LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formohet qeveria e re në Itali/ Kryeministri i ri Mario Dragi prezanton nesër kabinetin

12 Shkurt 2021, 20:44, Kosova & Bota CNA
Formohet qeveria e re në Itali/ Kryeministri i ri Mario Dragi prezanton

Kryeministri i ri i Italisë, Mario Dragi, ka zbuluar mbrëmjen e sotme kabinetin e ri të qeverisë së tij.

Mësohet se qeveria e re ka gjetur dakordësim në presidencë dhe kabineti do të betohen nesër para Kreut të Shtetit fqinj Sergio Matarella.

Në qeverinë teknike u mbajtën larg patitë politike, ndërsa kujtojmë se Italia ishte pa një qeveri pas rrëzimit të asaj së Giuzepe Contes.

Qeevria u rrëzua për shkak se aleati i Contes Mateo Renzi u tërhoq nga koalicioni dhe kryeministri u akuzua për keqmenaxhim të krizës ekonomike në vend.

Lista e ministrave:

Ministri i Brendshëm : Luciana Lamorgese

Ministri i Ekonomisë : Daniele Franco

Ministri i Jashtëm : Luigi Di Maio

Ministri i Shëndetësisë : Roberto Speranza

Ministri i Drejtësisë : Marta Cartabia

Ministri i Punës : Andrea Orlando

Ministri i Mbrojtjes : Lorenzo Guerini

Ministri i Kulturës : Dario Franceschini

Ministri i Universitetit : Cristina Messa

Ministri i Zhvillimit Ekonomik : Giancarlo Giorgetti

Ministri i Infrastrukturës : Enrico Giovannini

Ministri i Administratës Publike : Renato Brunetta

Ministri i Tranzicionit Dixhital : Vittorio Colao

Ministri i Tranzicionit Mjedisor : Roberto Cingolani

Ministri i Punëve Rajonale : Mara Carfagna

Ministri i Çështjeve Evropiane : Antonio Tajani

Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin : Federico D’Incà/ CNA.al

Lajmet e fundit nga