LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata i “vuri prangat”/ Flet avokati i mjekut Prifti: Vendim skandaloz! Po dënohet si në komunizëm

13 Shkurt 2021, 16:18, Aktualitet CNA
Gjykata i “vuri prangat”/ Flet avokati i mjekut Prifti: Vendim

Gjykata vendosi ditën e sotme masën e sigurisë ?arrest me burg? për mjekun Edvin Prifti.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij e quajti këtë një vendim skandaloz, duke shtuar se mjeku po futet në burg pa asnjë provë fajësie.

Sipas tij, Prifti nuk e ka të detyruar që të deklarojë pasurinë.

?Primarin e kardiokirurgjisë në QSUT e futën në burg pa asnjë provë fajësie, vetëm me hipotezën se paratë që iu gjetën në shtëpi do t?i pastronte në të ardhmen. Këta dënuan idenë e një krimi, dhe idenë e një krimi e dënojnë vetëm diktaturat.

Vendimi është i pambështetur në prova, është një vendim skandaloz. Gjykata iu bind kërkesave të paligjshme të prokurorit. Paratë ishin plotësisht të justifikuara. Fakti që këto para mbahen në shtëpi nuk është një fakt i dënueshëm penal. Mjeku nuk është një person që ligji e detyron të deklarojë pasurinë.

SPAK mund të shtonte edhe veprën penale të vrasjes, siç e bëri për pastrimin e parave. Paratë e pastruara mbahen në bankë, jo në shtëpi. Nuk ka asnjë fakt që do të pastronte paratë. Ne do të apelojmë dhe do presim një vendim të favorshëm?, tha avokati./CNA.al

Lajmet e fundit nga