Connect with Us

Prokurorja e SPAK-ut përfshihet në skandal?/ Zbardhen shkeljet e Enkeleda Millonait

Aktualitet

Prokurorja e SPAK-ut përfshihet në skandal?/ Zbardhen shkeljet e Enkeleda Millonait

Publikuar

-

Bashkëshorti i ish gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara ka paditur prokuroren e SPAK Enkeleda Millonai, duke i radhitur të gjitha shkeljet ligjore që ajo ka kryer, që nga fshehja e përgjimeve deri tek mënyra se si i ka nisur hetimet.

Përveç gjyqtarit Olsi Xhavella, në përgjime rezulton të ketë dalë edhe Drejtori i Burgut të Drenovës Altin Gusho. Nga përgjimet e datës 24.07.2020, Nejtoni (Bali) i thotë nënës së tij se “Drejtori e ka lënë të takohet në darkë me gjyqtarin”.

“Pse nuk është vëzhguar Drejtori i Burgut Drenovë Altin Gusho me datën 24.07.2020, sikurse rezulton nga përgjimi?

Në deklarimet e tij Drejtori pranon se e njeh Gjyqtaren Etleva Temo dhe vetë kjo gjyqtare në deklarimet e saj thotë se Drejtorin e Burgut të Drenovës Altin Gusho, e ka patur shok klase (të dy këta janë nga Pogradeci). Drejtori i Burgut Drenovë është takuar dhe ka ngrënë drekë në Boboshticë me shtetasin Dodë Duka (ish kolegun e tij), i cili rezulton se i ka ndërhyrë për çështjen e Orjon Balit. Në këtë drekë rezulton se ka qenë i pranishëm shtetasi Nejton Bali (vëllai të arrestuarit Orjon Bali), ”, citohet në padinë e Arben Carës.

Sipas Carës, prokurorja mbi bazën e këtyre fakteve duhej të mbante të njëjtin standart siç ka bërë me personat e tjerë, të dispononte me autorizim për vëzhgimin dhe vendim për përgjimin e bisedave të tij (për Altin Gushon).Prokurorja në këtë rast është mjaftuar vetëm me pyetjen e shtetasit Altin Gusho dhe pohimet e tij i merr të mirëqena.

Kush urdhëroi hetimet?

Rezulton se hetimi i kësaj çështje dhe referimi për të marrë si përson nën hetim Gjyqtaren Mimoza Margjeka është bërë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo nga Oficerët profesionistë të Prokurorisë.

Pas gjyqtares Margjeka, zbutet masa e sigurisë edhe për bashkëshortin e saj

“Përse Prokurorja Enkeleda Millonai, ka zbatuar pikë për pikë orjentimet dhe sugjerimet e Oficerit të Policisë së Shtetit. A është kjo një ndërhyrje e ekzekutivit nëpërmjet Policisë së Shtetit, për hakmarrje ndaj Gjyqtares Mimoza Margjeka, për vendimin e dhënë nga ana e saj për Bashkinë e Durrësit? Kërkoj të hetohet nga ana juaj ky fakt”, thuhet në padinë e Carës.

Shkeljet ligjore të prokuroes së SPAK-ut

Oficeri i Policisë Gjyqësore Maksim Bejkaj i autorizuar nga Prokurorja Enkeleda Millonai ka marrë në dorëzim nga Prokurorja Dorina Bejko me datën 31 gusht, 2020 aktet e procedimit penal nr 185, të vitit 2020, proçedim i cili po hetohej nga Prokurorja e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pogradec, Dorina Bejko.

LEXO EDHE:  Si e lufton krimin dhe drogën, “kapter” Lleshaj

Siç citohet në shkresën e datës 05.08.2020 të Sektorit të Përgjimeve dhe komunikimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, përgjimi i datës 07.07.2020, datë 08.07.2020 dhe datë 09.07.2020 është bërë në bazë vendimit të lejimit të përgjimit nr. 101 datë 30.06.2020, vendimit datë 08.07.2020 të Prokurores Dorina Bejko dhe vendimit nr. 119 date 09.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Pogradec në funksion të procedimit penal nr. 185/2020.

Këto akte përgjimesh janë tërhequr dorazi nga Sektori i Përgjimeve dhe komunikimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme me datën 05.08.2020 nga ana e Prokurores Dorina Bejko, me anë të shkresë së saj të po kësaj date.

Regjistrimi i proçedimit penal nr 186, i vitit 2020 nga ana e Prokurores Enkeleda Millonai është bërë në kundërshtim me ligjin procedurial, pa patur më parë aktet në të cilat bazohet ky procedim. Marrja e mëvonshme e akteve nuk mund të justifikojë paligjshmërinë e veprimeve proçeduriale të cilat janë të pavlefshme.

Ky procedim penal nuk është regjistruar mbi bazën e akteve të dërguara nga Prokurorja e çështjes 185/2020 Dorina Bejko, e cila në mbështetje të neneve 83 dhe 84 të K.Pr. Penale do të shpallte moskompetencën e saj dhe ti dërgonte aktet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion si Prokurori kompetente. Kjo është e vetmja rrugë ligjore që duhet të ndiqej për të rregjistruar një proçedim tjetër.

Ky regjistrim i paligjshëm i procedimit penal nr 186, të vitit 2020 ka bërë të mundur që në kundërshtim me ligjin të hetohet nga dy prokurori njëkohësisht për të njëjtën çështje, si nga Prokurorja Dorina Bejko e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pogradec ashtu edhe nga Prokurorja Enkeleda Millonai, Prokurore e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Prokurorja Enkeleda Millonai jo vetëm që nuk ka hetuar mbi veprimtarinë e paligjshme të Oficerit të Policisë Gjyqësore Maksim Bejkaj, por në kundërshtim ne nenet 24, 290 dhe 291, ka bërë të mundur regjistrimin e proçedimit penal në mënyrë të paligjshme vetëm mbi bazën e një akti të vetëm të Oficerit të Policisë Gjyqësore Maksim Bejkaj atë të “Informacionit për referimin e veprës penale Prokurorit”, pa asnjë dokument tjetër që mbështet këtë informacion dhe rezultatet e tij.

Ndër të tjera në padi Arben Cara përfshin edhe trasnkripte që sjellin të kundërtën e asaj çfarë pretendon prokurorja Millonai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Publikuar

-

Nga

Chris Gadi i bashkohet Egnatias. Mesfushori 29 vjeçar ka  gjetur marrëveshjen me klubin dhe do jetë në dispozicion të ekipit qysh nesër. Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Marseille, apo Lok.Plovid. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe eksperiencën me Charleroi. Karrierës së tij i shtohen edhe Etar dhe Spartak Pleven. Egnatia synon që të sigurojë qëndrimin në elitë.

LEXO EDHE:  Video-Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Sa duhet të paguash për të pasur një varr

LEXO EDHE:  Ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit telefonon Klodiana Lalën/ "I shokuar nga akuzat e SPAK, s’kam lidhje me drogën"



“Welcome Chris GADI ! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia ! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym. Charleroi etj . Nesër futbullisti i bashkohet ekipit . KF Egnatia” – shkruan klubi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur në luftë/ Kosova ende pa përparim

LEXO EDHE:  Skandali në Rinas/ Peleshi: Puna jonë vijon me vigjilencë të plotë!

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE