Connect with Us

U tha se kishte shkuar në Itali për t’u kuruar/ Pipero: Jam i ‘çliruar’ nga kthetrat e virusit

Sociale

U tha se kishte shkuar në Itali për t’u kuruar/ Pipero: Jam i ‘çliruar’ nga kthetrat e virusit

Publikuar

-

“Ka lajme të mira nga medikamentet”/ Pipero: Kush të jenë të parët që do të vaksinohen

Mjeku infeksionist, pëllumb Pipero ka reaguar pas lajmit, ku u aludua se ai kishte shkuar në Itali për tu kuruar nga Covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pipero thotë se është “çliruar” nga kthetrat e virusit dhe ndodhet në Razëm të zonës së Shkodrës, për të pushuar disa ditë.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë këto ditë të vështira, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi ende nuk ka siguri.

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive! Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time. Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen. Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie! Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund!”, shkruan Pipero./CNA.al

Pipero niset për kurim në Itali/ Ironizon kolegu: Kjo sëmundje sikur kalonte me vitamina dhe paracetamol

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell, por gjithashtu edhe ditë apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe gjatë kësaj jave që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.

LEXO EDHE:  Moti i keq mbulon Italinë, stuhia lë pa energji elektrike disa zona

LEXO EDHE:  118 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 3 pacientë

Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kemi detyrim për të votuar”/ Kryepiskopi Anastas Janullatosi mesazh qyetetarëve

Publikuar

-

Nga

Kryepiskopi Anastas Janullatosi në një mesazh ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim patjetërsushëm. Ai ka theksuar edhe njëherë se nuk përzihet në çështjet e politikës por thotë se nuk mund të rrimë indiferentë .

Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur. Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar.

Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”, u shpreh Janullatosi ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

LEXO EDHE:  Tmerri në spitalin Covid 2/ Reagon ashpër avokati: Pacientët po i vrasin me frikë dhe izolim!

LEXO EDHE:  Moti i keq mbulon Italinë, stuhia lë pa energji elektrike disa zona

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE