LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllofi/ Ankimimi i Veliajt për gjobën, ish këshilltari i tij politik caktohet relator në çështjen

13 Shkurt 2021, 10:40, Politikë CNA
Bllofi/ Ankimimi i Veliajt për gjobën, ish këshilltari i tij

Instituti i Studimeve Politike kan gritur shqetësimin lidhur me një anëtar të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ.

ISP vë theksin tek një këshilltar politik i kryetarit të Bashkisë i cili pas 5 muajsh nga dorëheqja, caktohet relator në një çështje ankimimi të kryetarit të Bashkisë kundër vendimit për gjobë të të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në reagimine ISP thuhet se lidhur me këtë janë shumë pikëpyetje që duhet të marrin përgjigje.

?Sipas KQZ bashkia Tiranë ka njoftuar këtë institucion më 8 shtator 2020 se këshilltari Koli Bele, aktualisht anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ, ka dhënë dorëheqje si këshilltar i subjektit Partia Socialiste. Rreth një muaj më vonë, tashmë ?i pavarur?, ai është zgjedhur anëtar i KAS, organi përgjegjës për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor. Në më pak se 5 muaj zoti Bele është caktuar relator në çështjen ankimore të kryetarit të bashkisë Tiranë E.Veliaj kundër vendimit për gjobë të të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vendimet në KAS merren me shumicë votash, vendimi i parë u mor me shumicë 3 vs 2 vota, duke reflektuar raportet politike të propozimeve.

Edhe në këtë rast mund të përsëritet i njëjti skenar, por interesant është vlerësimi sesi një këshilltar politik i kryetarit të Bashkisë pas 5 muajsh caktohet relator në një çështje ankimimi të kryetarit të Bashkisë, pra gjykatës i pavarur në konfliktin midis tij dhe Komisionerit.

A kemi të bëjmë me konflikt interesi? A duhej që personi i përzgjedhur nga kryetari i bashkisë në listën e kandidatëve/anëtarit për këshillin bashkiak dhe drejtues në fushatën e tij elektorale, të deklaronte gjendjen e konfliktit të interesit? A ka mekanizëm monitorues të konfliktit të interesit në strukturat e reja të KQZ dhe a kemi të bëjmë me cenim të standardeve të gjykimit të paanshëm dhe të pavarësisë së KAS? Janë shumë pikëpyetje që duhet të marrin përgjigje dhe nëse kjo ndodh në fazën e parë të përgatitjeve zgjedhore imagjinoni situata të njëjta apo më në konflikt interesi gjatë fazës finale të procesit zgjedhor.

Qytetarët meritojnë kandidatë me integritet, por edhe zyrtarë me integritet, sidomos në drejtimin e administrimit zgjedhor dhe në dhënien e drejtësisë (së re). ISP po monitoron aktivitetin e KQZ perpara, gjate dhe pas fushates elektorale?, thuhet në reagimin e ISP.

Lajmet e fundit nga