LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enkelejda Hoxha do lironte “të fortin e Rrugës së Kavajës”/ Zbulohet lidhja intime me avokatin

13 Shkurt 2021, 11:04, Kronika CNA
Enkelejda Hoxha do lironte “të fortin e Rrugës së

Gazetari Elton Qyno ka nxjerrë të tjera detaje lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Elton Qyno konfirmon faktin se gjyqtarja Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku ishin në një lidhje intime së bashku.

Sipas Qynos, rasti i fundit për lirim nga burgi që po përgatij nga kjo dyshe ishte dhe ai i Genc Ferhatit, të fortit të rrugës së Kavajës, por që në momentin e fundit ai u tërhoq nga kërkesa për lirim, pasi çështja i ka rënë një gjyqtareje tjetër në Krujë.

?Sot në burgun e Fushë-Krujës, është mbajtur 5 minuta heshtje totale, për arrestimin e çiftit të dashnorëve, gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe avokatit anonim, Aldo Tabaku. Të burgosurit humbën dritaren e tyre të komunikimin me lirinë, pasi gjyqtarja Hoxha dhe avokati i mirënjohur Tabaku, kujdeseshin çdo ditë për lirinë e tyre, mjafton të kishte karburantin financiar në rregull. Të burgosurit kanë derdhur lot sot, Nga sot, s?do depozitojnë më kërkesa në gjykatë për lirim me kusht.

Planet për lirimin e të dënuarve nga qelia, çifti i dashnorëve i bënte pas kalimit të 1 ose 2 orgazmave në një apartament sekret në Tiranë.
Tabaku natën bënte betejë në krevat me gjyqtaren, ndërsa ditën vijonte betejën ligjore me të, në sallën e gjyqit. Enkelejda Hoxha me dashnorin e saj Tabaku, kanë liruar sa e sa persona të rezikshëm, duke i lënë të lirë rrugëve të Shqipëri.
Rasti i fundit që po përgatij nga kjo dyshe dashnorësh, ishte dhe ai i Genc Ferhatit, të fortit të rrugës së Kavajës, por që në momentin e fundit ai u tërhoq nga kërkesa për lirim?, pasi çështja i ka rënë një gjyqtareje tjetër në Krujë.
Çifti i dashnorëve tashmë përfundoi nga apartamenti sekret në zonën e ?5 Majit? në një dhomë tek 313 në rrugën ?Jordan Misja? Tiranë. Kjo zonja dhe dashnori i saj, kulmin arritën me lirimin e Endrit Dokles. Zani Caushi, plasi të transferohej nga burgu i Drenovës në Fushë-Krujë, por jo s?ia arriti qëllimit?, shkruan Qyno./CNA.al

Lajmet e fundit nga