LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të plasin çelozët/ Lulin do e votojnë edhe kinezët

11 Shkurt 2021, 17:39, Satire Politike CNA
Të plasin çelozët/ Lulin do e votojnë edhe kinezët

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Lulzim Bashën nuk mund ta votojë gruaja, nuk e voton djali i xhaxhait por do e votojnë vllezërit dhe motrat kinezë.

Sipas një lajmi të dhënë sot nga zyra e propagandës të Lulit, vajza shqiptaro-kineze Tina Dang ka deklaruar votën e saj për Lulzim Bashën.

Nuk e dime, ky është amanet që nga koha e miqësisë shqiptaro ?kineze, kur shoku Mao dhe shoku Enver u lidhën si dy vëllezër, apo ka lindur një dashuri e re nga kinezët për Lulzim Bashën ekskluzivisht.

Shpresojmë që Luli me premtimet e tij të edhe zgjidhjen globale të virusit kinez që ka bërë botën lëmsh.

Lulzim Basha njihet për afeksionet e tij ndaj kinezëve. Dikur premtoi investime të mëdha kineze në Tiranë, por kuptohet, si gjithmonë gënjeu.

Mësohet se pasi vajza kineze Tina Dang deklaroi se do votoj PD-në në Tiranë ka reaguar edhe i riu korean Sum Qim Mo.

Ai deklaroi se ka mbetur i befasuar nga puna e Opozitës në Elbason …..dhe do votoj patjetër për të!!/CNA.al

Lajmet e fundit nga