Connect with Us

Panik në futbollin anglez, kërcënohet me jetë familja e Artetës

Premier Liga

Panik në futbollin anglez, kërcënohet me jetë familja e Artetës

Publikuar

-

Kërcënimet me jetë, po shndërrohen në një fenomen tepër shqetësues në futbollin anglez. Pas gjyqtarit Dan, trajnerit të Njukastëllit, Brus, në vetëm pas ditë, pre e kërcënimeve ka rënë edhe tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e pranon se familja e tij është kërcënuar.

Pas humbjeve me Uolves dhe Aston Vilën, tifozët e “topçinjve” nuk janë përmbajtur duke kërcënuar me jetë familjarët e trajnerit Arteta. Kërcënimet kanë ardhur nëpërmjet mesazheve online.

“Unë mendoj se nëse do të lexonim gjithçka që është shkruar për ne, atëherë do të duhet të qëndronim shumë ditë në shtrat. Të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve si pasojë e punës sonë dhe kjo është arsyeja se pse unë preferoj të mos lexoj shumë komente”, deklaron spanjolli në konferencën për shtyp para takimit me Lids.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Fitorja e 20 radhazi vjen nga dy mbrojtësit, Siti i Guardiolës nuk njeh rivalë

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti nuk di të ndalet dhe në ditën e sotme ka marrë fitoren e 20 radhazi. Një record ky i qytetarëve që vazhdon të zgjerohet, ndërsa në takimin e orës 13:30 në Premier League, mposhtën me rezultatin 2-1, Uest Hem.

Në fakt, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola vuajtën pak më shumë se në ndeshjet e tjera, megjithatë në fund dolën triumfues falë dy golave që erdhën nga reparti difensiv. Kështu, klubi nga Mançesteri kaloi i pari në avantazh me anë të Ruben Dias në minutën e 30, megjithatë miqtë do të reagonin dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë do të gjenin barazimin me anë të Valencias.

Gjithsesi, në pjesën e dytë, Siti ishte i vendosur për të marrë fitoren e radhës dhe në të 68-tën, Xhon Stons kaloi të tijtë në avantazh. Një gol që rezultoi vendimtar dhe pas këtyre tre pikëve, qytetarët vazhdojnë të qetë rrugën drejt titullit teksa janë në vend të parë me 66 pikë, ndërsa Uest Hem mbetet në vendin e katërt me 45 pikë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E trishtë/ Gjendet i pajetë në liqen babai i portierit Alison

Publikuar

-

Nga

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e portierit të Liverpulit, Alison Beker. Babai i tij, Joze Agostinjo Beket, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në jug të Brazilit.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të gardianit të Liverpulit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Joze Agostinjo Bekers, babait të portierëve, Alison dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Siç raportohet, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Do na ikë në Mars”, klauzola absurde e klubit të njohur anglez

Publikuar

-

Nga

Njeriu është një qenie që ka shumë kuriozitet dhe dëshiron të mësojë, të zbulojë dhe përjetojë eksperienca nga më të ndryshme. I tillë ishte edhe Stefan Schwarz, mesfushori që ka luajtur me Suedinë për 11 vite, në periudhën 1990-2001.

Ai kishte një dëshirë, të fluturonte në hapësirë dhe këtë dëshirë e kishte shprehur. Gjithsesi pengesë u bë futbolli dhe një kontratë që ai nënshkroi kur ishte me Sunderland, klubin që në atë periudhë garonte në Premier League.

Ai ishte pjesë e “Maceve të zeza” në periudhën 1999-2003 kur edhe klubi anglez u tremb një moment dhe shtoi në kontratë një nga klauzolat më të çuditshme. Schwarz po mendonte të regjistrohej në një nga fluturimet e para komerciale në hapësirë.

Sunderland i trembej diçkaje të tillë dhe në kontratë përfshiu një klauzolë që ia ndalonte diçka të tillë deri në fund të kontratës së tij me klubin anglez. Mesfushori e mbylli karrierën në klubin anglez dhe më pas ishte ulur me këmbë në tokë dhe vështirë ta ketë menduar të fluturojë sërish në hapësirë.

LEXO TE PLOTE