LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Yuri Kim telefonon Arben Krajën

12 Shkurt 2021, 15:08, Aktualitet CNA
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Yuri Kim telefonon Arben Krajën

Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se e ka falenderuar Krajën për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës. Ajo thotë se me arrestimet e fundit të SPAK reforma në drejtësi po jep rezultate.

“Operacionbi i une takova Arben Krajën 1 vit  më parë (foto më poshtë). Unë e thirra atë sot për të shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate tani. Le të vazhdojmë të ecim së bashku – hap pas hapi”, shkruan ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga