Shën Valentinit si prift ishte të ndihmonte të krishterët përballë persekutimit pagan, që të të ruanin, besimin dhe moralin e lartë që feja e re e Nazaretasit po shfaqte në një shoqëri shumë të shthurur pagane, sidomos në Romë, kryeqytetin e perandorisë.

Në atë kohë perandoria Romake ishte në kulmin e degjenerimit deri në perversion, kjo gjendje jo vetëm ishte e ligjëruar, por edhe “hyjnizuar”. Paganët, pasionet e tyre shtazore seksuale, i kishin përjetësuar në figura perëndish, duke iu bërë statuja e tempuj. Aty kryhej prostitucion i “shenjtë” me prostitutat e tempujve. Thuhej se në atë kohë kishte më shumë prostituta se miza. Rënia morale ishte më e dukshme në aristokracinë e shoqërisë romake, pa përjashtuar perandorët. Përkundrazi, ata ishin të parët që dhanë shembullin e tyre me skandalet seksuale dhe homoseksuale. Perandorët, si Jul Çezari, benin një jetë tepër të shthurur, me harem jo vetëm me femra, por edhe me meshkuj. Marrëdhënia e tij homoseksuale me mbretin e Bithinisë, Nikodemin, ishte një nga skandalet më të mëdha të kohës së tij. Homoseksualiteti nuk ishte i huaj për njerëzit e asaj kohe, pasi të gjitha llojet e shtrembërimeve seksuale ishin të ligjëruara dhe të përhapura sidomos në shtresat e sipërme shoqërore. Madje homoseksualiteti ishte kaq i përhapur sa krijoi një problem demografik në uljen e lindjeve dhe vjetërsinë e popullsisë romake. Martesa ishte në krizë. Divorci ishte karakteristikë e ditës. Seneka thotë se në kohën e Neronit, gratë aristrokate i masnin vitet e tyre me burrat që ndërronin. Nga ana tjetër, gruaja e zakonshme ishte e pavlerë, më tepër shihej si plaçkë sesa si person. Këmbimi i grave ishte diçka e zakonshme qoftë edhe për shaka.

Lavdia e Krishtërimit si një fe e re brenda perandorisë ishte se në mes këtij ç’organizimi dhe shtazërie shoqërore, degjenerimi dhe perversioni moral, Kisha Apostolike, sipas mësimit të Zotit dhe apostujve, i`u përballë këtij degjenerimi dhe shatazërie me moralin e krishterë dhe ringriti institucionin e martesës nga humnera ku kishte rënë në poligami dhe perversion , rivendosi monogaminë  ashtu si ishte i krijuar në fillim nga Zoti me çiftin e parë Adamin edhe Evën ( Zanafilla 2 ) dhe ashtu si Zoti Jisu Krishti tha kur e pyetën për martesën :”Ai (Perëndia) që i krijoi që nga fillimi, i bëri ata mashkull dhe femër. A nuk e keni lexuar edhe që tha: ‘Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm”(Mateu 19:4, 5).

Jo vetëm kaq  por Kisha Apostolike e shenjtëroi dhe e lartësoi martesën, në misterin e madh, ashtu siç apostull Pavli e shikonte si shëmbëllimi i bashkimit të Krishtit me Kishën e tij:”“Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.”Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.”(Ehfesianëve 5 31-32)

Shën Valentini si klerik  ndihmonte sipas mësimit të Kishës Apostolike, veçanërisht ata të krishterë të pagëzuar ushtarë, që donin të krijonin familje. Ai i bekonte ata në emrin e Zotit në Misterin e Martesës.Në atë kohë Liturgjia Hyjnore dhe Misteri i Martesës bëheshin fshehurazi nëpër katakombe, sepse perandori romak Kladio i II (268 -270) kishte ndaluar martesën e ushtarëve, që ata të mos dezertonin nga ushtria duke pasur vëmëndjen tek familja  e tyre. Për këtë shkelje të urdhërit perandorak, Shën Valentini  u arrestua dhe u dënua me prerje koke në rrugën Flaminia në veri të Romës. Ai u kujtua në sinaksarin e Kishës Apostolike si jeromartir. Në bazilikën “Santa Maria në Cosmedin” në Romë gjendet e ekspozuar për t’u nderuar kafka e Shën Valentinit së bashku me një kurorë me lule.

Ky shenjtor, që i takon grupit të martirëvë të shekujve të parë, ishte i nderuar si martir në lindje edhe në perëndimin. Nderimi i Shën Valentinit mori një devijim duke filluar nga shekullin ( XIV- XV), në fillim në Angli e pastaj në shumë vende të përëndimit duke u quajtur mbrojtësi i dashurisë.

Në Angli, përgjatë këtyre vitetve, po lulëzonte  tradita romantiçizmit, sidoemos i letërkëmbimeve drejtuar të dashuruarve me shprehjen “valentini im”. Në shumë letra romantike të kohës e  gjejmë këtë dixhitur romantike , psh e gjejmë edhe në tragjedinë e Hamletit nga Uilliam Shekspir (1564-1616) .Tek akti IV, skena 5, e Hamletit, Ofelia shkruan me trishtim: ”Nesër është Dita e Shën Valentinit. Shumë herët në mëngjes…Do të vij në dritaren tënde të të lutem, të më bësh Valentinin tënd.”

Veçanërisht,dita e Shën Valentinit u bë një ditë festa për të dashuruarit në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Duhet të dimë se Kisha Anglikane, lindi si rrjedhojë e ndarjes brutale të saj nga Kisha Romano-Katolilike në shekullin e XVI nën mbretërimin e Henrit të VIII i cili vuri zotërimin  sekular mbi kishën në Angli, po ashtu  edhe kishat protestante u lindën nga  reforma pratestante e Martin Luteri  (shekulli XV). Kjo reformë protestoi Kishën Romano-Katolike jo vetëm për supremacin e Papës mbi të gjithë kishën  dhe mbretërit në perëndim, por edhe për disa revizionime të Kishës Romano Katolike nga Tradita e Kishës Apostolike. Kjo reformë që filloj si një katharsis brenda Kishës Katolike  shkoj larg në një tjetër ekstrem deri sa hoqi nga adhurimi dhe shërbesa fetare të grupimeve protestante edhe Misteret e Shenjta dhe një ndër to edhe Misterin e Martesës.Vetë Martin Luteri një prift katolik u martua me një murgeshë pa bërë Misterin e Martesës .

Kisha orthodhokse e Lindjes nuk e pranoi reformën protestante, sepse ajo devijoi shumë nga doktrina  dhe jeta misterore e Kishës Apostolike dhe më konkretisht kur flasim për Misterin e Martesës.

Misteri i Martesës është një nga shtatë mistret e Shenjta të Kishës Apostolike. Në Kishën Katholike Apostolike Orthodhokse martesa nëpërmjet burrit edhe  gruas bëhet kur ata bien dakort dhe duan të bëjnë një jetë të përbashkët për të ndihmuar njëri-tjetrin në dobësitë e tyre, në përparimin shpirtëror dhe përsosmërinë e tyre drejt shenjtërisë dhe  ngjashmërisë me Zotin dhe për lindjen e rritjen e edukimin e fëmijëve, ashtu si Zoti urdhëroi çiftin e parë: “ Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre:” Të jeni të frutshëm dhe shumëzohuni” (Zanafilla :1-28) dhe ashtu si Zoti e bekoi dhe shenjtëroi martesën duke bërë mrekullinë e parë të tij në Kana të Galiles në dasmën e apostull Natanaili, ashtu si na i thotë edhe tek Ungjilli  : “ Edhe Jisui me dishepujt e vet ishin ftuar në dasëm” (Joanit :2; 2)

Prandaj sipas këtij shembulli të Zotit, bashkimi i burrit me gruan që të funksionojë dhe të përmbushet duhet pajetër të marrin bekimin edhe fuqinë e Perëndisë nëpërmjet priftit në Misterin e Martesës.

Një i krishtërë i devotshëm nuk mund ta përjashtojë Krishtin nga një pjesë  kaq e rëndësishme e jetës, siç është martesa , sepse : “Nëse Zoti nuk ndërton shtëpinë më kot mundohen ata që e ndërtojnë.” (Psalmi 126-1) Fakti që martesa në Kishën Apostolike kryej gjatë Liturgjisë Hyjnore tregon kuptimin e lartë dhe të thellë të martesës së krishterë.

Por reforma protestante nuk e pranoi martesën si mister të shejntë, madje as si veprim kishtar. Ata thonë se : “Martesa është bashkimi i gruas me burrin me dëshmitarë sipas ligjeve të vendit. Quhet e vlefshme vetëm kur bëhet përpara organeve politike të vendit”.

Vërtetë  Kisha Apostolike e pronon martesën civile por e përmbush këtë bashkim me hirin e Zotit në Misterin e Martesës. Teruliani (shekulli i III) na thotë: “Se çifti i krishterë që dëshiron të martohet, mbasi mer një çertifikat civile, vjen  të dielën në kishë për të marë Kungimin edhe  bekimin e peshkopit apo të priftit.Kështu që marëveshja civile bëhët një mister.Pasi emrat e tyre shkruhen në qiell dhe jo në regjistrin qeveritar”. Ai vazhdon edhe thotë i entuzjasmuar për misterin:” Si mund të pikturoj lumturinë  e një martese  të cilën e bashkangjit Kisha , e konfirmon kremtimi i Kungimit, e vulos formula e bekimit, lajmet e së cilës çohen përsëri nga engjëjt dhe ratifikohen nag Ati? Cfarë bashkimi!”

Një tjetër at apostolik Shën Ignati hyjmbajtësi  (shekulli i I) na thotë : “Ata që duan të martohen duhet të bashkohen  me dijen e peshkopit , kështu që martesa të bëhet sipas Zotit dhe jo sipa dëshirave njerëzore”

Dhe një tjetër shejntor , shën Ambrozi (shekulli i IV)  shkruan : “Sepse kjo martesë duhet të shenjtërohet nëpërmjet bekimit ieratik”

Dhe shën Joan Gojarti (shekulli i IV) thotë : “Prifti duhet të sjellë uratat dhe bekimin e tij në bashkimin e tyre , në mënyrë që të rritet dashuria e dhendërit për nusen dhe urtësia e nuses”.

Bukuria e këtij misteri kishtar dhe përmbushja e tij në Zotin duke edhe nga simbolikat që kryen në Misterin e Martesës në Kishën Orthodhokse.

Si psh, unazat e çiftit , që bekohen nga prifti . Shkëmbimi i tyre do të thotë se në jetën martesore dobësitë e njërit do të kompesohen nga forca e tjetrit dhe  papërsosshmëria e njërit nga përsosshmëria e tjetrit dhe secili do pasurohet nga ky bashkim. Askush nuk është i plotë por i ngjan një gjysëm rethi që kur bashkohet me gjysmën tjetër bëhët një reth i plotë, d mth një njeri i plotë.

Qirijntë e ndezuara që mban çifti simbolizojnë  dëshirën e tyre për të pritur Krishtin që do të vijë të bekojë dhe shenjtërojë martesën me uratat e priftit ,ashtu virgjëreshave  e mençurat prisnin me llaballe ndezur dhëndrin që erdhi paprrtur në  mes të natës, ashtu si na thuhet tek : (Mateu 1-13 )

Bashkimi i duarve të dhëndrit me nusen të bashkuara nga dora e priftit kur ai lexon uratën dhe i kërkon Perëndisë : “Bashkojë këta shërbëtorë  e tu , bashkoj në një mendje  dhe në një mish “ na kujton fjalët e Zotit : “  Prandaj atë që  Perëndia bashkoi njeriu të mos e ndajë”( Marku; 10-9).Bashkimi i duarve është një akt i vjetër, që simbolizon bashkimin e pathyeshëm dhe të përhershëm të të martuarve. Sipas Simeonit të Selanikut (shekulli i XI): “prifti bashkon duart e tyre për të treguan përsosmërinë e bashkimit”

Kurorat që vendosen mbi kokat e dhëndrit e nuses nga prifti dhe kumbari janë shenja e lavdisë dhe nderit të ciftit që: “ kurorëzohen me nder edhe lavdi”, sepse ata qëndruan besnik të dlirë në fejesë , ashtu si na thotë shën Joan Gojarti ;“u vendosen kurora mbi krye, simbol që nuk u mundën prej epshit”

LEXO EDHE:  Horoskopi i dashurisë/ Parashikimi i yjeve për javën e ardhshme

Në këtë moment dhëndri edhe nusja kurërëzohen si mbreti edhe mbretëresha në mretërinë e tyre të vogël, familjen, të cilët do sundojnë dhe mbretërojnë , ashtu si u urdhërua edhe bekua nga Zoti çifti i parë Adami edhe Eva:“Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë” (Zanafilla 1:28).

Në  këtë mbretëri familjeje sundohet me dituri integritet, jerarki sipas fuksioneve edhe barazi të personave burrë -grua , me dashuri të ndërsjelltë dhe flijuese , ashtu si apostull Pavli tha: “Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t’i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të”: (Efesianëve 5 22-25)

Kurorat në Misterin e Martesës janë edhe një referim te kurorat e martirëve, sepse çdo martesë  e vërtetë përfshin durim dhe sakrifikim deri në fund të jetës bashkëshortore, ashtu si martirët qëndruan deri në fund edhe fituan për besimin dhe u kurorëzuan me nder edhe lavdi nga Zoti .

Në vazhdim të shërbesës prifti ofron “kupën e përbashkët” nga e cila bashkëshortët pinë nga tre herë secili. Ky veprim simbolizon dëfrimin, mendjen e përbashkët dhe jetën e përbashkët, domethënë ngjarjet e gëzuara dhe të hidhura të jetës, çastet e lumtura dhe ato të trishta, me të cilat do të përballën së bashku deri në fund çifti. Sidoqoftë kuptimi i kupës së përbashkët është i thellë. Duhet të dimë se më përpara martesa kryhej brenda Liturgjisë Hyjnore dhe çifti kungohej me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Pavarësisht se sot shërbesa është  e ndarë nga Liturgjia Hyjnore, përsëri Misteri i Martesës fillon ashtu si fillon edhe Liturgjja Hynore, me thirjen :” E  bekuar është Mbretëria e Atit e Birit e Shpirtit të Shejntë, tani e për herë në jetë të jetëve.Amin”

Proçesioni rrethor i ciftit i shoqëruar nga prifti edhe kumbari tre here rreth një tavoline në mes të kishës ku është vendosur Ungjilli dhe Kryqi , simbole të  shpëtimit  me anën  e Zotit Jisui Krisht që është qendra e jetës. Prifti si përfaqësues i Zotit udhëheq çiftin dhe kjo tregon se është tani Krishti që e  mbron edhe e udhëheq çiftin në rrugën e duhur drejt përjetësisë ,sepse rrethi tre herë është përforcim i simbolit të rrethit i mbrojtjes dhe si figurë gjeometrike simbol i përjetësisë, prandaj udhëtimi i jetës martesore që fillon në Misterin e Martesës  nuk është një rrugëtim i thjeshtë, por vendoset në boshtin e përjetësisë dhe çifti nuk mbetet  i bashkuar vetën në këtë jetë të përkoshme, por nqs do t’i mbetet besnik Zotit edhe njëri tjetrit ky bashkim mbetet edhe vazhdon të përmbushet dhe përsoset akoma edhe më në përjetësi.

Në fund janë bekimet që merr çifti nga prifti . Dhëndri bekohet duke e krahasuar me patriarkët e Dhiatës së Vjetër si Abrahamin , Isakun edhe Jakovin, kurse nusen si gratë e bekuara Sarën, Rebëkën edhe Rakelën. Kjo i tregon çiftit se martesa e tyre bekohet në mënyrë personale nga Zoti që është i vetmi që krijoi dhe bekoi çiftin e parë dhe çdo çift njerëzor të bekuar në historinë e shpëtimit të njerëzimit.

Të gjitha këto simbolika që ne shikojmë në Misterine Martesës në Kishën Orthodhokse nuk janë thjeshtë për të bërë sa më argëtuese dhe romantike martesën por janë veprime të jashtme që na tregojnë veprimet e padukshme të Perëndisë i Cili krijon, bekon edhe shenjtëron çiftin në martesën kishtare.

Në qoftë se martesa zhvishet nga këto simbolika dhe uratat e klerikëve në emër të Zotit sipas Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës Kishtare  ajo mbetet një martesë civile thjesht me citime ligjore, por jo një mister i shejntë që jep bekimin e nevojshëm të Zotit tek çifti.

Krishti thotë:” sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë” ( Joani 15-5), aq më tepër si mund të bëjmë pa fuqinë edhe bekimin e Krishtit në martesë që është qeliza e jetës dhe përcakton fatin e së ardhmes , prandaj aty  ku martesa pushojë së qëni një mister kishtar, shohim se ajo është gjithnjë e më shumë në krizë, e brishtë, e dobët, e thyeshme lehtësisht nëpërmjet divorcit që ka një trend të frikshën në rritje. Madje martesa po tjetërsohehet në një lidhje jo natyrore burrë grua, por në një bashkëjetes  i dy individëve  pavarësisht gjinisë . Sot formati klasik i martesës  po propagandohet si një angari e panevojshme dhe forcat e errëta po përpiqen ta ndalojnë martesën që Zoti krijoj dhe Kisha  Apostolike bekon, ashtu si na thotë apostull Pavli : “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,të cilët do të ndalojnë martesën“(Timotheu 1-2)

Ajo që vihet re sot në këtë brez të pabes është një shthurje morale e padëgjuar me një uri dhe liri seksuale shtazore njësoj si në kohën e degjenerimit të Perandorisë Romake. Kjo situatë vihet re jo vetëm te të pamartuarit që bashkëjetojnë, apo që mendojnë se kanë liri seksuale, sepse nuk janë të martuar, por edhe për të martuarit që kanë bërë betim para njëri tjetrit në gjendje civile: ” se do t’i qëndrojnë besnik njëri tjetri në të mirë e ne të keq”.

Sot urdhëresa  Hyjnore :”Mos shkel besnikërinë bashkëshortore “( Eksodi 20-14) është urdhërimi hyjnor që shkelet më shumë nga të gjitha të tjerat.Ky urdhër moral nuk është vetëm për të martuarit ,por edhe për të pa martuarit që bashkëjetojnë ose kryejnë marrëdhënie trupore të rastit, sepse për të martuarit ky mëkat quhet kurorëshkelje dhe për të pamartuarit kurvëri.

Njerëzit pavarësisht se nuk duan ta njohin ligjin e Perëndisë që ndalon kurvërinë dhe kurorëshkeljen  përsëri i vret ndërgjegja që është zëri i Zotit brenda çdo njeriu. Kush bën mëkat trupor thellë në shpirtin ai nuk ndjehet rehat, aq më shumë ata që pretendojnë se njohin ligjin e Zotit “ Mos shkel besnikërinë bashkëshortore” por e shkelin me ndërgjegje, Njerëzit e dobët nga që nuk duan të shkëputen nga pasioni dhe mëkatet morale përpiqen me të gjitha format edhe mënyrat ta justifikojnë atë që bëjnë, prandaj ata manipulojnë, tjetërsojnë edhe liberalizojnë si fjalën dhe  ligjin e Perëndisë mbi moralin po ashtu tjetërsojnë edhe performancën e  shenjtorëve të cilët i zbatuan vetë dhe i mësuan tek të tjerët ligjet e Zotit, ashtu si një ndër ata ishte edhe jeromartiri Shën Valentini.

Jo më kot në kohën e romantizmit, kohë kur standartet morale u liberalizuan dhe martesa pushoi së qëni nga grupe heterodokse një misterë i shenjtë u tjetërsua edhe nderimi i Shën Valentinit  nga mbrojtës i martesës, u degratua thjesht mbrojtësi i dashurisë, i erosit.

Këtë e tregojnë edhe simbolikat e festës .14 shkurti festohet me urime dashurie, me kartolina, me zemra të shpuara nga shigjetimi i një engjëlli qefli, që nxit erosin, me emrin Kupid ose si njihet nga ana fetare demoni i kurvërisë.

Në këtë ditë bëhen shpesh dhurata provokative, që të dashuruarit i japin njëri-tjetrit, ku theksi i lidhjes së tyre vihet në kënaqësinë dhe romanticizmin erotik, sesa në dlirësinë para martese dhe besnikërinë në martesë. Këto mënyra festive sot na kujtojnë më shumë festën pagane të romakëve, Luperkalia, që kremtohej nga data 13-15 shkurt që lidhej me pjellorinë dhe festohej me propozime dashurie që pëfundonin në dehje e orgjira.

Patjetër që kjo mënyrë e të festuari, nga këta qeflinj, nuk fare lidhje me nderimin e Shën Valentinit, si një prift martirë, që derdhi gjakun për të mbrojtur vlerat hyjnore të moralit edhe besnikërisë së martesës, por është një tjetërsim blasfemues ndaj shenjtorit, ashtu siç është bërë edhe me të tjerë shenjtorë, si Shën Nikollën në Santa Klaus dhe  Shën Vasili në Babo Natale, etj. Nqs këta njerëz, që tjetërsojnë performancën e shenjtorit dhe e përmendin emrin e tij për të përligjur degjenerimin në mëkatet të kurvërisë e tradhëtisë bashkëshortore, do të perballeshin sot me Shën Valentinin, me siguri ai do t’i qortonte me fjalët e shkrimit të shenjtë:

“Pendohuni dhe i besoni Ungjillit”(Marku 1:15)

“Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.(1 Kor 6:18)

Por për shkak të kurvërisë secili gruan ve vetë, dhe secila të ketë burrin e vetë” (I Korinasve 7-2)

“Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.” (Hebrejnve 13-4).

“Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes”(Kolosianët 2 5-6)

“Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.” (Korintasve6-9) “… pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.”(Zbulesa 21-8)

Për shumë vjet Shën Valentinin mësuesin dhe  mbrojtësin me gjak martirik të dlirësisë para martese  dhe besnikërisë në martesë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kultura

“Një yll i ri ka lindur”/ Kush është Enkelejda Kamani, sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Publikuar

-

Nga

Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit, e cila në vitin 2015 fitoi vendin e parë në festivalin “Marije Kraja”.

Ajo gjithashtu u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë “La Scala” për periudhën 2017-2019. Enkeleda Kamani, jo vetëm që e arriti në një moshë të re, por ia doli të renditej e para mes gjashtë finalistëve të Akademisë së këngëtarëve Operistikë.

Roli i fundit, para se qeveria italiane, të vendoste masat e ashpra të karantinës, ishte ai i Lucias në “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t. Dalja nga izolimi e riktheu shpejt Kamanin në dritat e skenës, në rolin e Oscar-it tek opera “Një Ballo me Maska”.

Kamani u rikthye këtë sezon në rolin e Gilda-s, në “Rigoletto”, në 120 vjetorin e kompozitorit Giueppe Verdi dhe të shquar Davide Livermore. Një prej roleve më të dashur, siç thotë ajo. Nje “Gilda” magjepsëse!

Një soprano e bukur, shumë e ëmbël dhe zë të butë, shumë muzikor dhe uniform në çdo regjistër, i japin karakterit të Gildës trashësinë e duhur të një vajze pa përvojë, por me vullnet të fshehur mirë, duke e privuar atë falë leximi i drejtorit të orkestrës dhe regjisorit, i çdo qëndrimi fëminor apo koketë që shpesh i jepet vajzës së varfër të protagonistit. Vlen të përmendet “Të gjitha festat në tempull” të kënduara me buzët e një zëri të butë lotësh nga Enkelejda Kamani.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Si do të jetë ky fillim jave për të gjitha shenjat?

LEXO EDHE:  Mos e nisni Vitin e Ri me këmbë, por me dorë

Rrugëtimi i sopranos shqiptare në Itali vijon, ndërsa shumë media italiane shkruajnë se “një yll i ri ka lindur”.

Enkelejda Kamani po ecën në gjurmët e sopranos Ermonela Jaho, e cila ka krijuar një karrierë të suksesshme në botë.

Brenda marsit kjo  opera do jepet në streaming dhe audiencës i duhet lënë që do të njoftohen së shpejti se kur mund ta ndjekin sopranon e shquar në streaming./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Publikuar

-

Nga

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompozitori i madh Agim Krajka. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga i biri Ulis Krajka.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë treguar dhimbjen e tyre për humbjen e kompozitori të madh. Një ndër to është dhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka kujtuar disa nga krijimet më të njohura të kompozitorit.

Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare. Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!”, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Publikuar

-

Nga

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme kompozitori i madh Agim Krajka.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i kompozitorit Ulis Krajka, i cili njofton lajmin e hidhur për miqtë.

I madhi Krajka, i vlerësuar me çmimin “artist i popullit”, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një dosje të pasur muzikore.

Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash, pasi ai ka shkruar muzikë në shumë zhanre.

Krajka ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Mos e nisni Vitin e Ri me këmbë, por me dorë

Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE