LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Botërori lë me pasoja Bayernin, humbet yllin e ekipit për ndeshjet e Championsit

12 Shkurt 2021, 11:19, Sport CNA
Botërori lë me pasoja Bayernin, humbet yllin e ekipit për

Bajern Mynih ia doli në mbrëmjen e djeshme të shpallet kampion i Botës për Klube teksa mposhti në finale meksikanët e Tigres, me rezultatin minimal 1-0 falë një goli të Pavard. Por, mbrëmja nuk pati vetëm festë për bavarezët, të cilët janë dëshpëruar për dëmtimin e Serxhe Gnjabri.

Fantazisti u detyrua të dilte para kohe nga fusha në pjesën e dytë duke qenë se ndjeu një problem muskulor. Së fundmi, është konfirmuar një tërheqje në kofshën e djathtë për lojtarin e kombëtares gjermane.

Koha e rikuperimit nuk është e konfirmuar nga një datë fikse, por me shumë mundësi Gnjabri ka humbur takimin e parë kundër Lacios në Champions më datë 23 shkurt. Kujtojmë se për këtë sfidë është në dyshim edhe Tomas Myler, i cili ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Lajmet e fundit nga