LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të bëjnë më pak terapi televizive”/ Mjeku i ashpër me kolegët: Po japin mjekime të ekzagjeruara

12 Shkurt 2021, 16:41, Lifestyle CNA
“Të bëjnë më pak terapi televizive”/ Mjeku i

Mjeku i njohur Petrit Vargu ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kolegëve të tij, duke u shprehur se japin mjekime të ekzagjeruar për persona që kanë simptoma shumë të lehta.

Gjatë një interviste për ?News 24?, Vargu shprehete se mjekët dorëzohen kur përkeqësohet gjendja e pacientëve me Covid, ndërsa ka këshilluar koleegët që të shmangin daljet televizive dhe të merrem më shumë me personat e prekur.

?Ne në shqipëri e kemi të ekzagjeruar mjekimet në gjendje të lehta dhe pastaj i dërgojmë jashtë shtetit. Me simptoma të lehta ne shndërrohemi në luan dhe japin mend e gjithë botës.

Papritur kur oksigjemni ulet ngrejmë duart. E mira është që mjekët të bëjnë më pak terapi televizive dhe le të ndjekim protokollet e suksesshme të cialt europa perëndimore po i përdor sot?, tha mjeku Petrit Vargu./CNA.al

Lajmet e fundit nga