Connect with Us

“Do jap kontributin modest për ndryshimin politik”/ Demiraj rikthehet në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Aktualitet

“Do jap kontributin modest për ndryshimin politik”/ Demiraj rikthehet në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

“Do jap kontributin modest për ndryshimin politik”/ Demiraj rikthehet në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është rikthyer në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e tij demokratike të votës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Demiraj shkruan se ndryshimi i madh do të vijë vetëm përmes votës së lirë dhetë ndershme, duke theksuar se ndërgjegjësimi i qytetarëve do të arrijë të rrëzojë këtë qeveri që sipas tij në tetë vjet vetëm është tallur.

Ish ministri i Brendshëm thekson më tej se në 25 prill do të jetë fundi i qeverisë së Edi Ramës i cili duhet të japë llogari për çdo qindarkë gjatë këtyre viteve në pushtet.

“Të nderuar miq!

Sapo arrita në Shqipëri.

Si mijëra Shqiptarë përfaqësues të diasporës edhe unë përfundimisht u ktheva në Shqipëri që ti bashkohem kontributit modest për ndryshimin e madh politik, rrotacionin historik me votë të lirë të pushtetit në Shqipëri.

Ndryshimin do ta realizojmë së bashku me vendosmëri për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke punuar çdo ditë, me të gjitha fuqitë tona, me miqtë, shokët, rininë dhe bashkëpunëtorët për të ndërgjegjësuar shqiptarët se vota e lirë dhe fuqia e sovranit do ta pushojë përfundimisht nga puna Edi Ramën dhe enturazhin e tij politik.

LEXO EDHE:  A do të zhvillohet mbledhja e radhës në Mitrovicën veriore?/ Rama: S'mund të provokojmë...

Shqiptarëve përpara se t’ju kërkojë mandatin e tretë, Edi Rama dhe shpura e tij duhet të japë llogari për çdo qindarkë dhe sekondë të 8 viteve të tij në pushtet.

Sovrani kësaj rradhe nuk do t’i japë mundësinë atij për t’u tallur më tej me trafikantët, kriminelët, timonin dhe tepsitë e tij elektorale.

Këtë mashtrues serial, sovrani do ta rrëzojë nga pushteti me përbuzje dhe me votë referendare në datën 25 Prill 2021.

Përpara për fitoren e mirëpritur.

No place like home.

Stay safe.

Keep face mask on & respect social distancing”, shkruan Demiraj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha

Publikuar

-

Nga

Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.

65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.

Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.

LEXO EDHE:  Serbia do të ketë të dhënat e shqiptarëve/ Zbardhet marrëveshja Vuçiç – Rama

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e vendore/ Patozi: Fitoi Shqipëria



Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë.

Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.

Anketa e muajit Shtator tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve./ Euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfshihet nga flakët shtëpia e Kokalarëve në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Banesa dykatëshe e fisit të Kokalarëve ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Shtëpia ndodhet në lagjen Manalat dhe nga sa raportohet në të nuk banonte askush.



Nuk dihet ende se si është përfshirë në flakë dhe nëse ka qenë zjarr i qëllimshëm apo aksidental./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk është pjesë e takimeve të “Foltores”/ Topalli: Berisha më kërkoi ndjesë, por nuk kërkon ndihmën e askujt

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD.

E ftuar në emisionin “Debat”, Topalli ka deklaruar se edhe pse nuk ka qenë e pranishme krah liderit historik të PD, Sali Berisha, qëndrimet e saj kanë qenë me të.



Ajo ka theksuar se Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt, pasi ai i ka dalë në ballë vetë situatës.

“Qëndrimet e mia ishin aty. Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE