Connect with Us

Dy fjalë për Shown e SPAK me arrestimin e Edvin Priftin dhe dënglat e Nexhmedin Dumanit të Rilindjes

Opinione

Dy fjalë për Shown e SPAK me arrestimin e Edvin Priftin dhe dënglat e Nexhmedin Dumanit të Rilindjes

Publikuar

-

Përfundon seanca gjyqësore/ Çfarë vendimi dha Apeli për mjekun Edvin Prifti dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Nga Myslim Murrizi

As nuk e njoh dhe as nuk i kam dhene kurre doren Prof Dr Edvin Priftit

Por kur shoh plehrat e politikes nga ata te pushtetit deri tek ata te mender opozites qe heshtin si vemje me vjen tu bej ne surrat ate qe nuk thuhet

Prof Edvin Prifti ka mbi 20 vjet kardiokirurg dhe ka mbi 20 vjet qe punon ne spitalin shteteror dhe ne spitale te ndryshme private

Shuma e parave te gjetura jane as me shume e as me pak se 20000 euro per çdo vit

Ne 20 vite me nga 300 dite pune ne vit dhe me nje operacion ne dite do te benin rreth 6000 operacione gjate gjithe karrieres se Tij

Une do ti pjestoja me 10 dhe do te dilnin 600 operacione zemre prej 20 vitesh

Sikur nga 1000 euro bakshish te kishte mare Prof Edvin Prifti aq sa spitali Hygea, Spitali Amerikan kane vetem nje nate shtrimi pa ilaçe, duhet te kishte 600 mij euro

Prof Edvini nuk ka firmosur tendera siç kane bere plehrat e politikes prej 30 vitesh qe kane vene firmen per 40 miliard euro tendera publik

Prof Edvini nuk ka firmosur konçensionin e portit te Durresit, aeroportit te Rinasit, sgs, aleatetit, rapiskanit, çek upit, analizave, sterilizinit,rruges se kombit, traut te kalimashit, bankersit, ppp dhe plot te tjera te ketij lloj

Prof Edvini nuk ka dhene leje ndertimi per kulla ne park per gradaçela ne mes te Tiranes, per kulla ne vend te teatrit

Prof Edvini kurre nuk ka firmosur tendera 3000 euro je lope apo 3200 euro nje kumbull e kuqe ne bulevardin Zogu i pare

Prof Edvini num ka ndertuar vile bodrum ne Surrel me leket e bashkeshortes dhe as ka mare 4 vila ne nje vit dy pas tegut e dy ne gji te lalezit ne emer te kunatit

Prof Edvini nuk eshte martuar me pensionin e mamit

Prof Edvini nuk ka 8 hektare sera ne unazen e Fierit çante 6 mij euro dhe te deklaroj si palaćo se ka 2000 euro ne banke

Prof Edvini nuk ka vile 2-3 milion Euro ne gjirin e Lalzit, pas Tegut apo ne Palase

Prof Edvini nuk ka hale per te lare macet api te kete gisht ne vjedhjen e thesarit te Kerrabes

Prof Edvini nuk ka asnje pergjegjesi per vrasjen e 4 viktimave me 2 prill 1990, te Avdyl Matoshit ne janar 1998, te Azem Hajdarit ne 12 shtator 1998, e deri tek 4 viktima te 21 janarit qe nga ata qe vajtuan me lot e qurre para 10 vitesh heshten prej 8 vitesh ne pushtet

Prof Edvini nuk ka mare asnje qindarke nga 400 milion dollare te sudes, xhaferrit, gjallices, popullit, vefes kamberit etj

Prof Edvini nuk ka asnje pergjegjesi per 3400 Shqiptare te vrare nga rrevoluciono 1997-2001

Prof Edvini nuk ka gisht ne ngjarjen e 15 marsit 2008 te Gerdecit ku humben jeten 23 fatkeq per nje grusht eurosh gati sa 100 fishi i parave qe ju gjeten ne shtepi Atij

Prof Edvini nuk ka firmosur asnje kontrate per shitjen e minerave, naftes, topave e tankeve te ketij vendi tek 6-7 persona qe mbajne si grope septike pislleqet dhe hajdutelleqet e politikes prej 30 vitesh

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Paloka zbulon planin B të Ramës: Do pengojë SPAK

Prof Edvini eshte nje nga 200-300 mjeket Shqiptare qe punojne para dite ne shtet e mbas dite

Po Pellumb Pipero qe ka klnike private pas tegut a ben pastrim parash ???

Po Besim Boci qe ka klinike private tek liqeni a ka para ne shtepi?

Po Agron Ylli qe ka klinike private a ben pastrim parash?

Po ortakja e Janit te klinikes Pegasus qe eshte dhe drejtoreshe e qendres se laboratorit te analizave ne qsut dhe qe qeveria i dha me konçension analizat sa para ka ne shtepi??

A ma gjeni dot nje shef pavioni ne Shtet qe nuk eshte kapo tek nje privat?????

A mund te me thoni se kush i ka vjedhur me shume Shqiptaret , Nano, Meta , Rama, Berisha, Basha, Monika, Rruli, Damiani, Beqa dhe rreth 25 individe qe bejne pjese ne tufat e tyre apo Prof Dr Edvin Prifti?????

Po te ishte ketu ambasadori Lu do ta pyesja ne kokerr te syrit se SPAKU eshte krijuar per Prof Edvinin apo per 50 hajdute te politikes qe kane nga 3 vila mbi 3 milion euro sejcila vetem ne Shqiperi dhe miliona euro neper banka te vendeve te ndryshme te botes?????

Une denoj çdo abuzim çdo korrupsion, çdo afere, çdo mit marrje dhe gjobe- venie nga kushdo qofte, edhe nga nje Prof Dr si Edvin Prifti, por nuk mund te jem dakort kurre me kete shou te felliqur te vemjeve te spakut qe Prof Dr Edvini qenka koka e krimit e korrupsionit e pastrimit te parave dhe pengesa qe Shqiperia nuk po futet ne BE

Po ambasadorja Kim a e quan te permbushur misionin e spakut me arrestimin e Prof Edvinit dhe hingellimin e plehrave te politikes?????

Po kur Prof Edvini te fitoj te drejten e Tij, lirine e Tij, parate e Tija çfare mund te na thote ky sherbetor mjeran i spakut te rilindjes????

Prej 30 vitesh kam pare plot shou te tilla te plot felliqesirave te perdorshem te mender drejtesise

A e mbani mend shoun me Fullanin???

Me Llambi Piten?

Me Kosta Barken?

Me Bujar Himçin?

Me Ilirjan Berzanin?

Me Nikolin Jaken?

Me Dashamir Xhiken?

Me Arben Sefgjinin?

Po shoun e ndyre me Ramiz Aline?

Hekuran Isain?

Lenka Çukon?

Nexhmije Hoxhen?

Po arrestimin e liderit Nano qe para nje jave doli si avokat i rames???

A e dini se sa leke kane mare te gjithe se bashku pasi kane fituar te drejten kundra felliqesirave te drejtesise se perdorur nga politika???

Te gjithe se bashku kane mare mbi 10 milion euro demshperblim nga parate e taksave te Shqiptareve

Ndaj urrej dhe perbuz çdo inskenim te kujdo plehre dhe felliqesire politik qe mendon se nga perdorja si prezervativ te kujdo vemje ne organet e drejtesise do te bej lajm dhe shou me drejtesine e re

SHQIPTARET PRESIN TE SHOHIN PAS HEKURAVE FYTYRAT HIPOKRITE TE POLITIKES, QE KANE VJEDHUR, JANE TALLUR DHE KANE MASHTRUAR PERBUZUR DHE LARGUAR SHQIPTARET NE KETO 30 VITE

Kjo eshte ajo qe çdo Shqiptare pret nga SPAKU dhe drejtesia e re

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Publikuar

-

Nga

Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fillon të prodhojë efekte shumë më shqetësuese sesa rrëmbimi i pushtetit për një mandat katër vjeçar. Justifikimi i suksesit të tretë të Ramës dhe domosdoshmëria e mbajtjes në këmbë të një pushteti të fituar përmes parave dhe bandave, po shpie deri në debilizimin e debatit publik në vend. Boll të kqyrësh emisionet e mbrëmjes në TV dhe nuk e ke të vështirë të kuptosh se publikut po i serviret një realitet alternativ.

Le të marrim një shembull.

Prej ditësh opozita, jo vetëm LSI apo PD, por edhe parti të tjera më të vogla, po flasin për një masakër elektorale të pa parë ndonjëherë. Dikush pretendon për pjesmarrje të krimit të organizuar në fushatë, dikush tjetër për blerje masive vote, dikush për fletë të prishura qëllimisht, për të plotësuar numrin rekord të 85 mijë votave të pavlefshme.

Pyetja që shtrohet është: A duhet të përbënte minimalisht kjo temë interesin e një debati serioz televiziv? Edhe në qoftëse këto pretendime nuk qenkeshin reale, edhe nëse ato kishin për qëllim justifikimin e humbjes nga Luli apo Monika, për të ruajtur karriget e tyre, a nuk duhej analizuar pretendimi i përfaqësuesve të më shumë se gjysmës së elektoratit shqiptar? A nuk duhej debatuar kjo temë qoftë edhe për ta zhbërë mitin e grabitjes së votës?

Deri më sot që flasim asnjë nga debatet “serioze” politike nuk ka pasur emision me titullin: “A u vodhën zgjedhjet”. Ato kanë preferuar tema si, a do shkakrohet Meta, a do dorëhiqet Luli, a do ketë koalicion të madh, a është demokratike PD.

Mjafton kjo frikë e përhapur se mos gërvishtet varaku i pushtetit, apo autoçensura që i thërret së brendëshmi aktorët e studiove: “ç’të duhet ty, ti do e rregullosh këtë vend”, – për të kuptuar gjendjen ku ka degraduar debati publik.

Por, ka edhe më keq sesa kaq. Pra, më keq sesa shtrëmbërimi i rezultatit në kuti, apo ushqimi i qytetarëve me debate “fake” që i mbivendosen qëllimisht atyre reale.

Mjafton për këtë të shohësh korin laraman të mbrojtësve të Ramës, të përbërë, ca nga përfitues tenderash e parash publike, ca nga servilë të të gjitha pushteteve dhe ca nga idiotë të dobishëm, që pretendojnë se po luftojnë ende traditën e berishizmit. Eshtë interesante të qëmtohen argumentat e tyre.

Ata thonë se opozita nuk duhej të ngrinte grupe të gatshme për mbrojtjen e votës, por harojnë që këto ishin vetëm rrjedhim i sekuestrimit të kartave të identitetit në këmbim të parave, që po bëhej ditën për diell në qendrat e qyteteve.

Ata thonë se opozita duhet të besojë tek institucionet dhe harojnë që SPAK dhe Drejtori i përgjithshëm i policisë, favorizuan bandat në krimin e Elbasanit.

Ata çirren dhe skandalizohen kur përmendin vetgjyqësinë, por nuk shqetësohen aspak për banditët që ikin në drejtim të paditur apo për krimet që mbeten pa ndëshkuar.

LEXO EDHE:  “Lëreni djalin të shkojë në shtëpi dhe kthehuni merrni të tjerët, nëse ua mban”

LEXO EDHE:  Grida Duma bën gafat e pafalshme/ Gënjen shqiptarët live në emision

E njëjta fabul absurde përsëritet edhe për historinë e shkarkimit të presidentit. Të gjithë që vënë kujën për rëshkitjen e tij nga korniza kushtetuese, as nuk duan ti’a dinë për abuzimet e qeverisë me paratë e tërmetit, me punësimet sezonale, me bonusin e bebeve të shpërndarë në fushatë, me përdorimin e të dhënave personale, me kërcënimin e administratës në funksion të votës. Pra logjika është: qeveria ka të drejtë ta shkelë ligjin, kundërshtarët e saj duhet të jenë të përpiktë me të.

I njëjti nonsens përsëritet edhe kur në debate përdorët argumenti i Tom Doshit apo Aqif Rakipit, si anomali që nuk kanë asnjë logjikë politike. Analistët pro Rama, që situata e re i ka degraduar në kamikazë të Tomës dhe Qifes, të thonë se rezultati i tyre është real, pasi ata kanë rreth të gjërë, shokë dhe miq.

Edhe kur dikush i vë përballë një precedenti skandaloz, si ai i përdorimit të “komitetit të ekpertëve anti kovid” për të mbyllur kufirin me Greqinë, me qëllim pengimin e votës së emigrantve, përgjigjja është rrënqethëse: pse do lejonin Vangjel Tavon të mbushte autobuzë me rektutët e tij?

E pra, në këtë pikë kemi mbërritur pas 25 prillit.

Publikut po i imponohen debate fallco. Pushteti ka rekrutuar kamikazë, të gatshëm të heqin dorë nga dinjiteti dhe logjika minimale për të marë rolin e violinës së parë në to. E gjithë kjo bën që shoqëria të kyçet në një realitet imagjinar, shumë më të largët sesa shqetësimet e saj reale.

Dhe ky me sa duket do të jetë problemi relal i mandatit të tretë. Jo vota e vjedhur. As vazhdimi i abuzimit me dhjetë oligarkë dhe shpërndarja e parasë për ta. As shkatërrimi drejtësisë që po kthehet më keq se në kohën e plepave. Me to tashmë jemi mësuar.

Ekuacioni ka ndryshuar. Sepse një pushtet ilegjitim nuk mund të mbrohet asesi nga një fabul logjike. Ai ka nevojën e absurdit për tu mbajtur në këmbë. Atij i duhen partizanë që të linçojnë viktimat para agresorëve; Që ulërasin për pasojat, pa parë shkaqet; Që skandalizohen nga ai që kërkon të mbrohet kur nuk ka ligj dhe jo nga ai që e shkel atë.

Në fakt, nuk ka se si të jetë ndryshe. Aty ku pluralizmi politik kthehet në farsë edhe ai i ideve nuk mund të mos pësojë të njëjtin fat.

Një fabul të tillë, që e kemi ende të freskët nga historia jonë, po e shohim në forma të ndryshme edhe në Rusinë e Putinit apo në Turqinë e Erdoganit. Edhe Ramizmi është në të njëjtën rrugë. Ai sapo ka filluar debilizimin e debatit publik, duke e parë si të vetmin mjet për të sunduar një shoqëri të ligështuar dhe pesimiste që i ka ulur armët e rrezistencës.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Zgjedhjet/ Nevoja për ndryshim dhe fryma për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet: Nevoja për ndryshim dhe fryma për ndryshim

Nga Gafur Muka 

Pohimi: “pushteti të konsumon” logjikisht të çon tek nevoja për ndryshim. Që të realizohet ndryshimi duhet, më së pari, të krijohet fryma për ndryshim. Është pikërisht kjo e fundit që e shndrron pakicën në shumicë duke sjellë kështu rotacionin në pushtet. Natyrisht funksionimi i këtij mekanizmi varet, më së pari, nga masa e konsumimit që u bën pushteti forcave qeverisëse dhe nga intensiteti i frymës për ndryshim që krijon opozita tek elektorati gri.

Masa e kësaj të fundit është kryesisht pjesëmarrja në votime. Parë në sa thamë, nuk është e vështirë të konstatohet që qeverisja 8 vjeçare e socialistëve e kishte goxha të madhe masën e konsumimit në pushtet, ndërkohë që detyra e opozitës ishte të krijonte një frymë të tillë për ndryshim, sa ta motivonte “me kuç e me maç” gjithë elektoratin gri.

Ajo që ndodhi në fushatën elektorale ishte vetëdija e Edi Ramës për masën e konsumit. Deklarata e tij që “ne nuk jemi më të mirët” ishte shprehje e vlerësimit se “punët nuk ishin mirë”. Me këtë vetëdije ai ndërtoi një strategji të tillë që të paralizonte, në rastin më të mirë, apo të minimizonte, në rastin më të keq, frymën për ndryshim. Ndaj ai, pas pohimit që “ne nuk jemi më të mirët” shtoi menjëherë “por më të mirë se ne nuk ka”. Pikërisht për të dëshmuar këtë të fundit ai u muar gjatë gjithë fushatës me përqeshjen dhe denigrimin e kundërshtarëve.

Qysh në fillim ai e relativizoi si kundërshtar Lulzim Bashën duke vënë përballë elektoratit si kundërshtarë të tij Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ishte kjo taktikë e tij që e dekurajoj lindjen e një fryme të gjerë e të fortë për ndryshimin. Nga ana tjetër, po Edi Rama, relativizoi edhe nevojën për ndryshim.

Për këtë ai shfrytëzoi dy angazhimet më të fundit të qeverisë së tij: atë të punës për likujdimin e pasojave të tërmetit dhe, sidomos, atë të punës për të mbajtur nën kontrroll e për të zvogëluar rrezikun që vinte nga përhapja e COVID 19. Në të dy rastet Edi Rama ia arriti të vlerësohet si “njeriu më i përkushtuar”, si “halleqari” më i madh i njerzve në nevojë, si “lypsari” që nuk e ka fare për turp të shtrijë dorën për të ndihmuar dhe për të shpëtuar njerzit që vuanin si pasojat e tërmetit ashtu edhe ato të prekjes nga pandemia.

Mbështetur në këto vlersime ai e ndërtoi programin elektoral vetëm me 11 fjalë :na jepni votën që të vazhdojmë e përfundojmë punët e nisura. Në asnjë nga deklarimet e tij gjatë fushatës Edi Rama nuk foli për suksese në realizimin e PPP-ve. Ai ishte i vetëdijshëm që në këtë aspekt pushteti i tij ishte konsumuar keq.

Nga ana tjetër, vendosja si kundërshtarë realë e Berishës dhe e Metës synonte në mënyrë të vazhdueshme edukimin e elektoratit me idenë e mosndryshimit të forcës qeverisëse. Po opozita? Për të evidentuar masën e konsumimit të qeverisë në pushtet ajo u angazhua të denonconte sa më shumë korupsionin, të cilin në çdo rast e lidhte me Edi Ramën. Për mendimin tim në këtë aspekt nuk u arrit rezultati i pritshëm. E para sepse korrupsioni është një sëmundje nga e cila vuajnë të gjitha pushtetet dhe e dyta denoncimi, përveç fakteve përmbante edhe shumë retorikë. Efektivitetin e ndikimit të denoncimeve për korrupsion Edi Rama e relativizoi qysh në fillim kur pranoi që “ne nuk jemi më të mirët”.

Për të ngjallur dhe forcuar “frymën e ndryshimit”, kryesisht PD-ja hartoi një program elektoral klasik ku jepeshin të gjitha objektivat që synoheshin të arriheshin nën qeverisjen e saj. Në evidentimin e tyre dukej që PD-ja e kishte vënë “gishtin mbi plagë”, ndaj Edi Rama vendosi ta injoronte atë duke atakuar kryesisht taksën e sheshtë prej 9%. Disa elementë të tjerë si rritjen e pagave për mjekët, infermierë, mësuesit etj apo mbështetjen e njerzve në nevojë, ai vendosi ti përfshinte në programin e tij qeverisës me synimin që të konsumonte kështu objektivat elektorale të opozitës. Dhe, për tu bërë më i besueshëm, në kushtet kur ekonomia vuan borxhin më të madh, deklaroi rritje më të vogla, çfarë i dha mundësi që ti kualifikonte premtimet elektorale të PD-së si premtime në erë. Si kundërpërgjigje PD-ja vazhdoi të denonconte rastet e korrupsionit, premtimet e pambajtura, varfërimin e popullit, largimet nga vendi etj. Të gjitha këto elektorati i njihte dhe i miratonte si keqqeverisje, veçse mbetej skeptik nëse opozita që do të vinte në pushtet do të ishte e zonja që ti shëronte këto plagë.

LEXO EDHE:  Leksioni i Sokol Olldashit shtatë vite më parë/ Arritjet e PD-së, dhe mesazhi për Rilindjen

LEXO EDHE:  Dokumenti-SPAK përfshihet në skandal/ Prokurorët në shërbim të korrupsionit?

Me sa duket nuk mjaftoi për ti bindur skeptikët sjella ndryshe e Lulzim Bashës. Edi Rama e kuptoi që “sjellja ndryshe e Lulzim Bashës” mund të rekrutonte shumë nga të pakënaqurit me qeverisjen e tij, ndaj ai, për t’u bërë i besueshëm e pranonte këtë sjellje duke shtuar që “nuk është Lulzim Basha ai që do qeverisë nesër”. Pas tij, sipas Ramës, fshiheshin qeverisësit e vërtetë: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në fakt Sali Berisha nuk i dha shumë mundësi për ta atakuar, pasi ai e shmangu praninë e tij fizike në fushatën elektorale por Ilir Meta me sjelljen e tij komplet “jashtë binarëve” iu bë “krah” Edi Ramës.

Sjellja e Presidentit të vendit në këtë fushatë do jetë objekt i shumë analizave sot e për shumë kohë, por ajo që mund të thuhet është që angazhimi i tij pati ndikim negativ në rritjen e frymës për ndryshim. Një pjesë e madhe e elektoratit e shihte qeverisjen e nesërme të opozitës të dominuar nga stili hakmarrës, agresiv e hipokrit i Ilir Metës. Deklarimet e tij në emisionin e Çim Pekës e bënë atë tejet të frikshëm dhe jo vetëm e dobësuan frymën e ndryshimit, por edhe e rritën mobilizimin e shumë të lëkundurve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar mosndryshimin.

Nëse e analizojmë rezultatin e zgjedhjeve sot dhe pranojmë që ndikimi i parregullsive e ka deformuar atë deri në tjetërsim, duhet që faktet e sjella në “librin e zi”, jo vetëm të jenë fakte, por të dëshmojnë një ndikim të njehsueshëm, pra sasior. Psh për denoncimin e punësimeve në administratë të thuhet që në këtë periudhë, prej kaq e deri aq janë punësuar kaq vetë në kundërshtim me ligjin. E njejta edhe për dëmshpërblimet e tërmetit , inagurimet etj. Po të mos ndodhë kështu, atëhere ndikimi i denoncimeve të parregullsive do kualifikohet si gjithmonë: një ndihmesë e rëndësishme e opozitës për t’u konsideruar në zgjedhjet e ardhshme.

Në këto kushte, tek vetë opozita shfaqet nevoja për ndryshim. Zërat brenda PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk duhet të vlerësohen si zëra ediramistësh por, duhet të shqyrtohen si zëra që potencojnë frymën për ndryshim. Me sjelljen e deritanishme duket se një trupë vendimmarrëse në PD vlerëson që “Lulzim Basha është më i miri! Më të mirë se Lulzim Basha nuk ka!”. Pra, në PD nuk ka nevojë për ndryshim. Atëhere? Stop frymës për ndryshim! Të shohim nëse kjo mendësi do ta çojë PD-në në fitore apo tek… “nuk kemi parë gjë akoma!”.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Europa komuniteti i ideve në fushë të minuar

Publikuar

-

Nga

Europa komuniteti i ideve në fushë të minuar

Nga Azem PARLLAKU

Sot në Ditën e Europës, ende shpresojmë siç dikur pati njerëz, që besonin se nga rrënojat e mjerimit dhe luftës mund të ngrihej një Europë dhe Botë më e mirë. Por; Nëse ka një çështje për të cilën ka kaq shumë interes në botën e ditëve tona, ajo është siguria. Nisur nga rëndësia që ka garantimi i sigurisë, nuk është i rastësishëm fakti që çdo vit zhvillohen kaq shumë takime apo konferenca të niveleve më të larta politike dhe teknike në nivel europian dhe global. Rëndësia që i kushtohet njohjes së konceptit të sigurisë dhe plazmimit të tij në praktikë, është kthyer sot në pjesë integrale e kurrikulave të shumë shkollave të niveleve të ndryshme. Në fund të fundit, ky interesim i gjithanshëm shpjegohet me bindjen se garantimi i sigurisë do të mundësonte jetën normale të njerëzve.

Por, koncepti i sigurisë, si pasqyrim i realiteteve të përditshme ka edhe ai dinamikën e zhvillimit të tij. Nuk do të ishte e vështirë të konstatohej se aktualisht përveç dimensionit tradicional fizik, garantimi i sigurisë në një masë të konsiderueshme kërkon edhe njohjen e parandalimin e rreziqeve edhe në nivele të tjera siç janë ai virtual. Europa dhe e gjithë Bota sapo ka kuptuar se; Nëse pandemia e koronavirusit na ka mësuar ndonjë gjë, përtej domosdoshmërisë së kujdesit maksimal ndaj higjenës vetjake, ajo është se viktima e parë e kësaj pandemie paska qenë udhëheqja e një vendi. Në asnjë moment përgjatë viteve tona, njerëzimi nuk ka pasur më shumë nevojë për një moment të “e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë, është vetë frika”.

Rizgjimi i sotëm politik është transnacional në burimet e frymëzimit, për shkak të ndikimit të komunikimit masiv. Pasionet moderne politike populiste, mund të drejtohen kundër një objektivi të largët, në kushtet e mungesës së një doktrine unifikuese. Diversitetet kulturore, sociale dhe fetare, mbartin rrezikun që, rizgjimi politik të kthehet kundër Europës si unitet.

Cilat janë disa nga kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballet sot Bashkimi Europian?

Në një analizë më konkrete nuk është e vështirë të konstatohet se aktualisht në nivelin Europian ekzistojnë rreziqe të cilat në mënyrë të shkëputur apo në bashkëveprim me njëri tjetrin mund të minojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të garantuar një mjedis sa më të qetë dhe të sigurtë. Këto rreziqe mund te klasifikohen si rreziqe të natyrës strukturore të brendshme të vetë Unionit, si dhe si rreziqe të jashtme kryesisht të natyrës gjeopolitike.

Tendenca  që vihet re, e që në një farë mase pasqyron edhe tendosjet brenda Bashkimit Europian, është perceptimi që kanë një numër i konsiderueshëm banorësh në disa vende anëtare lidhur me kontributin dhe garancinë e ofruara. Pandemia covid-19, krizat ekonomike financiare si ato të Greqisë,Spanjës, Italisë e Portugalisë dhe fundmi dhe Brexit kanë ravijëzuar një perceptim që shkon në një ndarje veri-jug.

Në masë tek qytetarët europian është krijuar përshtypja se kemi të bëjmë me dy modele të ndryshme të drejtimit të shtetit. Nëse vendet e Evropës Qendrore, Veriore e Perëndimore kanë arritur të ndërtojnë dhe të venë në eficencë institucione shtetërore të besueshme dhe më pak të korruptueshme, e kundërta ndodh me vendet e Evropës Jugore por edhe Lindore, të cilat kanë demonstruar deficite të konsiderueshme në përmbushjen e detyrimeve si ndaj shtetasve të tyre, ashtu edhe ndaj Unionit, prandaj konsiderohen edhe si barrë për vendet e tjera. Këto deficite dhe vështirësi përkthehen në kosto financiare për buxhetin e përbashkët dhe njëkohësisht edhe në qëndrime e vlerësime negative për vendet në vështirësi.

Kjo ka krijuar një hendek në aspektin sesi banorët respektivë e shohin dhe konsiderojnë njëri-tjetrin. Paragjykimet dhe steriotipet për pjesë të ndryshme të kontinentit sigurisht që, nuk i shërbejnë sigurisë dhe integritetit të brendshëm të Bashkimit Europian. I ndërtuar duke pasur në bazë koherencën Bashkimi Evropian do të detyrohej të vuante nga shumë probleme madje të rrezikohej për të ekzistuar nëse kjo koherencë do të humbiste.

Përveç sa më lart, sinjale paralajmëruese për të qenë të kujdesshëm dhe për të përmirësuar gjithnjë e më tepër instrumentet strukturorë e legjislativë përsa i përket garantimit të sigurisë erdhën edhe përtej kufijve të Bashkimit Evropian.

E ashtuquajtura Pranvera Arabe, megjithë arritjet në demontimin e sistemeve autoritariste dhe diktatoriale përsëri “eksportoi” rreziqe dhe kërcënime për Europën. Çështja e emigracionit ka kohë që diskutohet në kancelaritë e shumë vendeve evropiane dhe megjithë “solidaritetin” dhe “përkrahjen” për emigrantët përsëri nuk është arritur të gjendet gjuha e përbashkët, sa kohë që shtete të ndryshme anëtare të unionit e shohin dhe e vlerësojnë këtë çështje në këndvështrime të ndryshme nisur nga interesa të ngushta kombëtare.

Statistikat nga Europoli dhe agjenci të tjera flasin se, së bashku me emigrantët që u kanë ikur luftërave në Lindjen e Mesme, e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e varfra të Europës, në Berlin, Paris, Bruksel, Romë, etj, hyjnë edhe elementë me precedentë penalë, individë që i përkasin grupeve dhe organizatave terroriste, të cilët kanë kryer akte vrasëse, të cilat Europa i kishte harruar prej dekadash.

Por, përveç tyre Bashkimi Europian është i detyruar të marrë në konsideratë edhe rolin e aktorëve të rëndësishëm gjeopolitikë siç janë Rusia dhe në një farë mase edhe Turqia,vende këto që ndodhen në kufijtë natyralë me Unionin. Rëndësia e këtyre vendeve për sigurinë e Bashkimit Europian, lidhet me faktorët siç janë numri i popullsisë dhe i madhësisë gjeografike të tyre, aksesi i tyre në burime të rëndësishme energjetike por edhe si vende transite për kalimin në Bashkimin Europian, jo vetëm të rezervave energjetike aq të nevojshme për konsumatorin dhe ekonominë, por edhe të dukurive dhe fenomeneve kërcënuese që barten nga individë e organizata të ndryshme.

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat kapet me ndërkombëtarët/ “Keni 28 vjet që heshtni ndaj këlyshëve të diktaturës”

LEXO EDHE:  Kapet në Lezhë i shumëkërkuari nga drejtësia italiane/ Ja për çfarë akuzohet

 Në dhjetë vitet e fundit Rusia është rikthyer fuqishëm në arenën ndërkombëtare si një aktor i rëndësishëm. Duke shfrytëzuar burimet e saj energjetike, kaq të rëndësishme për shumë vende anëtare të Unionit, ajo ka treguar se në momente të caktuara mund të luajë fort me kartën e furnizimit me energji të Evropës dhe të përpiqet që të mbrojë interesat e saj përkundrejt interesave të Bashkimit Europian në tërësi dhe të shteteve të veçanta anëtare.

Ngjarjet në Ukrainë, janë një tregues kuptimplotë se megjithë përparimet e mëdha të bëra në fushën e sigurisë, Bashkimi Europian nuk është imun ndaj kërcënimeve të reja. Pikërisht edhe sot përplasja për të ardhmen e Ukrainës që prodhoi dhe prodhon konflikt jo vetëm të brendshëm mes mbështetësve të qëndrimeve të ndryshme në Ukrainë, por edhe në divergjenca dhe këndvështrime të ndryshme ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit nga njëra anë dhe Moskës nga ana tjetër.

Një aktor shumë i rëndësishëm rajonal si dhe me një rëndësi të veçantë gjeopolitike për interesat dhe sigurinë e Bashkimit Europian, është edhe Turqia e cila ndryshe nga Rusia, po përpiqet që të forcojë dhe stabilizojë rolin e saj përmes rritjes së volumit të tregtisë më prodhuesit lokalë duke e shtrirë atë edhe në procesin e përpunimit të mëtejshëm të mallrave. Duke parë se perspektiva e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian nuk është shumë premtuese për shkak të qëndrimeve bllokuese të disa prej vendeve më me peshë të Unionit, Turqia nën drejtimin e Erdogan po përpiqet që të kthehet në një superfuqi jo vetëm ekonomike por edhe politike të rajonit.

Një ndër kërcënimet aktuale për Bashkimin Europian, është rritja e frymës së euroskepticizmit. Vetëm një dekadë më parë shumë pak studiues mund ta kenë parashikuar se pas 10 vjetësh do të kishte një nivel kaq të lartë të skepticizmit mbi Unionin, fenomen ky që vërehet kryesisht në vendet më me influencë dhe me kontribute më të mëdha anëtare. Sigurisht që ky perceptim lidhet me faktorë të natyrave të ndryshme qofshin këto politike, ekonomike, sociale apo edhe kulturore të cilat në realitet duke ndërvepruar me njëra-tjetrën rezultojnë në rënien e entuziazmit për Europën e Bashkuar.

Fryma euroskeptike, megjithëse fillesat i ka që nga koha kur Britania drejtohej nga kryeministria konservatore Theçer, sot konsiderohet si një fenomen me mbështetje gjithnjë e në rritje. Pas Brexit në mjedisin politik Europian është shtuar mbështetja për partitë euroskeptike si, AfD në Gjermani, Fronti Kombëtar në Francë, Partia për Lirinë në Holandë, Partia e Lirë në Austri, Lega Nord në Itali, etj.

Ajo që shqetëson politikën por edhe shoqërinë civile në shumë vende të Bashkimit Europian, është fakti se në këtë simfoni forcash politike me prirje euroskeptike, shpesh ndërthuren edhe elemente të ideologjisë populiste dhe ksenofobe, të cilat rrezikojnë dhe minojnë sigurinë. Janë të njohur qëndrimet radikale ndaj fesë myslimane të liderit të ekstremit të djathtë në Holandë Ëilders, një ndër kundërshtarët e vendosur për mosdhënien e statusit kandidat për vendin tonë.

Shih çfarë ndodhi vetëm në harkun kohorë të një viti kur Europa dhe qeveritë e saj transmetuan reagimin e tyre për krizën e koronavirusit. Shumë europianë pas kësaj krize po e thonë se, ka ardhur momenti tashmë të ngrihen dyshimet, nëse integrimi kishte shkuar shumë larg dhe nëse shteti-komb duhet të ‘rimarrë kontrollin”. Pas disa muajsh, njerëzit do të arrijnë në përfundimin se kriza ka nxjerrë zbuluar faktin që ka patur shumë pak Europë, ose tepër Europë. Ata mund të dëshirojnë më shumë Europë për t’i mbrojtur nga pandemitë e ardhshme, ose mund ta refuzojnë atë. Migrantët dhe kufijtë e hapur mund të jenë viktimat e para të debatit mbi Europën, të dominuar nga virusi, krizat, populizmi, dhe kërcënimet. Tani që disa shtete anëtare kanë rikthyer përkohësisht kufijtë, liderët dhe votuesit mundet që, pasi e keqja të ketë kaluar, të konkludojnë se nuk ka kuptim t’i rihapin ato plotësisht.

U desh koronavirusi dhe u vunë në dyshim disa nga supozimet themelore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian, i cili kur të kapërcehet pandemia, do të rifillojë, por më pak intensiv dhe i ndryshëm nga ai që kemi njohur deri më tani.Tradicionalisht, ne kërkojmë ngushëllim tek feja, sporti, argëtimi dhe në premtimin se shkenca dhe shoqëritë moderne, ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të zgjidhur çdo problem. Por momentalisht “janë hedhur në erë” idetë tona më themelore për komunitetin./CNA.al

LEXO TE PLOTE