Connect with Us

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

Denoncim

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

Publikuar

-

Koncesioni i inceneratorëve ka qenë një nga më të përfolurit, më të diskutuarit dhe më të akuzuarit drejtuar qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për 400 milionë euro, për tre inceneratorë në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në Elbasan, inceneratori shpesh u akuzua se vlera e tij ishte shumë më e madhe nga ajo e tregut, pa shkuar në akuza të tjera se nuk kishte standarde edhe pse ishte bërë me një procedurë klienteliste, akuza të bëra këto nga media dhe opozita.

Më pas mediat zbuluan lidhjen e inceneratorit të Elbasanit dhe inceneratorin e Fierit, Stela Gugallen, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton & CO, Fieri do të kushtonte 28 milionë euro dhe ende ska filluar punë megjithse Edi Rama tha që gjithçka do ishte gati në dhjetor.  Më pas inceneratori i Tiranës që ishte 128 milionë euro, duke shtuar këtu edhe vlerat që përfitojnë kompanitë nga përpunimi i mbetjeve, dherave e të tjera vlera totale, shkon 400 milionë euro, sipas shifrave dhe akuzave.

Incinerators scandal now and as a criterion in tenders

Kanë qenë shumë media që kanë raportuar dhe kanë akuzuar për skemat dhe për qindra milionat e eurove që janë vjedhur nga taksat e shqiptarëve për koncesionin e inceneratorëve.

CNA.al zbuloi edhe një lidhje të fortë midis inceneratorit të Fierit, Elbasanit dhe atij të Tiranës, duke zbuluar edhe kompaninë guackë në Hollandë, skemën e lidhjes së tyre me televizonin Top Channel, Vjollca Hoxhën nëpërmjet Lori Caffe dhe më pas ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirit nëpërmjet bashkëshortes së ish politikanit.

Pas disa kohësh kur CNA.al denoncoi për rreth 5 muaj këtë skandal, ishte PD që publikoi dosjen nga ana e saj me denoncime për gati 1 muaj, me fakte dhe prova të padiskutueshme.

U tha se PD kishte dokumentet të tjera shokuese të cilat i kryqëzonin jo vetëm pronarët e inceneratorëve por edhe politikanët e mazhonarcës. Në momentin kur do të hidhej hapi i fundit, ku të gjitha faktet e provat duheshin çuar në SPAK, ku dosjet apo kallëzimet e regjistruara në institucionin hetimor të plotësoheshin me fakte dhe provat që kishte PD, gjithçka ra në heshtje.
As dokumentat nuk u çuan dhe as PD nuk foli më për inceneratorët.

Burime zyrtare në PD në atë kohë i thanë CNA.al se do të kishte dokumente të tjera që do të nxirreshin javë pas jave për ta vënë qeverinë “me shpatulla pas murit”, por sot jemi pas pesë muajsh dhe askush nuk është me shpatulla pas murit.

Mesa duket, i vetmi person me shpatulla pas murit është Lulzim Basha. Ky i fundit ka heshtur, nuk po flet më për inceneratorët, nuk po flet më për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Ben Blushin, Vjollca Hoxhën apo televizionin që ai akuzonte në atë kohë, për paratë nga taksat e shqiptarëve që Edi Rama do u jepte klientelës së tij të këtij koncesioni.

LEXO EDHE:  Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Por, gojët e liga thonë se miliona euro ka përfituar Lulzim Basha për të heshtur. Dikush thotë sa vlera e shitjes së aksioneve të Lori Caffe , pra bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro të cilat mund të jenë paguar, por kjo shumë nuk është ende e saktë pasi mund të jetë më e madhe apo më e vogël.

Por një fakt është i padiskutueshëm, Basha po hesht për inceneratorët.

Sa para janë paguar? Kush i ka paguar për heshtjen e Lulzim Bashës? Këtë vështirë ta zbardhin mediat, askush nuk ka për ta mësuar kurrë veç tij dhe familjarëve.

Sa fitoi Lulzim Basha nga ortakëria e tij me Edi Ramën, nëpërmjet inceneratorëve, pas heshtjes?/CNA.al

“Inceneratorët, vjedhja e shekullit”/ Basha tregon detajet skandaloze të aferës korruptive

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

Pse Basha nuk çon në SPAK inceneratorët

Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

Skandali me inceneratorët/ Basha: Mijëra euro për kompani fantazëm, përfitues dhe pronarë mediash

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Konçensionet korruptive që po “djegin” prokuroren/ Lidhjet e Mirel Mërtirit me organin e akuzës

Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat

Edi Rama, si inceneratori i prishur i Mirel Mërtirit

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Inceneratori i Tiranës/ PD: Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë të tjera

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Propaganda e Top Channel për incineratorët/ Si u shtrembëruan faktet për mega aferën korruptive

Skandali me Inceneratorin e Fierit/ Skema mafioze, 23 milionë euro për vetëm një gërmadhe

Dy dokumentet e ortakërisë së Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me inceneratorët

Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi ortakët mediatikë të inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Video që “çmendi” Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Top Channel bllokon videon e skandalit të ortakërisë me incineratorët

Skandali i inceneratorëve tani dhe si kriter në tendera

A do e tregojë Ben Blushi ortakërinë e tij me inceneratorët

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Skandali/ 78 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë

Pyetjet që inceneratori i Elbasanit nuk i djeg dot

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

“Mori 750 milionë lekë, pa pasur asnjë punonjës”/ Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Banorët e Kombinatit pa mjek imazherist/ Nuk ka aplikime për vendin vakant

Publikuar

-

Nga

Në qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk kryhet shërbimi i ekografisë prej 1 viti e gjysmë. Ky është shqetësimi i banorëve të kësaj zone, të cilët janë ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan.

Qytetarët duhet të shkojnë në poliklinikë në zonën e 21 Dhjetorit dhe aty duhet ta planifikojnë kontrollin, gjë që shkon deri në 3 muaj.

“Jam banore e zonës Kombinat. Kam vajtur disa herë në qendrën shëndetësore në Kombinat për të bërë një eko dhe përgjigjia më është kthyer që është aparatura por nuk ekziston personel. Kemi 1 vit gati që gjithë njerëzit e kanë bërë te privati. Shkoj te mjeku i familjes, më jep rekomandim për të vajtur te 21 Dhjetori. Kur te 21 Dhjetori shkojmë planifikojmë për 2 muaj, 3 muaj se ka shumë njerëz. Dhe detyrohemi pastaj të shkojmë te privati që nuk e përballojmë dot. Kërkojmë nga ju që ta bëni problem që të rregullohet për gjithë banorët e zonës së Kombinatit se është shumë shqetësim i madh për të gjithë”, shprehet një qytetare.

Kamera e fshehtë e Stop shkoi në qendrën shëndetësore, ku punonjësit aty na thanë se nuk ka mjek imazherist pasi askush nuk ka aplikuar për vendin vakant. Mjeku që ishte ka dalë në pension dhe askush nuk ka shprehur interesin për këtë pozicion.

Stopi: Këto ekot ku bëhen?

Punonjësja: Ç’a eko?

Stopi: Barku!

Punonjësja: S’ka eko. Ka një vit e gjysmë, që s’ka eko. Ka dalë në pension ai.

Stopi: Po ku ta bëj unë atë?

LEXO EDHE:  Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

LEXO EDHE:  “Vendi ka nevojë për një përmbysje”/ Meta thirrje qytetarëve: Ndëshkoni me votë, kë ju ka gënjyer!

Punonjësja: Shko tek 21-shi!

Stopi: Do zgjidhet? Se u meruam kështu, ik andej, hajde këtej?

Punonjësja: Ç’a të bësh?!

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi me drejtuesin e qendrës shëndetësore, i cili tha se imazheristët preferojnë më shumë klinikat apo spitalet private dhe se tani çdo gjë varet nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori: Qëndron problemi, se këtu nuk ka mjek imazherist. Domethënë është vendi vakant, ka dalë në portal, por nuk vjen njeri.

Gazetarja: Si ka mundësi, që prej një viti e gjysmë dhe askush nuk ka ardhur?

Drejtori: S’ka ardhur. S’ka kërkesa i bie.

Gazetarja: E keni bërë ju problematike, që prej një viti e gjysmë nuk kemi mjek?

Drejtori: Po, po! Sa herë, që na kërkohen vendet vakante, sepse na kërkohen cdo muaj, ose cdo dy muaj, e kemi cuar. Ne i referojmë tek 21-shi, po i bie goxha me vonesë, ngaqë janë me fasha orare. Nuk është puna se çalon pjesa nga ne.

Gazetarja: Se është shumë e çuditshme, në Tiranë mos të dojë një mjek imazherist të vijë këtu?

Drejtori: Po s’duan! S’duan të vijnë me 500 mijë lekë-600 mijë lekë, sa është rroga këtu. Duan të punojnë në privat me 2 milionë lekë. Sepse imazheria është një nga profesionet e kërkuara. Është e thjeshtë.

Gazetarja: Po të kishit mbajtur mjekun, që doli në pension të paktën! Ta kishit mbajt pak më shumë!

Drejtori: S’e di këtë pjesë. Shtyrjet e pensionit i bën Ministria./ Tv Klan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Agjencitë e udhëtimit/ 15 mijë euro ryshfet në dogana për të bërë kalimin

Publikuar

-

Nga

Agjencitë e udhëtimit/ 15 mijë euro ryshfet në dogana për të bërë kalimin

Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhëtimesh që falë pandemisë përfitojnë nga kërkesa që kanë njërëzit për të lëvizur në destinacione të ndryshme të Europës. Si dje edhe sot Fiks Fare tregoi me audio e video pazaret që bëjnë këto agjenci me udhëtarët dhe shumat e mëdha që kërkojnë për një udhëtim drejt BE-së. Mjafton vetëm pasaporta dhe shuma përkatëse për t’u paguar dhe për çdo gjë tjetër mendon agjencia.

Kështu ishte biseda qe në shumicën e rasteve bënë gazetarët e Fiksit nëpër agjenci të ndryshme në Tiranë. Tek Anumi travel nuk duhej as tamponi dhe asnjë dokument tjetër shoqërues përveç 800 eurove pasaportës dhe ID për të shkuar në Gjermani. Kalimi është i sigurt dhe nëse mund të ndodh që nuk bëhet kalimi, atëherë autobuzi kthehet dhe pasagjeri rimbursohet 100%.

Nëse pasagjeri e a siguruar garancinë vetë, atëherë punonjësja e agjencisë e orienton të presë vetëm biletën, por nëse nuk e ka agjencia merret me gjithçka prandaj paguhet edhe shuma prej 800 eurosh. Punojësja shprehet se kalimi bëhet nga Hungaria dhe ata japin siguri për kalimin, pasi paguajnë në ryshfet në doganë.

Madje pronarja që e konfirmon tregon edhe mënyrën se si veprohet. ” Para se të niset makina këtu unë nis njeriun një orë më para dhe ju pret atje në kufi pagohen lekët dhe kaloni” shprehet ajo. Ndërsa për udhëtimin drejt Brukselit pronarja e agjencisë Anumi travel shprehet se e ka ulur çmimin nga 1000 euro në 800 euro pasi ka bërë marrëveshje në dogana. ” Ne paguajmë 15 mijë euro për çdo autobuz që kalojmë në doganë në Hungari” shprehet pronarja.

Edhe dy agjencitë e tjetra që Fiksi u interesua për të lëvizur drejt Gjermanisë, kishin çmimin prej 800 eurosh, kalim vetëm me pasaportë dhe pa asnjë dokument tjetër shtesë. Vetëm se në këto agjenci pasagjeri tamponin duhet ta siguronte vetë dhe do t’i zbritej nga shuma totale.
Kurse agjencia tjetër kalimin e bënte nga Zvicra kundrejt shumës 700 euro me tampon të përfshirë. Pastaj kalimin për në Gjermani pasagjeri mund ta bënte nëpërmjet trenave midis shteteve dhe nuk do kishte anjë problem. ” Me kontratë pune, i regjistruar në firmë zvicerane, paguajmë burrin e huaj 3 muaj sigurimet. E ke… prandaj është 700 euro’” shprehet punonjësi i agjencisë.

# # #
Fiksi – Për 1 person, pa tampon,pa garanci.Nga kalojmë?
Punojësja e agjencisë 1 –Nga Hungaria,je 100% i sigurtë
Fiksi – I ktheni lekët mbrapsht të gjitha?
Pronarja e agjencisë –Për problemet tona po
Fiksi – Vetëm bileta është kaq 800 euro?
Pronarja e agjencisë–Të gjitha
Fiksi – Apo është kalimi?
Punonjësja e agjencisë 1–Paguan për kalimin
Pronarja e agjencisë–Përmblidhen që të gjitha.Të premten bëhet nisja
Fiksi – Nëse unë kthehem në Hungari?
Punonjësja e agjencisë 1 –Nëse kthehen pasagjerët komplet,nuk ju humb asgjë
Fiksi – Lekët do të kthehen?
Punonjësja e agjencisë 1–Këtu,po
Fiksi – S’ngel në doganë ngaqë paguani lekët?
Punonjësja e agjencisë 1 –Jo. Paguajmë lekët edhe kaloni
Fiksi – Po puna e tamponit si i bëhet?
Pronarja e agjencisë–Nuk duhet tampon, asgjë
Fiksi – Po për në Bruksel sa është çmimi?
Pronarja e agjencisë –Njësoj, 800 euro…Ka qenë më 1000 (euro)
Punonjësja e agjencisë 1 –Meqë na e ulën tarifën në doganë
Fiksi = Ka qenë me 1000 (euro)?
Pronarja e agjencisë -Ishte me 1000, prapë është me 1000.
Fiksi – Po pse 800?
Pronarja e agjencisë -Unë e bëra sepse ma ulën në doganë edhe e ula unë
Fiksi – Agjensinë e ke ti?
Pronarja e agjencisë -E imja ,po
Fiksi – Dmth si kriter ça më duhet mua fiks fiks?
Pronarja e agjencisë -Asnjë gjë,vetëm pasaporta edhe karta (ID)
Fiksi – Edhe 800 euro për person?
Pronarja e agjencisë -Për person
Pronarja e agjencisë -Momentin që ju jeni në makina, unë e nis personin e duhur para teje atje në doganë, një orë para.
Fiksi – Është personi që bën pagesën?
Pronarja e agjencisë =Normal. Pse si do shkosh atje dhe do të thotë …Jo jo është në këmbë ai aty, ju jeni duke kalu avash avash,jeni duke vulos.Edhe sa?Edhe sa të poshtër janë doganierët!Ma futën me 100 euro mua, jo pasagjer,kështu klient,edhe unë e futa 100 euroshin aty, o nuk e morën që kaluam pardje
Fiksi – Ja ku qenka 100 euroshi
Pronarja e agjencisë -Ja ku është 100 euroshi .Për këtë (tregon cepin e grisur) nuk ma kanë marrë
Fiksi = Pse ishte aty ke cepi (i grisur)?
Pronarja e agjencisë –Po..Unë thashë hajt se,atje marrin shumë lekë atje, nuk do e shohin në turrë këto.. thashë 15.000 euro nuk besoj që do ma shohin jo jo
Fiksi- Sa ju dhe ti 15.000 euro.
Pronarja e agjencisë Pata më dt 28 (prill) pata 45 veta.Më tha serbi ‘Go’ nisi. Ok, në orën 4:30 i nisa.Sa shkuam atje na e ngriti tarifën,e boni dyfish. Ca bëra unë? Jo i tham, s’do vij me ty.I mbajtëm në hotel,i pagum hotelin pasagjerëve, doli tjetri , i morëm
Fiksi – Ç’leverdi ke ti të pagush hotelin?
Pronarja e agjencisë -10 euro është hoteli
Fiksi- Aa qenka lirë andej hoteli
Pronarja e agjencisë – Dikur më përpara dhe ne e mbanim komisionin, tani që e kemi të sigurtë nuk e mbajmë, në moment që më hapet rruga mua që e kam biletën standarte normal që e mbaj prapë komisionin
Fiksi – Tani ditën e premte bëhet nisja
Pronarja e agjencisë – Në ditën e premte e kemi datën s’na e kanë cakuar akoma.Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gruas i kushton lidhja e dashurisë 72 milionë Lekë

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në forma nga më të ndryshmet. Këtë herë gazetarët e “Stop” kanë sjellë në vëmendje një rast mashtrimi, duke përdorur lidhjen e dashurisë. Irena Hysi ka drejtuar në “Stop” ankesën se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash duke mos ia kthyer kurrë. Irena është njohur me qytetarin Genci Çiçi në vitin 2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo më.

“Ai u paraqit si i divorcuar. E vazhduam lidhjen për më shumë se 1 vit e gjysmë. Ai u paraqit si një person që i interesonte lidhja me mua. Pak kohë pasi ishim lidhur, fillon të kërkojë borxhe. Për dy raste ka qenë korrekt, i ka marrë dhe i ka sjellë përpara”.

Shuma, që Genci Çiçi i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës.

“Pastaj filloi të kërkoi shuma të ndryshme. Njëherë për ditëlindjen e vet ku festoi 50-vjetorin, kur ka pasur një gjyq, sipas tij, në Gjermani. Këto do m’i sillte sipas tij në fund të Dhjetorit 2015. Kur fillova të kërkoj këto shuma, ai më hapi në telefon pamjet e një vile, tha do ta shes dhe do të më lante borxhet mua. Kur i them që kur do m’i kthesh këto lekë, ai thotë që më datë 27 Dhjetor do i kesh lekët. Më 27 Dhjetor mbyll telefonin dhe vjen më datë 4,5 Janar. Unë kam qenë në Spitalin Amerikan, kam vënë dy unaza. Më mbrapa kuptova që jo. Ka marrë njëherë 2 mijë Euro, më pas 2 milionë lekë. Më pas u ankua për shëndetin e nënës së vet dhe më kërkoi nëpërmjet telefonit 500 mijë lekë.Në total kanë qenë 72 milionë lekë shifra që më ka marrë. Zotëria kur merrte lekët nxirrte edhe shifrën nga xhepi që thoshte që futi tek lista ime”.

Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, siç i kishte thënë Irenës.

“Në momentet kur vëllai i zotërisë mori titullin mjeshtër i madh nga Presidenti Bujar Nishani, aty shikoj nënën e zotërisë që nuk ishte e sëmurë. I kishte flokët, sepse sipas këtij ia kishin qethur flokët. Aty dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Zotëria ishte i martuar dhe nuk ishte i divorcuar”.

Veç kësaj Irena mësoi se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Çiçin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha.

“Rastësisht me një shtetase gjermane zbulova se edhe kjo shtetase kishte marrëdhënie me zotërinë dhe i kishte marrë vlera të holla njësoj si unë. Ajo kishte 6 vjet dhe unë 1 vit e gjysmë. Kuptova që zotëria po më mashtronte dhe fillova më me insistim t’i kërkoja lekët. Nuk po m’i kthente. Më pas filloi të më mbyllte telefonin”.

Qytetarja: Genci ka patur një motër në Gjermani dhe kështu kemi hyrë në muhabet me Gencin. Më kupton? Dhe vjehrra ime…, kur kam bërë dasmën unë, e kam bërë te lokali i Gencit. Dhe aty është…

LEXO EDHE:  “Kur mora mandatin kisha tension me Bashën”/ Artur Roshi tregon pse firmosi koalicion me PD

LEXO EDHE:  “Pse Basha nuk e do ndryshimin e sistemit?”/ Topollaj shuan “kureshtjen”

Denoncuesja: Aty është njohur me Gencin ajo?

Qytetarja: Po aty është njohur dhe që atëherë, filloi avazi. Unë e kam dit gjithmonë, po se ca ka bërë ajo me lekët e veta, unë nuk kam ndërhyrë, se në fund të fundit, ca më duhet mua?! Dhe kur i kam thënë unë, ajo ka thënë: ça të duhet ty, s’është leku jot, është i imi. Shiko! Ai i ka marrë njëherë 20 mijë euro. I ka marrë 35 (mijë euro). Vajtën 55. I ka marrë një shumë pastaj, 50 mijë euro. Po ne ia kemi dhënë me noter të gjitha. Kjo e donte dhe e ndihmonte, kuptohet.

Denoncuesja: Po burri i vet e dinte, që kjo kishte lidhje?

Qytetarja: Po burri i vet e mori vesh tani, më vonë e mori vesh. Ka 5 vjet e gjysmë, që ia ka dhënë, që ia ka marrë lekët ai. Dhe do të t’i jap, do të t’i jap… Kur e fituam gjyqin e parë ne, që e hodhëm në gjyq, e fituam. Kishte për ta ekzekutuar. I erdhi përmbaruesja në shtëpi. Atëherë, ka garantuar shtëpinë e Bujarit ai. Mbas disa muajsh ky shkon me vjehrrën time tek noterja dhe i thotë hajde këtu, unë do të blej një shtëpi, për lekët, që të kam, po firmos cikë këtu. Dhe aty ka marrë firmë për tjetër gjë. Aty ka dhënë firmën, që gjoja e ka likujdu vjehrrën time. Ai pretendonte, po doli e falsifikuar, se ne morëm përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. Se ajo është e huaj. I ka gjyqet e përfunduara, vetëm për t’i ekzekutuar i ka. I ka të marra.

Irena Hysi tregoi, se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Çështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi, që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

“Vendosa të konsultohem me avokatë dhe të marr rrugë ligjore. Çështja kaloi në gjykatë. Prokurori vendosi që zotëria të dënohet me 7 muaj burg. Gjykata e dënon me 5 vite burg dhe pezullimin e këtij vendimi me 2 vite shërbim prove”.

Për çështjen ka hapur edhe gjyq civil.

“Përveçse më ka lënë me një dëm psikologjik më detyrohet edhe me vlerën 72 milionë lekë. Ai e mohon këtë gjen dhe pretendon se m’i ka dhënë ai mua. Pas një kalvari prej 3 vitesh nëpër gjykata i kërkoj emisionit “Stop” ndihmë për të zbardhur këtë çështje që çdokush të marrë atë që meriton”.

LEXO TE PLOTE