Premier Liga
Ançeloti tregon pse festoi golin duke i fryrë çajit

Karlo Ançeloti ka dhuruar një nga momentet më të çuditshme të këtij sezoni futbollistik me festimin e tij pas shënimit të golit të 5-4 të Evertonit ndaj Totenhemit.
Kur Bernard shënoi atë gol që siguroi kalimin në turin tjetër të Kupës FA, Ançeloti u shfaq teksa po frynte çajin që mbante në dorë, duke mos iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës,
Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku duke qeshur ka shpjeguar se pse kishte qenë aq serioz në ato momente.
“Unë po pija çaj, pasi po ngrija dhe pas 90 minutash nuk isha më në gjendje të flisja, pasi ishte shumë ftohtë”, tha duke buzëqeshur Ançeloti. “I kërkova që të më sillnin një filxhan çaji dhe kur Bernard shënoi, unë nuk festova për dy arsye.
Po pija çaj posi po ngrihesha. Kur ai shënoi nuk mund të festoja se kisha çajin në dorë. Kisha filxhanin në dorë dhe pastaj nuk e dija nëse do të lejohej si gol, pasi po kontrollohej me VAR.
Isha i qetë për këto arsye, por fillimisht se ishte shumë ftohtë”, tha Ançeloti para gazetarëve duke shpjeguar momentin komik.
"I was drinking a tea because I was freezing!"
"When Bernard scored, I couldn't celebrate because I had the tea in my hand!" 🤣
Carlo Ancelotti talks through the iconic moment that followed Everton's midweek winner…
📹 @Everton pic.twitter.com/bHPgtJYYgT
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 12, 2021