Connect with Us

Melisa Braci: Çdo shqiptar sot i detyrohet 1546€ kreditorëve të huaj!

Ekonomi

Melisa Braci: Çdo shqiptar sot i detyrohet 1546€ kreditorëve të huaj!

Publikuar

-

Melisa Braci: Çdo shqiptar sot i detyrohet 1546€ kreditorëve të huaj!

Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Melisa Braci ka bërë një analizë të gjendjes së rëndë ekonomike që qeveria e Rama e ka ‘zhytur’ vendin në këto 8 vite.

Kur Edi Rama e mori drejtimin e qeverisë stoku i borxhit të jashtëm ishte 24,85% i PBB, por mjaftuan 8 vite që ai ta dyfishonte duke e dërguar atë në kuotën 48%, shkruan ajo.

Ajo shton se Borxhi i Jashtëm dhe në tërësinë e tij është rrezik ekonomik, për sa kohë qeveria e vendit huamarrës nuk ka asgjë në dorë mbi kreditorët e taksimin e interesave, në çdo situatë…

Të dashur miq, kur Edi Rama e mori drejtimin e qeverisë stoku i borxhit të jashtëm ishte 24,85% i PBB (GDP) vjetore . Mjaftuan 8 vite që ai ta dyfishonte duke e dërguar atë në kuotën 48%.

Viti 2020, sikur mos të mjaftonin fakte të tilla si: niveli alarmant ku ka mbërritur Borxhi Publik i Përgjithshëm në vend, ulja e shifrave të GDP (PBB), dhe niveli i mbështetjes direkte buxhetore të qeverisë (deklaruar nga FMN) më i ulët në Rajon, ne, Shqiptarët u “nderuam” dhe me rritje galopante të Borxhit Publik të Jashtëm.

Po ashtu, 68% i këtij borxhi është në EURO dhe 13% në SDR. Pra, borxhi është i denominuar në kurse të huaja. Rrezik dhe më i madh për ekonominë vendase. Pse !?

Kur një vend në zhvillim merr një borxh të denominuar në kursin e huaj, ai vend duhet të kthejë në një mënyrë apo tjetër pordhimin e brendshëm po në kursin e borxhit që të jetë i aftë të bëjë shlyerjen e tij. Që të mundësohet kjo, duhet gjithashtu që qytetarët që përdorin ato kurse të kenë kërkesë për prodhimin vendas.

Kështu burimet e një vendi do vazhdojnë të nxirren jashtë dhe progresi drejt ekonomive më të zhvilluara do jetë i pamundur.

Borxhi i Jashtëm dhe në tërësinë e tij është rrezik ekonomik, për sa kohë qeveria e vendit huamarrës nuk ka asgjë në dorë mbi kreditorët e taksimin e interesave, në çdo situatë…

Borxhi Publik i Jashtëm, sidomos në rastin e Ballkanit Perëndimor, po bëhet rrezik i shumëfishtë, me rritjen e huadhënieve me interes të ulët nga Kina.

Kina po ofron borxh ndaj fqinjve tanë, por dhe ndaj nesh( përjashto Kosovën që nuk e njeh si shtet) në kuadër të zhvillimeve infrastrukturore, më së shumëti. Faktet tregojnë që këto projekte të financuara nga Kina po rrisin korrupsionin dhe po zhysin ekonomitë vendase dhe më në regres, për sa kohë dhe nënkontraktuesit dhe punëtorët janë Kinezë.

Sigurisht, Kina s’ na ofron ne borxh as askujt se do progresin e këtyre vendeve. Ballkani Perëndimor është këmba e saj për në BE.

Bashkë me rritjen e Borxhit të Jashtëm, po rrezikohet dhe influenca evropiane në rajon. Shqipëria mbase është në kohë për të ndaluar influencën ekonomike Kineze përderisa nuk ka finalizuar akoma asnjë huamarrje.

Por, rreziku ekziston. Dhe me këtë ecuri Borxhi të Jashtëm, ekziston dhe më shumë. Po ashtu, me këtë qeveri të korruptuar, gjasat janë që vendi të shkojë drejt regresit më të thellë ekonomik dhe varësisë maksimale ndaj të huajve.

Me 25 Prill, kjo gjë duhet të marrë fund. Ne e kemi në dorë të bëjmë NDRYSHIMIN ! Votoni !

Shqiptarët duhet të njohin vetëm një rrugë: atë të Euro-Atlantikut !

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Ekonomi

Shqipëria me nivelin më të lartë të huamarrjes informale në 10 vende të Europës Juglindore

Publikuar

-

Nga

Huaja informale jashtë institucioneve huadhënese është një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri në raport me vendet e tjera të Europës Juglindore, thuhet në rezultatet e anketës së përvitshme që Banka e Qendrore e Austrisë bën në vendet e këtij Rajoni për të mbledhur informacion në lidhje me mbajtjen e cash në euro, kursimet, borxhin, dhe gjithashtu merr opinionet e të anketuarve për ekonominë, pritshmëritë e etj. Rezultatet e anketës që u mbajt në vjeshtë të vitit 2019 tregojnë se huamarrja informale është më e larta në Shqipëri.

Mbi 25% të individëve të anketuar pohuan se kanë një hua për të shlyer në tregun informal. Pas Shqipërisë nivelet më të larta të huasë në tregun informal i kishin Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me mbi 14% secila. Në vendet e tjera huamarrja në tregjet informale shkon nga 12% në Kroaci në 3.5% në Bosnjë.

Edhe anketat vendase nga Banka e Shqipërisë raportojnë një nivel të lartë kreditimi nga tregjet informale. Kjo tendencë është rritur edhe më shumë nga kriza pandemike. Nga njëra anë bankat shtrënguan kushtet e kreditimit dhe nga ana tjetër nevojat për likuiditet u rriten bizneset dhe individët.

Përqindja e bizneseve huamarrëse që janë financuar nga tregu i zi në 6- mujorin e dytë të vitit 2019 dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2020 ka rritje të konsiderueshme. Nga 437 biznese humarrëse që ka pyetur Banka e Shqipërisë del se për të tre kategoritë, të vogla, të mesme dhe të mëdha, financimet nga tregu i zi janë rritur.

Varësinë më të madhe nga fajdet në tregun e zi shihet ta kenë bizneset e vogla. Përqindja e bizneseve të vogla, që u financua nga persona të tjerë fizikë, shënoi rritje të shpejtë edhe si pasojë e krizës së Covid-19 dhe pamundësive për të siguruar financime të shpejta nga bankat. Nga rezultatet e anketës së Bankës Qendrore shihet se 9% e bizneseve të vogla borxhlie e kishin siguruar financimin nga persona fizikë. Paralelisht me rritjen e financimeve në tregun e zi, ka rënë përqindja e bizneseve që kishin një kredi për të shlyer në banka. 81% e bizneseve të vogla huamarrëse e kishin borxhin kundrejt bankës. Ky tregues shënoi rënie me 7 pikë përqindje në raport me të njëjtin vit më parë.

LEXO EDHE:  Dade godet ashpër Ramën/ PS është “one man show”, e majta duhet ribërë

LEXO EDHE:  Revolucion në median e Irfan Hysenbelliut/ Ikën stafi drejtues, vjen gazetari i njohur

Në 6-mujorin e parë të vitit 2020 nga individët me borxhe, 48% e kishin marrë nga persona të tjerë fizikë, 33% e kishin siguruar nga bankat, ndërsa një kategori tjetër, rreth 16%, ishin huamarrës kundrejt dyqaneve, pasi kanë konsumuar artikuj me borxh, të cilat shlyhen në një periudhë të mëvonshme.

Individët që kanë plotësuar nevojat me financim nga tregu i zi më 2020 arritën përqindjen më të lartë që nga viti 2011, kur ky tregues ishte 54%. Të dhënat tregojnë se financimi nga tregu i zi ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit, duke arritur kulmin në 6-mujorin e parë 2020, ku numri i familjeve që morën hua në tregun e zi u rrit me 6 pikë përqindje, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga bankierët, IT dhe shëndetësia/ Sa pak paguhen shqiptarët në raport me europianët

Publikuar

-

Nga

Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin më të madh material. Sipas INSTAT, paga mesatare në sektorin e “Aktiviteteve Financiare dhe Sigurimit” për vitin 2019 ishte 107.7 mijë lekë, ose rreth 870 euro në muaj.

Por, në krahasim me atë që merr një i punësuar në këtë sektor në shtetet e Bashkimit Europian, kjo pagë është shumë e ulët. Sipas Eurostat, që ka publikuar fitimet mesatare mujore (paga bruto) sipas aktivitetit ekonomik për një pjesë të shteteve të Bashkimit Europian e të tjera, për 2018-n, në Gjermani, paga mesatare në sistemin financiar dhe të sigurimeve është rreth 4.4 mijë euro, në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar arrin në rreth 5 mijë euro, ndërsa rekordin e mban Zvicra, me 9.4 mijë euro në muaj.

Teknologjia e Informacionit sot është bërë ndër më të kërkuarat. Në Shqipëri ky profesion paguhet mesatarisht 645 euro, që është të paktën sa gjysma e shtetit që jep më pak për këtë profesion (Bullgaria me rreth 1.3 mijë euro/muaj). Hemoragjia më e madhe e tregut të punës sot po ndodh pikërisht me këtë profesion, teksa specialistët e IT-së që po largohen për të punuar jashtë. Në vendet e BE-së ata paguhen mesatarisht mbi 2 mijë euro, në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 4 mijë euro dhe rekordin e mbajnë sërish Norvegjia dhe Zvicra më përkatësisht 6.2 dhe 8.2 mijë euro/muaj.

Infermierët dhe mjekët janë një tjetër kategori që po kërkojnë të ardhmen jashtë vendit. Deri në fund të 2019-s, paga mesatare në sektorin e shëndetësisë dhe veprimtarisë sociale ishte mesatarisht 440 euro në muaj (nga 1 janari 2021 ëhstë rritur me rreth 30%). Në Gjermani, destinacioni kryesor i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, paga mesatare për këtë aktivitet është rreth 3.1 mijë euro në muaj, në Slloveni është 2 mijë euro, në Holandë mbi 3 mijë euro, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 3 mijë euro, ndërsa rekordi është sërish në Norvegji dhe Zvicër, me përkatësisht 4.4 dhe 6.3 mijë euro/muaj. Ndërsa shtetet e Europës Lindore, si psh Bullgaria, apo Polonia ofrojnë të ardhura që nuk i kalojnë një mijë euro në muaj.

Ndërtimi, i cili është gjithashtu një profesion që e kanë shumë të emigruar, paguhet më shumë në Holandë (3,637 euro/muaj), Zvicër (6,026), Mbrëtërinë e Bashkuar (3,499).

Përveç bujqësisë, sektori që paguhet më pak në Shqipëri është ai i industrisë përpunuese, me 293 euro në muaj, duke pasur si avantazh kryesor konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore, kryesisht në tekstile e këpucë. Bullgaria, që ka qenë një ndër konkurrentët kryesorë të Shqipërisë dhe dikur kishin nivele të ngjashme, në 2018-n kishte një nivel mesatar prej 510 eurosh, si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të pagave pas hyrjes së vendit në Bashkimin Europian. Në shtetet e tjera, të punësuarit e industrisë përpunuese marrin mesatarisht më shumë se një mijë euro.

Edhe në rajon paguhemi më pak

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte rreth 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro, sipas të dhënave nga institucionet statistikore përkatëse.

LEXO EDHE:  Rama u tregon “dhëmbët” gjyqtarëve dhe prokurorëve/ “Po iu shembet pallati i drejtësisë”

LEXO EDHE:  Protesta për Teatrin/ Julian Deda: Është një kauzë politike, Edi si Enveri

Serbia ka pagat më të larta në teknologjinë e informacionit. Në nënseksionin e programuesve të kompjuterëve, paga mesatare është 1600 euro. (më shumë në Serbi paguhen vetëm punonjësit e transportit ajror), ndërsa sektori i teknologjisë e informacionin e ka rreth 1.2 mijë euro, pothuajse sa dyfishi i Shqipërisë.

Bankierët dhe punonjësit e fushës së sigurimeve janë më të vlerësuarit në Mal të Zi, me një pagë mesatare 1500 euro, që është më e larta në rajon për të gjitha aktivitetet ekonomike.

Edhe në vendet e tjera të rajonit, punonjësit e bankave e sigurimeve marrin mesatarisht më shumë se 1000 euro në muaj.

Në Shqipëri, statistikat e INSTAT tregojnë se puna në institucionet ndërkombëtare ose organizata jofitimprurëse shpërblen më shumë se në çdo vend tjetër. Paga mesatare, nëse punon në organizatat ndërkombëtare, është rreth 1,200 euro në muaj. Shtetet e tjera nuk e raportojnë të gjithë këtë aktivitetet ekonomik, por në Maqedoni, për të njëjtën kategori, paga mesatare është 900 euro dhe në Serbi 713 euro.

Si variojnë pagat në Europë

Eurostat në publikimin e fundit evidenton sektorët me pagë të lartë dhe të ulët, të matur në fitimet mesatare mujore bruto në euro në vendet e BE-së.

Në vitin 2018, industria e “Informacionit dhe komunikimit” ishte sektori më i paguar në dymbëdhjetë nga 27 Shtetet Anëtare të BE dhe ishte i dyti në katër të tjerë. Fitimet mesatare bruto mujore ishin të larta edhe për ‘Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve’. Megjithëse ishte sektori më i paguar në ‘vetëm’ katër Shtete Anëtare (Franca, Hungaria, Malta dhe Suedia), ai ishte i dyti në gjashtëmbëdhjetë dhe i treti në gjashtë Shtete Anëtare. Një sektor tjetër me të ardhura të larta ishte ‘Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull’ që ishte industria më e paguar në gjashtë shtete anëtare dhe e dyta më e larta në dy të tjera.

Në fund të kundërt të renditjes, ‘Akomodimi dhe veprimtaritë e shërbimit ushqimor’ u identifikua si industria më pak e paguar në të gjitha Shtetet Anëtare përveç Greqisë, Maltës dhe Sllovenisë (e dyta më e ulët) dhe Kroacia (e treta më e ulëta). ‘Shërbimet administrative dhe mbështetëse’ renditen si e dyta më e ulët në shumicën e Shteteve Anëtare (12 nga 27) dhe më e ulta në përgjithësi në tre vende (Greqi, Kroaci dhe Slloveni).

‘Arsimi’ ishte aktiviteti më i paguar ekonomik në Luksemburg dhe i dyti më i mirë në Qipro në 2018. Ndërsa ‘Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i sektorit të automjeteve dhe motoçikletave ishte mesatarisht më i paguari në Greqi, ai renditej midis industrive me të ardhura të ulëta në shumicën e Shteteve të tjera Anëtare.

Fitimet në ‘Ndërtim’ renditen në mesfushë në shumicën e Shteteve Anëtare, me nivelin më të lartë në Poloni, duke qenë sektori i gjashtë më i paguar dhe i shtati më i lartë në Estoni, Letoni, Hollandë dhe Suedi. Në të kundërt, sektori i ndërtimit kishte pagesa më të ulëta në Maltë në 2018 dhe ishte gjithashtu ndër më të ultat në Kroaci dhe Rumani (e dyta më e ulët) si dhe në Hungari, Portugali dhe Slloveni (e treta më e ulëta). /Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pandemia/ Halim Kosova leksion Ramës: Sistemi parësor nuk po ia del, ja ku duhet të përqëndrohet financimi

Publikuar

-

Nga

Pandemia/ Halim Kosova leksion Ramës: Sistemi parësor nuk po ia del, ja ku duhet të përqëndrohet financimi

Mjeku i njohur gjinekolog Halim Kosova është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku po flitet për situatën e pandemisë.

Ai kritikoi qeverinë ku  tha se investimet kanë qenë të vogla dhe numri i mjekëve në sistemin parësor mjekësor është i ulët.

“Situata është e papëlqyeshme për ne të gjithë, dhe askush s’e planifikon dot. E shoh situatën si qytetar, si mjek dhe ish-ministër shëndetësie, edhe pse në një kohë të shkurtër. Jo vetëm tek ne na gjeti të papërgatitur, por edhe vendet e zhvilluara. Sepse ishte virus i pabesë, agresiv, i ngjitshëm tej mase dhe ndaj po i vuajmë pasojat.

Financimet në sistemin shëndetësor duhet të përqendrohen në aspektin e mjekimit. Investimet janë të vogla dhe duhet organizim. Duhet një sistem i mirë parësor, që domethënë të mos i bjeri vetëm Infektivit në kurriz kjo situatë. Sistemi parësor nuk po ia del siç duhet sepse unë e njoh mirë dhe kam kontakte me pacientë.

Më vijnë gra nga të gjitha vendet e Shqipërisë, dhe më thonë kjo gjë nuk funksionon në zonën tonë. Mora hartën dhe pashë sa gjinekologë ka në të gjithë Shqipërinë, një shifër e ulët sa i takon furnizimit të mjekëve në sistemin parësor nëpër rrethe. Suksesi i trajtimit të Covid në fazat e rëndë bëhet në shtratin e shtëpisë. Kjo situatë nxorri në pah shumë dukshëm rëndësinë e mjekut të familjes”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE