La Liga
Te Barcelona nuk i donin, Suarez dhe Rakitic i kthehen në makth katalanasve

Efekti “Karma” mund të shpjegohet më së miri tek situata aktuale e Barcelonës. Në mbrëmjen e djeshme, Ivan Rakitiç shënoi golin e dytë ndaj ish-skuadrës së tij, duke ia bërë mjaft të vështirë kualifikimin për në finale, për ta dërguar me një këmbë jashtë Kupës.
Kroati u largua këtë verë nga katalanasit pasi kishte luajtur për 6 sezone me radhë. Trajneri i ri i Barcelonës, Koeman e cilësoi lojtarin si jo të denjë për të mbuluar repartin e mesfushës dhe për këtë arsye kërkoi transferimin e tij.
Por nuk mbaron me kaq. Një lojtar tjetër që u largua si “dështak” nga klubi legjendar është edhe Luis Suarez.
Teksa drejtuesit e Barcelonës e cilësonin sulmuesin uruguajanin si një “mall i skaduar”, ky i fundit i ka treguar se sa gabim kanë qenë. 34 vjeçari ka shënuar 16 gola me Atletiko Madridin këtë sezon, duke mbajtur dhe kryesimin e golashënuesve të La Ligës.
Golat e tij kanë qenë mjaft vendimtarë për ekipin e drejtuar nga Simeone, që mban vendin e parë të pa shqetësuar në tabelën e përgjithshme.
Lajme të Rekomanduara:

Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer...

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)
Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim...