LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buzëqesh Edi Reja, rikthehet Klaus Gjasula

12 Shkurt 2021, 09:45, Sport CNA
Buzëqesh Edi Reja, rikthehet Klaus Gjasula

Klaus Gjasula duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e fundit dhe është rikthyer në stërvitje me Hamburgun. Mesfushori tashmë do të marrë ngarkesënbe duhur, për të rigjetur sërish formën dhe për të qenë kështu në dispozicion të plotë për ekipin gjerman. Ka qenë vetë Gjasula që nëpërmjet rrjeteve sociale ka deklaruar rikhimin në stërvitje.

Ndërkohë, ky është një lajm shumë pozitiv edhe për kombëtaren e trajnerin Edi Reja, duke qenë se mesfushori shihet si një nga titullarët e padiskutueshëm të italianit.

Në muajin mars, Shqipëria do të ketë impenjime të rëndësishme siç janë dy ndeshjet për kualifikueset e Botërorit të Katarit, ndaj Andorrës në transfertë dhe më pas ndaj Anglisë në shtëpi. Kështu, prezenca e Gjasulës do të ishte një ndihmë më shumë për të besuarit e Rejës të cilët do të kërkojnë ta nisin fushatën eliminatore në mënyrën e duhur.

Lajmet e fundit nga